Abstentoi për referendumin serb, kërkohet largimi i Driton Selmanajt nga LDK-ja dhe Kuvendi

Opinione

Abstentoi për referendumin serb, kërkohet largimi i Driton Selmanajt nga LDK-ja dhe Kuvendi

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 16 janar 2022 Në ora: 16:07
Kuvendi i Kosovës

Seanca e parlamentit të Kosovës dt.15 janar 2022, identifikoi një produkt të panevojshëm për Kosovën.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, në këtë seancë të Parlamentit të Kosovës iu bashkua Listës serbe, për t'i mos thënë jo referendimit të shtetit të Serbisë në shtetin e Kosovës.

LDK-së, i duhet shumë punë dhe reforma për t'i larguar nga radhët e saj ata deputetë,të cilët nuk ia duan të mirën Kosovës, kur vendoset për fatin e sovranitetit të Kosovës ose e ngritin gishtin kundër opo edhe abstenojnë për të mos e mbrojtur sovranitetin e Kosovës.

Deputetët e Kosovës duhet ta dinë se veprimet e tyre në Parlament përcillen me shumë përkushtim dhe interesim nga populli i Kosovës, për të gjithë ata deputetë të cilët veprojnë në kundërshtim me sovranitetin e Kosovës dhe lirinë e popullit të Kosovës, si  rasti i deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, dyert e parlamentit i mbyllen përfundimisht nga populli - qytetarët e Kosovës.

Për fatin e keq, në Kosovë ka subjekte politike, të cilat ia këthejnë shpinën Kosovës kur më se shumti i duhet ndihma e tyre, këtë në mënyrën më të qartë e ka pasqyruar seanca e fundit e parlamentit të Kosovës.

Qytetarët e Kosovës nuk duhet të harrojnë, kurdo që të mbahen zgjedhjet në nivel vendi, që asnjëherë partive të tilla mos t'ua besojnë fatet e tyre dhe fatet e Kosovës, duke u distancuar përfundimisht nga qëndrimet e tyre anti-shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat