Ata që me 15 Janar ikën nga parlamenti e ju bashkëngjiten Listës Serbe, u regjistruan në historinë e re të Kosovës si tradhtar dhe të pa besë, ata kanë emra.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ose siç e quajmë ne Rugovistët “Tupangjia i Prizrenit” në seancë të Parlamentit të Kosovës iu bashkua Listës serbe, dhe partisë si motër të Listës, PDK-së!

Këtyre tugjarve ju bashkëngjiten edhe shumë analistë, gazetarë, deputetë e tradhtar, që e ndjenin veten në një vi me Beogradin, Vuçiqin, Hashimin, Putinin dhe Kristaqin.
Këta nuk ishin vetëm, por me vete kishin Isën, Luten, Gimo Mu(st)-aqin Dullë Rrushagjin si dhe shumë argat të tyre, si lloji i Dritonit dritë pastë, Stanishiqi i Serbisë, dhe Llaveshi i Dukagjinit Berat Buzhala, apo siç po e quanin qytetarët e Klinës jakagjoli i Dukagjinit!
Kjo u pa haptazi se Serbia kishte brenda institucioneve të Kosovës pos Listës Serbe edhe parti shqiptare, aq ma keq partia e luftëtarëve të UÇK-s na doli të jetë vasale e Shumadisë!
Me këtë u pa se Beogradi deri më sot ka qenë gjithmonë këmbëkryq në Parlamentin e Kosovës duke qeverisur së bashku me Vuçiqin, dhe duke nënshkruar marrëveshje të dëmshme ku e kanë sjellur Kosovën buzë shpërbërjes!
Ata që ikën nga parlamenti e ju bashkëngjiten Listës Serbe, kanë emra, e që u regjistruan në historinë e re të Kosovës si tradhtar dhe të pa besë.
Të gjithë ata deputetë të cilët veprojnë në kundërshtim me kushtetutën e vendit dhe me sovranitetin e Kosovës, dyert e parlamentit duhet ti mbyllen përfundimisht nga qytetarët e saj!
I gjithë populli të majtë dhe të djathtë përfundimisht duhet të distancohen nga qëndrimet e tyre antishqiptare dhe anti-shtet.
Të dalin nga Kuvendi pse Qeveria e ndalon mbajtjen e referendumit Serbisë në Kosovë dhe nuk e lë Serbin ta shkelë sovranitetin e Kosovës, dhe t’ia kthejnë shpinën atdheut aq lehtë, kjo nuk falet, nuk harrohet dhe as nuk tolerohet.
