Elvis Naço, tregoju shqiptarëve se ku mbetën 9 milionë euro për ndërtimin e Durrësit?

Opinione

Elvis Naço, tregoju shqiptarëve se ku mbetën 9 milionë euro për ndërtimin e Durrësit?

Nga: Skender Karaçica Më: 18 janar 2022 Në ora: 18:18
Autori

Para dy vjetësh, tërmeti e pati dëmtuar qytetin antik shqiptar Durrësin me rrethinë. Për të përballuar gjendjen e rëndë, shqiparët në tërë hapësirën etnike si dhe nga diaspora nëpër botë, u bënë një zë i fuqishëm i dorës së ndihmës matriale për ndërtimin e qytetit dhe të kthimit të jetës normale.

Në këtë nismë humanitare për qytetin e Durrësit, është lakuar emri i Imam Elvis Naço, që, sipas të dhënave të shtypit dhe të komisionit shtetërorë(Edi Rama dhe Tirana zyrtare), është thënë se nga të gjitha anët po vijnë ndihmat shqiptare dhe nga diaspora nëpër botë.Dhe, për të ndihmuar në (ri)ndërtimin e këtij qyteti të antik shqiptar janë akorduar miliona euro e dollar, kur është përmednur angazhimi i Imam Elvis Naço dhe (fondi i tij humanitar)i njohur për të gjithë shqiptarët në Ballkan.

Sipas të dhënave të komisionit shtetëror në kabinetin qeveritar (Edi Rama)në Tiranë, është thënë se në fondin humanitar të Imam Elvis Naço, janë akorduar ndihmat nga shqiptarët dhe diaspora dhe (burimet)të njohura veçse për Elvis Naço, në shumën prej 9 milionë euro(!).

Ndonëse tash po bëhen dy vjet nga koha e tërmetit dhe angazhimet e shtetit shqiptar për (ri)ndërtimin e qytetit antik shqiptar të Durrësit, është vënë në dyshim pse po heshtë Elvis Naço për 9 milionë euro të ndihmave në adresë të fondit të tij (humanitar), të paktën një informatë për llogoridhënie për të gjithë ata shqiptarë bamirës dhe të diasporës nëpër botë dhe (Amerikë)se ku shkuan dhe ku mbetën ndihmat në adresë të tij...?!

Përkitazi me fondin humanitar të Elvis Naço në aksionin shtetërorë për (ri)ndërtimin e qytetit antik të Durrësit me rrethinë pas termetit, do të ishte mirë që institucionet shtetërore(qeveria Edi Rama)të kërkoj llogoridhënie për 9 milionë euro, që u akorduan në fondin humanitar të Imam Elvis Naço dhe tash dy vjet, asnjë herë nuk ka dhënë të paktën një informatë zyrtare se ku janë dhe kah shkuan 9 milionë euro të ndihmave për Durrësin me rrethinë...?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat