“Për këtë gjendje të krijuar jo të mirë politike, dikush duhet dhënë llogari para popullit”

Opinione

“Për këtë gjendje të krijuar jo të mirë politike, dikush duhet dhënë llogari para popullit”

Nga: Skënder Mulliqi Më: 19 janar 2022 Në ora: 22:25
Skënder Mulliqi

Për gjithë këto vite më shumë na kaplojë frika për ekzistencë, e pa njohura për të ardhmën tonë që është paradoksale për këtë fillim shekull. Jeta që po e bëjnë shumica në Kosovë, ka marrë përmasa jo humane. Nëse e shikojmë përspektivën e njeriut të thjeshtë, kemi përceptime të ndyshme, por jo shumë të mira.

Për këtë gjendje të krijuar jo të mirë politike, ekonomike dhe sociale dikush duhet dhënë llogari para popullit! Njerëzit janë lodhur, se kanë humbur shpresat, janë të frikësuar për të ardhmën e tyre dhe të Kosovës.

Presionet pa njërzillëun, varfëria, pasurimet e paligjshme, të gjitha këto bëjnë që më skepticizëm të shikohet e ardhmja e Kosovës. Sikur njerëzve nuk po ju intereson më se çka po zhvillohet, dhe se çfarë pasojash mund të krtë nga ky mos interesim i tyre! Sikur po harrojmë viktimat e fundit të luftës çlirimtare.

Ata nuk u flijuan për këtë gjendje hiç të mirë. Ata kanë vdekur nga plumbat e armikut që ne të ndërtojmë shtet si duhet, të ndërtojmë shtet ku janë të lumtur të gjithë, e jo vetëm një pakicë pushtetare. Do të duhej të hulumtojmë për mundësi të reja që t’i heqim retë e zeza si një mur bjeshke për të ndërtuar të ardhmën tonë këtu, e jo për të ikur ku na shohin sytë dhe na mbërrin këmbët.

Ky synim nuk është i pa arritshëm nëse të gjithë angazhohen me seriozitet të madh. Shumë është shpenzuar energji negative. Është koha e energjive pozitive që duke i analizuar gabimet e shumta nga e kaluara e pushteteve despotike dhe tiranike të ndërtojmë të ardhme më të lumtur.

Mjaftë më me gjendje të abnormalitetit! Kemi forca të reja dhe të shëndosha të cilat edhe mund të bëjnë kthesa pozitive për qytytarët dhe për Kosovën….!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat