Opozitarizmi i shëmtuar i PDK-së dhe dualizmi i LDK-së!

Opinione

Opozitarizmi i shëmtuar i PDK-së dhe dualizmi i LDK-së!

Florim Zeqa Nga Florim Zeqa Më 15 janar 2022 Në ora: 18:22
Kuvendi i Kosovës

Nga momentin i ri-shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, respektivisht nga fillimet njohjes ndërkombëtare të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, e në veçanti pas njohjes nga shumica e shteteve të botës, bashkësia ndërkombëtare është dashur t’i kërkojë Serbisë heqjen nga Kushtetuta e saj të preambules e cila e përcakton Kosovën pjesë integrale të saj.

Ndryshimi i “Status Quos” politike, imperativ i ngutshëm kohor

Por, edhe pse kaluan 14 vite nga njohja ndërkombëtare e shetit tonë, Serbia jo vetëm që vazhdon të mbajë Kosovën në kushtetutën e saj, e trajton gjithnjë si pjesë të saj përmes terminologjisë së stërvjetruar kishtare “Kosovo i Metohija”.

Kjo çasje agresive e Serbisë ndaj Kosovës, jo vetëm që nuk u bë asnjëherë pengesë për një pjesë të konsiderueshme të bashkësisë ndërkombëtare, në mënyrë të tërthortë u mbështet duke e mos e penguar Serbinë gjenocidiale, duke e ndihmuar në mënyrë të veçantë në arritjen e synimeve territoriale ndaj Kosovës përmes dialogut të Brukselit, me premtimin për formimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive, apo thënë më troç, në ndihmën për krijimin e një mini-shteti serb brenda Kosovës së vogël.

Rezoluta e minutave të fundit në mbështetje të ‘Qeverisë Kurti’

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës e datës 15 Janar 2022, për miratimin e Rezolutës që e kundërshton mbajtjen e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë, i nxori në shesh përseri kundërthënjet mes forcave politik dhe inatet personale në veçanti.

Bojkotimi i seances së Kuvendit nga partia më e madhe opozitare (PDK) ishte një ogur i keq i funksionimit të parlamentarizmit kosovarë.

Mosprezencën e PDK-së në seancën e Kuvendit nuk duhet kuptuar si veprim pro mbajtjes së së refendumit serb në Kosovë, por si veprim inatçor kundër Albin Kurtit dhe qeverisjes së tij.

Një sjellje e këtillë e PDK-së, çfarë nuk jemi mësuar ta shohim këtyre viteve të fundit, e shpërfaqi opozitarizmin e shëmtuar të PDK-së.

Një parti shtetformuese siq e konsideron veten PDK-ja, kur është në pyetje interesi i shtetit në asnjë rrethanë nuk është dashur të bie pre e inateve personale, ndërskamcave dhe ambicieve politike për pushtet.

Prezenca e LDK-së në Kuvend, përveq konstruktivitetit politik si subjekt politik shtetformues dhe shtetndërtues e shpërfaqi edhe dualizmin e veprimeve të lidershipit aktual, Lumir Abdixhiku. Nga deklarimet e tij vërehet qartë se zoti Abdixhiku nuk është ai që vendos për dhe në emër të LDK-së!

Janë dy fraksionet e figurave që i shkaktuan ndarjen më të madhe dhe përçarjen më të thellë LDK-së nga themelimi e deri më sot (Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani), ato që vendosin për pozicionimin e LDK-së në Kuvend.

Mbase ky fragmentizmim do ta përcjellë LDK-në deri në kuvendin e rregullt zgjedhor, nga i cili, do të dizajnohet çartë e ardhmja e saj në skenën politike kosovare.

Kur jemi tek partitë opozitare në parlament, duhet vlerësuar kontributin e AAK-së së vogël në të mirën e shtetit pa i anashkaluar ambiciet e mëdha që ëndërron për pushtetin e humbur.

Ja hunin ja tirqit

Kur vendi ndodhet në momente kritike siq është tani në raport me Serbinë e cila po e gëzon mbështetjen ndërkombëtarëve në realizimin e aspiratave territoriale ndaj shtetit të Kosovës, përveq pozicionimit të çartë politik duhen edhe veprime të guximshme të drejtuesve shtetërorë.

Bashkësia ndërkombëtare i çmon më shumë dhe i respekton më tepër ata që janë të vendosur në rrugën dhe idealin e tyre e jo ata që hamenden kah t’ia mbajnë.

Kosova nga paslufta e deri më sot asnjëherë nuk ka qenë në situatë më kritike. Vërtetë ndodhemi para situatës që të zgjedhim në mes të mundshmes dhe të dëshiuarës, apo siq na e mëson ajo thënja e moçme popullore “Ja hunin ja tirqit”! Prandaj shumë shpejtë Qeveria e Kosovës duhet të zgjedhë njërën nga dy opsionet përfundimtare që do t’i servohen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat