Kur “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” zbarkoi në SHBA së bashku me autorin Virgjil Kule

Opinione

Kur “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” zbarkoi në SHBA së bashku me autorin Virgjil Kule

Nga: Agim Vuniqi Më: 18 janar 2022 Në ora: 10:50
Kuvendi i Lezhës e njohur si "Besëlidhja e Lezhës" e udhëhequr nga Skënderbeu

Cërrr, cërrr dëgjohej zilja e akorduar në tonalitet klasik në receptorin tim, dëgjohet edhe një herë dhe ndalet, nuk arrij ta kap receptorin, më vonë dëgjoj zë-mesazhin, dëgjoj zërin kumbues të Ndue Ftonit; si çdo herë, çdo thirrje e tij është zë tubimi, zë takimi dhe zë miqësie, i një shqiptari trup shkurtër, zemërmadh, i lëvizshëm, në lëvizjet e të cilit ka plotë energji të pashterur. Atë nuk e sheh asnjëherë ulur, ai qëndron në këmbë dhe respekton njerëzit përreth me fjalë shumë miqësore. Ai bënë vepra të mira solidariteti, çdo herë mysafirët i falënderon me fjalë të zgjedhura duke iu dëshiruar mirëseardhje; edhepse të mirat vijnë prej tij dhe xhepit të tij, të thellë, sikurse t'ishte buxhet popullor në të cilin kanë qasje të vazhdueshme shqiptarët në komunitetin e Michiganit. Ai jep dhe të falënderon për ardhje-shkuarje, sigurisht e qëlloni me të parën kush është ai, e kush tjetër përveç Ndue Ftonit, i cili aranzhon darka miqësie, falas, jep donacione për shkrimtarë, për televizionet lokale, ai ndihmon në Shqipëri dhe kudo tjetër, buxheti i tij është i pashtershëm, është tamam filantrop...

Nuk është hera parë që na bashkon z. Ftoni, ai i ftoi të gjithë mërgimtarët në organizimin më të madh manifestiv gjithëkombëtar, 100 vjeçar, që do të mbahet në mend gjatë, si një datë e regjistruar në historikun e datave më të rëndësishme të kalendarit historik të shqiptarëve, kudo në botë, po ashtu edhe mërgimtarëve të Michiganit, ndoshta edhe në SHBA, veçanërisht. Të tubuar afër 1500 burra, gra e fëmijë, ndër ta mbi 100 zyrtarë amerikanë, atë natë madhështore të 28 Nëntorit 2012 në "The Imperial House", pronë e Ndue Ftonit, valonte flamuri shqiptar dhe amerikan, folësit "bark-plotë" të fryrë nga ushqimet e shumta të përgatitura enkas për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, atij i ishte bashkangjitur një kompani shqiptare e specializuar për prodhimin e ëmbëlsirave, buzëqeshur dhe faqebardhë dëshmonin për kohën dhe rifreskonin kujtimet për ata burra, të cilët ndërtuan shtetin e parë shqiptar, më vonë ndërkombëtarisht të pranuar dhe anëtar fuqiplotë me të gjitha të drejtat në Lidhjen e Kombeve, dhe pastaj në OKB. Pra, i njëjti flamur që valon i lirë në ndërtesën shumëkatëshe të OKB-së valonte edhe në sallën e rregulluar me shije në "The Imperial House", çdo tavolinë kishte të ngulitur nga një flamur në miniaturë, ishte një takim-ngjarje ku fëmijët e lindur në Amerikë dhe të tjerët pjesëmarrës mësonin për historinë e dhimbshme dhe të shkëlqyer shqiptare të të gjitha trevave, do ta rikujtojnë dhe nuk do ta harrojnë, ata atë natë frymonin me mushkëri të hapura shqip, thithnin nektarin e shqiptarizmës, të brumosur thellë në mbamendjen e tyre dhe të gjithë pjesëmarrësve prezent. Që nga ajo natë ai bëri ftesa të tilla më të ngushta, edhe disa herë, në të shumtën e rasteve publiku është i informuar përmes fotove dhe video reportazheve në portalin tashmë të njohur ëëë.albdreams.net.

A kishte të veçantë tubimi i fundit që mblodhi mbi 70 burra e gra, të të gjitha trevave dhe të gjitha konfesioneve fetare, e veçanta mbresëlënëse e kësaj mbrëmjeje ishte takimi me autorin e librit për Skënderbeun me mbititull, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të cilin autori Virgjil Kule e kishte titulluar me titull sfidues "Kryqtari i fundit" ... njëjtë si ai " The last of Mohicans" (Mohikani i fundit), që flet për një ngjarje të vitit 1757 e shkruar më (1826) është një roman historik i shkruar nga James Fenimore Cooper. Ky është libri i dytë i "Leatherstocking mit pentalogy" Miti për lëkurë-çorapët (është një seri e romaneve nga shkrimtari amerikan James Fenimore Cooper, secili shfaq heroin kryesor Natty Bumppo, i njohur nga kolonët evropianë si "Leatherstocking ," "Pathfinder ", dhe " The Trapper " dhe nga amerikanët vendas si "Deerslayer," La Longue Carabine" dhe "Haëkeye") dhe më i njohuri "The Pathfinder", e ka botuar 14 vjet më vonë në 1840, si vazhdim i pesë romaneve të botuara.

Historia është vendosur në 1757, gjatë Luftës franceze dhe indiane (Lufta që zgjati shtatë vjet), kur Franca dhe Britania e Madhe luftuan për kontrollin e Amerikës së Veriut. Gjatë kësaj lufte, francezët vareshin nga aleatët e tyre, amerikanet nativ (amë) për t'i ndihmuar në luftën kundër kolonëve më të shumtë britanikë në zonat kufitare, verilindje. Romani ishte një nga më të njohurit në gjuhën angleze në kohën e vet, edhe pse kritikët kishin identifikuar defekte narrative. Gjatësia e tij dhe stili formal, prozë, kanë kufizuar apelin e tij për lexuesit e mëvonshëm, por "The last of Mihicans" mbetet i lexuar gjerësisht si pjesë e letërsisë Amerikane nga shumë amerikane. Ajo ka qenë e përshtatur disa herë për filma, filma televiziv dhe animacione.

Ajo që e bënë të dallueshëm veprën e autorit të "Kryqtarit të fundit" dhe të "Mohikanit të fundit" është se shqiptarët përballuan të gjitha luftërat me qëllim të grabitjes së tokave dhe nënshtrimit të tyre: kundër romakëve, bizantinëve, Venedikut, osmanlinjve, duke u përballur edhe me trysnitë e konvertimeve të dhunshme, që nga viti 734, si ortodoks, pastaj si katolikë e myslimanë. Shtrirja më e fuqishme e shqiptarëve ndodhi gjatë Balshajve, respektivisht Gjergj Balshaj I, në atë kohë shqiptarët kishin shtrirjen më të madhe, pesë herë më e madhe se Shqipëria e 1912. Ç'ndodhi më vonë, autori Kule konsideron se vazhdimi i autoktonisë shqiptare ka ndodhur falë diplomacisë së heroit kombëtarë Skënderbeut, i cili reflektonte civilizim dhe ishte pjesë e koalicionit euro-perëndimor, që fatkeqësisht qendrat e aristokracive nuk ditën ta çmonin deri vonë.

Përkundruall kohës së shkrimit të Cooper, shumë njerëz besonin se amerikanët vendas janë zhdukur, dhe në fund të fundit do të asimilohen ose dështojnë për të mbijetuar, sidomos në Lindje, numri i tyre kishte vazhduar të bjerë. Në të njëjtën kohë, autori ishte i interesuar për periudhën e kufirit të tranzicionit, kur shumë kolonistë ishin të rritur nën presionin mbi amerikanët vendas.

Autori Kule ka vendosur shumë ngjarje dhe luftëra të armatosura dhe në tavolinën diplomatike të shekullit XIV, kur Kastriotët kaluan në katolicizëm më 1407, dy vjet para lindjes së Skënderbeut, ishte kohë e mobilizimit, ngase shumë familje fisnikësh ishin konvertuar në katolicizëm, më herët, gjatë shekullit të XII, nën influencën e venecianëve. Kuvendi ligjvënës i Lezhës më 1432 ishte vendi ku janë marrë vendime të rëndësishme për kohën, të cilat iu kanë qëndruar dhëmbit të kohës deri në ditët e sotme.

Virgjil Kule, sigurisht ka mundur për t'ua bërë qefin lexuesve të konfesionit mysliman, mund ta emëronte si "Myslimani i parë", apo fëmiu i lindur në shtratin e ritit ortodoks, por ai ka perceptuar mjeshtërisht diplomacinë Skenderbegiane me të sotmen, dhe nevojën e shqiptarëve si atëherë edhe sot të jenë si bashkëngjitje natyrale e aleancës veri-perëndimore, e cila i futi shqiptarët nën ombrellë në kohën e duhur, si shtysë e presidentit Bush, duke rreshtuar Shqipërinë si anëtare me të drejta të plota në NATO, dhe duke ia mundësuar Kosovës pavarësinë më 17 shkurt 2008 në fjalët e fuqishme premtuese "Enough is enough".

Shpesh historia është rrëfyese e ngjarjeve me kokëfortësi, konstaton se pas shkollimit dhe edukimit të Skënderbeut si mysliman, kishte gradën Iskender që ia dhanë osmanlinjtë në perandorinë e së cilës ishin rreshtuar shumë shqiptarë me grada, të cilët edhe luftuan njëri tjetrin. Sigurisht që Skënderbeu njohuritë ushtarake i kishte përvetësuar në gjuhën turke dhe në fuqinë më të madhe pesëshekullore të Perandorisë Osmane, e cila kishte mbajtur pushtetin aq gjatë duke qenë fleksibile dhe duke rekrutuar ushtarë, duke dhënë ofiqe dhe grada në vendet që kishte okupuar. Pra, ai u dërgua në Shqipëri si ushtarak osmanli, i pajisur me dije dhe strategji ushtarake në qendrat e rekrutimit të fuqisë më të madhe ushtarake për kohën, me qëllime të caktuara gjeostrategjike. Gjergj Kastrioti Skënderbeu si njëri ndër katër djemtë e Ivanit-Gjonit-Hamzës dhe pesë çupave të tij, lindi në kohën e kthesave më të mëdha historike, gojëdhënat flasin se nënës së tij Vojsavës para lindjes së trimit me fletë, i ishte dëftuar në ëndërr, si drangua, njeri me mbifuqi, i cili tuboi të gjithë burrat-princat e principatave shqiptare.

Kryqtari i fundit si e quan autori i librit heroin kombëtarë, kishte bërë këtë titull sfidues me shumë diplomaci, njëjtë sikurse përshkruan rrugën diplomatike të Skënderbeut, e kishte bërë ashtu për të lënë hapësirë, që nga mesjeta, për vazhdimësinë historike në ndërtimin e kombit të ri politik në arenën ndërkombëtare, atë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Nga të dhënat historike të biografisë familjare të Kastriotëve emri i Gjergjit "senior", gjyshit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut përmendet si pjesëmarrës i "Betejës së Kosovës" 1389, si prijës shqiptar në kuadër të koalicionit të krishterë të udhëhequr nga Car Llazari. Ndryshe nga ajo që shpjegojnë historianët serb, Gjergji, gjyshi i Skënderbeut kishte përpiluar strategjinë e sulmit natën, për të zënë në befasi forcat turke, por ky plan ushtarak u hodh poshtë me pretekst se shumë turq do të tërhiqen dhe do t'i ikin ndëshkimit, por ndodhi e kundërta koalicioni i krishterë sulmoi forcat e osmanlinjve në mesditë dhe u thye keqas ushtarakisht.

Në këtë darkë që asocionte më shumë si darkë bashkimi, flitej për mesjetën dhe të sotmen, meqë bëhej fjalë për njërën ndër figurat më të fuqishme dhe prominente të shqiptarëve, Skënderbeun, i cili trasoi rrugën e shteformësisë së shqiptarëve, sigurisht që figura e tij pretendohet të zhvatet edhe për qëllime të caktuara politike deri në ditët e sotme nga shumë autorë, duke i dhënë herë here ngjyrë fetare, pastaj ndërrim etnie etj., për ti vënë në ballafaqim Perandorinë Romake, Veneciane, Bizantine, Perandorinë Osmane, duke dashur të përvetësojnë burimin e shtetësisë së shqiptarëve, nga i cili u inspirua edhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari.

Folësit e kësaj mbrëmjeje folnin jo vetëm për librin, por edhe hamendjet e ndryshme të intelektualëve sot, atyre vendor dhe ndërkombëtarë, duke përmendur përveç të tjerëve edhe historianin zviceran Oliver Schmit. Mysafirët pjesëmarrës qenë nderuar edhe me firmosjen e librit për vijuesit e asaj ngjarje kulturore, e mbajtur në "The Imperial House".

Ajo që binte në sy ishte se mbrëmja ishte emancipuese, me një pjesëmarrje të konsiderueshme të grave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat