Në Kontekst të kundërshtimit të mbajtjës së referendumit të Serbisë në Kosovë

Opinione

Në Kontekst të kundërshtimit të mbajtjës së referendumit të Serbisë në Kosovë

Nga: Adem Bytyqi Më: 17 janar 2022 Në ora: 07:52
Adem Bytyqi

Tahir Berisha nga fshati Berishë ishte një figurë gjeniale poliendrike.

Në një rast në një ndejë e pytën  Agja Tahir, përse i ka Serbia sërbët në Kosovë, kur dihet se Serbia është atëdheu i tyre ... 

Po iu trgoj tha Tahir Berisha për ata që kanë tru dhe kuptojnë, vesh e dëgjojnë dhe sy e shofin.

Serbia, serbët në Kosovë i ka për ta trubulluar ujën, e vetë për t'i zënë peshqitë me gjakun dhe mishin e të cilëve është ushqyër historikisht .

Serbia edhe aktualisht, jo që serbët në Kosovë nuk kanë të drejta, sepse ata kanë të drejta edhe më shumë se serbët në shtetin e tyre në Serbi, por serbët në Kosovë i duhen Serbisë si mjet propogande për ta shantazhuar shtetin e Kosovës në sytë e ndërkombëtarëve, duke gënjyer kinse atyre iu mohohen të drejtatë nacionale nga shteti i Kosovës.

Edhe me rastin e mbajtjes së referendumit të shtetit të Serbisë në shtetin e Kosovës, lidhur me ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe në kundërshtim me Karten Evropiane për të drejtatë e minoritetëve  që jetojnë jashtë shtetëve amë në shtete fqinjë u orvat që të bind Bashkësinë Evropiane kinse në Kosovë, serbëve atje po iu mohohet e drejta për të dalur në referendum për të votuar për ndryshimet kushtetuese të një shteti tjetër në Serbi.

Ani pse as një shtet në Evropë dhe botë,  dhe as vetë shteti Serbisë nuk e lejon një Referendum siç po e kërkon Serbia të orgonizohet dhe të mbahet për serbët e Kosovës, pasi Qeveria e Kosovës e neotralizojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë, Serbia kërcënon se do të nxisë konflikte në Kosovë, duke i përdorë serbët e Kosovës si instrument për realizimin e një konflikti të tillë kundër Kosovës dhe bashkējetësës së serbëve të Kosovës me shumicën shqipëtare dhe minoritët tjera nacionale në Kosovë.

Pas dështimit të shtetit të Serbisë për të majtur një Referendum të pa ligjshëm në shtetin e Kosovës, Serbia nuk do të ndalët me kaq, këcërcnon për nxitje të luftës në Kosovë, duke shpresuar se kështu nuk do të ndalet derisa të bindet se nuk do të mund të ta ndajë Kosovën, përkatësisht ta formojë në Kosovë një Republikë serbe si ajo në Bosnje..

Tani e tutje, Kosova duhet të sillët si shtet në raport me Sebinë, dhe të gjitha sjelljet e Serbisë  në kundërshtim me rendin Kushtetues të Kosovës kërkohet t'i kundërshtojê me forcë, natyrisht edhe duke i kordinuar aktivitët e saj me BE-në, dhe SHBA-në.

Politika aktuale e Kosovës duhet të jetë në gjendje për ta bindur Bashkësin Evropiane dhe atë ndërkombëtare se  nuk janë serbët ata që nuk duan të integrohen në shtetin e Kosovës, por është Serbia ajo që i josh duke  manipuluar me ta për tu mos integruar në shtetin dhe shoqërinë Kosovare, duke ëndërruar se një ditë do të arrijë për ta formuar Serbinë e madhe, duke ia bashkangjitur Serbisë aktuale Republikën serbe të Bosnjës dhe një pjesë të teritorit të Kosovës .

Se a do ta arrijë Serbia ta realizojë këtë doktrinë fashiste (Serbinë e madhe), në dëm të teritorëve të popujve fqinjë, kjo do të varet sese do të jetë në gjendje Bashkësia Evropiane dhe ajo ndërkombëtare për t'i bërë trysni Serbisë që mos të guxojë të përdorë forcën për t'i ndryshuar kufinjtë me dhunë në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat