Albini nuk është Hashimi, s`ka referendum të Serbisë në Kosovë!

Opinione

Albini nuk është Hashimi, s`ka referendum të Serbisë në Kosovë!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 17 janar 2022 Në ora: 18:05
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Serbia po vazhdon me avazin e vjetër, ka krijuar shprehi që të hyjë dhe të dalë në Kosovë si “në bahçe të babës”. Por jo, tani kanë ndryshuar gjërat, nuk janë si më parë. Këtë gjë, duket se akoma nuk e ka kuptuar Serbia, e cila po bëri presion tek vendet tjera që të bëjnë presion tek qeveria e Kurtit për të lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë më 16 janar. Si rrjedhojë edhe shtetet e QUINT-it kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës lejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë në përputhje me praktikën e mëhershme, ku misioni i OSBE-së merret me grumbullimin e votave.

Me lejimin e referendumit të një shteti tjetër do të cenohej integriteti i vendit tonë. 

Pavarësisht se një gjë të tillë, pra lejimin për mbajtjen e referendumit e kërkoi edhe Departamenti amerikan i shtetit, Kosova duhej të ishte e zonja e vetës. ShBA, jam thellësisht i bindur se janë mbrojtësit më të mëdhenj të pavarësisë dhe integriteti të vendit tonë, në këtë mënyrë e respektuan vendimin e qeverisë, presidencës dhe kuvendit për mos lejimin e referedumit të Serbisë në vendi tonë, jo për mendjemadhësi as për kapriço, vetëm për mbrojtjen e sovranitet të vendit tonë për të cilën ShBA si askush tjetër ka kontribuar.

E kuptoj shumë mirë arsyen pse SHBA mbështet vendet e QUINT-it, në të cilën është edhe vet prezente, kjo për mos të bërë hapa pas në vazhdimin e bisedimeve me Serbinë. Përtej të gjitha arsyeve logjike, mbi të gjitha është sovraniteti i vendit tonë për të cilën janë betuar këta që kanë marr përgjegjësi për të udhëhequr me vendin tonë. Për më tepër lejimi i mbajtjes së referendumit të Serbisë nuk do ishte vetëm simbolike, por pjesë e një skenari serbo-rus për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës, për ta bërë pavarësinë nul.

Këtë gjë nuk duhet ta lejojnë as autoritet e vendit tonë, as miqtë tanë, me Serbinë që është llastuar nga ish politikanët servilë, tanimë kjo gjë kanë ndryshuar. Serbia duhet të mësohet të shoh Kosovën si shtet, në fillim s`do e kapërdijë kollaj, me kalimin e kohës do mësohet, është llastuar keq për 20 vjet, tanimë gjërat kanë ndryshuar. Serbia këtë gjë do e mësojë herët apo vonë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat