Angela Merkel e meriton që një rrugë, shesh apo institucion në Prishtinë ta mbajë emrin e saj

Opinione

Angela Merkel e meriton që një rrugë, shesh apo institucion në Prishtinë ta mbajë emrin e saj

Nga: Rexhep TORTE Më: 16 janar 2022 Në ora: 20:45
Autori

Angela Merkel është dhe mbetet mike besnike e dëshmuar e Kosovës dhe e mbarë shqiptarëve.

Angela Merkel, i tha stop dhe jo ndarja e Kosovës Donald Turmpit- ish presidentit të SHBA-ve, i tha stop dhe jo ndarja e Kosovës John Boltonit, i tha stop dhe jo ndarja e Kosovës Mathew Palmerit,- dhëndërrit të Beogradit, i tha stop dhe jo ndarja e Kosovës, Richad Grenelit emisarit teveqelit, i tha stop dhe jo ndarja e Kosovës, kriminelit Alkesandër Vuçiq.

Angela Merkel u tha stop dhe jo ndarja e Kosovës, Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Avdullah Hotit, Edi Ramës-proserbit të dëshmuar dhe Vlora Çitakut.

Angela Merkel- ish kancelarja e Gjermanisë i dëshmoi Kosovës, tërë shqiptarëve dhe tërë botës demokratike për besnikerinë e saj ndaj të drejtës dhe të vërtetës për Kosovën edhe në ditët më të vështira.

Angela Merkel këtyre tradhtarëve dhe hileqarëve ndaj Kosovës në momentin e fundit ua mori gërshërët nga dora, që i kishin përgatitur për ta copëtuar Kosovën në favor të Serbisë kriminale.

Angela Merkel mbetet shembull i tipareve të larta të moralit dhe të karakterit të lartë njerëzor, që duhet t’i ketë një udhëheqës shteti në mbështetje të lirisë, paqes dhe demokracisë.

Angela Merkel i tregoi mbarë botës demokratike e paqe-dashëse se si duhet të mbrohet liria, e drejta dhe e vërteta për Kosovën.

Angela Merkel, ia dha leksioinin e duhur edhe Vlora Çitakut-ish diplomates së Kosovës, se si është dashur të duhet dhe të mbrohet Kosova nga keqbërësit dhe thurrësit e planeve ogurzeza për copëtimin e Kosovës.

Të rikujtojmë se në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 28 tetor 2021, në rubrikën Opinione, patëm rastin ta lexojmë tekstin e Prof. Dr. Enver Bytyqi, e studjuesit, analistit tonë të shkëlqyer, lidhur me çështjet ndërkombëtare, evropiane dhe mbarë shqiptare me titull, “Sabina Çudiq dëshmoi! Tani e ka radhën Vlora Çitaku të rrëfehet!”

Prof. Dr. Enver Bytyqi, në këtë tekst të tij informon se Sabina Çudiq, politikanja nga Bosnja dhe Hercegovina ka zbuluar se çka ka ndodhur në vitet 2018-2020 lidhur me planet për ndarjen e Kosovës.

Mathew Palmer- i dërguari i SHBA-ve në kohën e presidentit Donald Trump, për Ballkanin Perëndimor dhe për Evro Azi, gjatë një konference në Nju Jork, në prill të vitit 2019 i ka thënë z. Sabina Çudiq, se, “Ndarja e Kosovës ka marrë fund. Palët kanë rënë dakord. Po presim një moment të përshtatshëm për ta nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë si ngjarje historike”.

Vlora Çitaku, ish ambasadore e Kosovës në SHBA, me këtë rast i është drejtuar Sabina Çudiqit me fjalët, “Çka po ndërhyn ty në marrëveshjen që Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë”?

Sabina Çudiq i është përgjigjur, “ Sepse me këtë rast ndikimet për Bosnjën dhe Hercegovinën do të ishin të pashmangshme, madje edhe për Ballkanin”!

Sabina Çudiq, thotë se me Vlora Çitakun kishin rënë dakord që të takohen të nesërmen në Këshillin për Siguri të SHBA-ve, por që Vlora Çitaku këtë takim e kishte anuluar në minutën e fundit.

Sipas Prof. Dr. Enver Bytyqi, ky anulim i takimit, është bërë për shkak të bisedës një ditë më parë me Mathew Palmerin.

Kjo na jep të kuptojmë shkruan prof. Dr. enver Bytyqi se, “ Vlora Çitaku- ish ambasadore e Kosovës në SHBA, ka bashkëpunuar me autorët që punonin për shkëmbim territoresh, ndryshime kufijsh dhe për ndarjen e Kosovës.

Prof. Dr. Enver Bytyqi, gjithashtu thotë se, “Opinioni publik ka nevojë për disa spjegime më të gjëra e më të sakta, të cilat duhet t’i jep Vlora Çitaku, si vijon:

Deri në çfarë mase ka qenë e involvuar Vlora Çitaku në përpjekjen për ndarjen e Kosovës?

A ishte si pjesë e mekanizmit të lobimit proserb për këtë ndarje ?

Pse ajo ishte dakord që marrëveshja KosovëSerbi të përfundonte me ndarje kufijsh?

Pse e mbështeti këtë ide?

Çfarë roli i kishte caktuar asaj Hashim Thaçi për të realizuar tjetërsimin e territorit të Kosovës?

Cilat janë bisedat , rekomandimet, premtimet dhe angazhimet e saj para Hashim Thaçirish-presidentit të Kosovës në funksion të realizimit të idesë së Serbisë së madhe?

Çfarë ishte planifikuar në takimin në KS të SHBAve dhe pse dështoi pjesëmarrja e përfaqësueses së Bosnjë dhe Hercegovinës në këtë takim, nëse është bërë?

Çfarë loje tjetër është bërë në marginat diplomatike për të realizuar një marrëveshje me humbje tërritoresh me Serbinë?!”

Prof. Dr. Enver Bytyqi, në vazhdim shkruan se, “Ne e kemi ditur ose parashikuar, madje ndonjëherë e kemi thënë se lidhjet e Vlora Çitakut me Hashim Thaçin janë të rrezikshme për Kosovën.

Të gjitha këto pyetje dhe enigma rrjedhin natyrshëm pas kësaj dëshmie të Sabina Çudiq.

Shpjegimet i shërbejnë opinionit publik për të mësur se me cilët politikanë ballafaqohen ata.

Me “Vlorën patriotike dhe të guximshme“ në mbledhjet e KS të OKB-së për Kosovën, apo me Vlorën e intrigave në prapaskenë për tjetërsimin në favor të Serbisë të territorit të Kosovës?!

Me Vlorën që në opinion publik shqiptar ka fituar pikë pozitive, pavarësisht flirteve politike të dëmshme me Thaçin, apo me Vlorën e vërtetë në shërbim të Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Hashim Thaçit?!”, shkruan në fund Prof. Dr. Enver Bytyqi.

Qeveria e Kosovës, Presidenca e Kosovës dhe Parlamenti i Kosovës pa humbur kohë duhet që një rrugë, një shesh apo një institucion ta emërtojnë me menrin Angela Merkel, si shenjë mirënjohjeje për besnikërinë e palëkundur të saj ndaj Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat