Nuk kemi politika zhvillimore dhe as politika demografike ?!

Opinione

Nuk kemi politika zhvillimore dhe as politika demografike ?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 20 janar 2022 Në ora: 09:36
Skënder Mulliqi

Në Kosovë në vend që të merremi me politika dhe politikanë të mençur, më shumë po bëjmë politikë! Dhe, shtrohet pyetja, kush është këtu fajtori! Natyrisht se shumica do ta bëjnë fajtorë pushtetet, të cilët janë fajtor për të gjitha. Ata që ishin për 22 vite në pushtet, nuk kanë mundësi të prishin më shumë, dhe as të ndreqin ama bash asgjë! Dhe, në të dyja anët, pushtetet duhet të japin përgjëgjësi. Mos të ishte sado kudo ky populli, gjendja do ishte edhe më e keqe! Pasojat e kësaj gjendje nuk po i paguajnë ata që edhe i shkaktuan gjitha këto të liga, por po i paguan populli!

Shumë gjatë na sunduan konglomerati i neokomunisteve! Kaluan 50 vite që i patëm komunistët mbi kokë, dhe që 22 vite të tranzicionit me neokomunistet në pushtet! Dhe, për një periudhë shumë të gjatë po ballafaqohemi më probleme të luftës dhe probleme të paqes. Dhe, deri më tash sikur nuk patëm kah t’ia mbajmë, zgjodhëm në mes të të lodhurve të politikës edhe pushtetet. Janë sikur gota e cila mbetet për gjysmë me ujë ose e shterruar. Ky është shembull se shumë pak kemi shkuar përpara! Kemi mbetur diku ndërmjet socializmit dhe kapitalizmit liberal modern. Një shpresë që të dalim nga krizat ku jemi kandisur është pushtetit i ri, i cili duhet të ketë vizione te reja politike, se vetëm kështu mund të ecim përpara krah vendeve të civilizuara të Evropës. Me struktura të reja dhe bashkohore edhe mund të besohet, se do të bëhet mirë në Kosovë.

Shteti nuk ndërtohet kur secili i mëshon sipas tekeve të veta! Kur askush nuk e shikon interesin e shtetit dhe te kombit, nuk ka se si të bëhet mirë vetevetiu. Shumë pak ka pasur interesim për rregullim të gjendjes shoqërore dhe politike ne vend. Nga politikat e deritashme shumë jemi zvogëluar si komb.

Shumë po ikin, dhe shumë ka rënë nataliteti. Problemi i Kosovës është se nuk kemi politika zhvillimore, nuk kemi as politika të programuara demokrafike! Duhet bërë një redifinim të ri strategjik, për të gjitha pyetjet e parashtruara, se vetëm kështu mund të presim të ndodhin gjëra të mira për qytetarët dhe për Kosovën. Na duhet gjithashtu një statistikë e re, për të shikuar gjendjen faktike në terren, se si dhe ku kemi mbetur me popullatë …!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat