PS dhe Edi, njësoj si etërit e tyre krahpërkrah me Milladinin, Titon dhe Rankoviqin

Opinione

PS dhe Edi, njësoj si etërit e tyre krahpërkrah me Milladinin, Titon dhe Rankoviqin

Nga: Halil Geci Më: 20 janar 2022 Në ora: 10:36
Vuçiqi me Aleksander Sorosin, dhe po ashtu edhe Edi Rama

Liqeni i qelbur politik i shqiptarëve duhet ta kanalizoj derdhjen e qelbësirave që të zbrazet e të mos helmoj e kundërmoj më tej pastërtinë e rinisë dhe të atdheut tonë.

Ec e bjeri në fije këtyre qelbësirave politike, këtyre mbeturinave borgjeze që vezën e bëjnë në Rusi e Turqi e kokorisen për Shqipëri.

Si ka mundesi që të jenë kaq të pa cipë institucionet e derisotme shqiptare kur natë e ditë e bëjnë punën e djallit, punojnë për Mini-Shengenin Ballkanik, tentojnë ta rehatojnë interesin sllavë, në kurrizin e tokave dhe të detit shqiptarë, duke hedhur në tavolinë çështjen e ndarjes së Kosovës, lobojnë për ndarjen e saj, e mbulojnë shtatoren e Gjergj Kastriotit, dhe e largojnë flamurin kombëtar nga shtatorja e tij, për t’mos ua pa sulltani i ri Erdogani.

A kaq lirë shitet Shqipëria, ku për pak miliona investime nga sulltani lejojnë ta nëpërkëmbin historinë e larë me gjakun e shqiptarëve, pikërisht nga krajlitë dhe sulltanët.

Si nuk e kuptuat ju shqiptarët e Shqipërisë se ky Sulltani Erdogan vetë e caktoi ditën e përurimit të 500 apartmaneve dhe të xhamisë në sheshin Skënderbej, mu në përvjetorin e lindjes të Skënderbeut, për tua nënçmuar dhe pjer.... ditëën dhe datën e vetme historike që e kanë shqiptarët prej se jetojnë mbi këtë dhe, ditëlindjen e Skënderbeut.

Amerikë tregona kush na qenka në këtë mes proamerikan, e kush antiamerikan, Partia Socialiste dhe Edi Kristaqi, njësoj si etërit e tyre që shkonin krah për krah me Milladinin, Titon dhe Rankoviqin e që sot Kristaqi shkon krah për krah me Vuçiqin, Hashimin dhe Zajevin të gjithë së bashku lobojnë për interesin sllavë dhe Open Ballkanin, duke tentuar ta ndajnë edhe Kosovën dhe duke afruar afër vetes këshilltar e ministra të shitur si Baton Jhaxhiu e Genc Llazaroviqi, për ta shfajësuar veten Kristaqi kinse njerëzit e Kosovës po e shesin atdheun e ai nuk qenka në dijeni.

Ka harruar Kristaqi se projekti i ndarjes ka qenë i hartuar në Beograd nga Sorosi dhe marrëveshjen për ndarje me projektin e Sorosit, Kristaqi e ka filluar në Nishë se bashku me Vuçiqin dhe në marrëveshje me polarin e Brojes,me qellimin e vetem për ti mbushur thaset me miliarda si dhe për ta shpëtuar bythën e polarit nga gjykata speciale që vetë e ka miratuar.

Kristaqi dhe disa nga socialistët e partisë së punës, kanë marrë mësim nga e kaluara, ngase etërit e tyre e kanë mbajtur pushtetin dhe karriget e tyre me mbështetjen e Beogradit dhe Athinës, duke ju falur toka shqiptare vetëm e vetëm të mos i largojnë nga pushteti, njësoj siç po bëjnë edhe këta të sotmiit Kristaqi me argatët e tij…!

Amerikë tregona de neve si popull i thjeshtë, nuk po e kuptojmë qart e mirë se cilët na qenkan proamerikanët dhe antiamerikanët në Shqipëri dhe Kosovë: a Kristaqi me Partinë Socialiste, si dhe Hashimi me Partinë Demokratike, që vezën e bënin në Beograd e kokorisjet në Prishtinë e Tiranë.

A Berisha që kundërshton ndarjen e Kosovës dhe denoncon me emra ndarësit e saj, dhe i thotë Amerikës ti mundesh të më denoncosh, por unë dhe demokratët jemi miqtë dhe aleatët më pro amerikan nē botë, duke i denoncuar Kristaqin, Thaçin dhe argatët e tyre si argatët e Brogradit e të Moskës!

Gjithashtu Amerikë në Kosovë tregona kush janë Antiamerikanët dhe pro amerikanët.

A më proamerikan janë ata që po e mbrojnë projektin tanë Kosovën për mos-ndarje, apo ata që po lobojnë për ndarjen e Kosovës, ata që dje ikën nga Kuvendi së bashku me Listën e Beogradit vetëm e vetëm pse institucionet e Kosovës, nuk e lejuan Beogradin të mbajë referendumin në Kosovë.

Amerikë na e ke humbur hymtyrylymin (rrugën në oborrë) tregona kush janë antiamerikanët apo edhe ty Amerikë ashtu si edhe neve shqiptarët ta kanë humbur hymtyrylymin njësoj, neve si qytetar të vegjël si jemi, nuk po mundemi me ju ra në fije këtyre batakqinjve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat