Shumë kujtime me pak fjalë për një nxënës - luftëtar i devotshëm i lirisë!

Opinione

Shumë kujtime me pak fjalë për një nxënës - luftëtar i devotshëm i lirisë!

Nga: Adem Bytyqi Më: 18 janar 2022 Në ora: 13:34
Adem Bytyqi

Lavdi Ukë Bytyçit!

E donte Kosovën me shpirt, prandaj edhe nuk ia këthej shpinën në qastët më të rënda të historisë t'saj.

Kosovës nuk i doli zot vetëm me pend dhe aktivitete politike , por për t'i dalur zot Kosovës dhe popullatës shqiptare të Kosovës,  kur Kosova po granatohej gjithëandej  dhe popullata civile shqipëtare po masakrohej  në mënyrë makabre  nga ushtria fashiste e Serbisë, Ukë Bytyçi ,e rroki pushkën dhe iu bashkuar UÇK-së, për ta luftuar armikun.

Ukë Bytyçi, ishte dora e djathtë dhe bashkëveprimtar i pa ndashëm i Dr.Ibrahim Rugavës, për çlirimin e Kosovës nga okupimi gjakatar dhe sundimi shovinist i popullatës shqipëtare nga  shteti serb.

Edhe pse arriti t'i shpëtonte vdekjês në luftë , pas çlirimit nuk ia doli ta gëzonte lirinë dhe ta ndihmonte ndërtimin e vendit , të cilit i kishte dalë zot me pushkë në luftë, sepse me njëherë pas lufte e humbi jetën në rrethana shumë tragjike , të cilat nuk do të mund t'i imagjinonte as kush në  venatë e të cilit rrjedh gjak shqipëtari.

Qoftë i pa harrur kujtimi për Ukë Bytyçin, këtij luftetari të denjë të lirisë ,jeta dhe vepra  e t'cilit  për çlirimin e atëdheut gjitmonë do të mbetët në memorjen e kombit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat