Bota çfarë (nuk) e njohin të gjithë...

Opinione

Bota çfarë (nuk) e njohin të gjithë...

Nga: Agron Shabani Më: 20 janar 2022 Në ora: 17:02
Agron Shabani

Për të njohur dhe kuptuar më mirë politikën së bashku me zhvillimet, proceset dhe fenomenet e botërore ose ndërkombëtare, në radhë të parë duhet njohur dhe kuptuar filozofinë së bashku me shkencat ose disiplinat tjera si: Ontologjia ose Metafizika-të cilat i studiojnë dhe analizojnë bazat ose themelet e ndryshme shpirtërore, materiale, njerëzore, natyrore dhe mbinatyrore të realitetit të përgjithshëm.

Metafizika si shkencë ose disiplinë e posaçme e filozofisë, për herë të parë do bëhet e njohur në shekullin e parë (I) -para epokës së re.

Aristoteli, metafizikën ose disiplinën e parë shkencore ose metodologjike mbi realitetin e përgjithshëm ekskursivë dhe diskursivë, do e quante si filozofi të parë elementare ose teologji.

Ndërkaq, mendimtari ose filozofi i shquar gjerman, Kristian Volf (Christian Wolf) do e veçoi ose cilësoi ontologjinë si metafizikë të përgjithshme nga të gjitha metafizikat tjera siç janë psikologjia, religjioni, kosmologjia, mondalogjia etj.

Se këndejmi, qenia ose materia janë mbiquajtur ose paramenduar si baza ose themele kryesore të qenies, materies, krijesës, ekzistencës dhe realitetit të përgjithshëm.

Pa i harruar këtu edhe idetë e Platonit, qenien ose krijesën e Aristotelit, shpirtin dhe materien e Dekartit, frymë ose ekzistencën absolute të Hegelit, fenomenologjinë e shpirtit dhe natyrës të Husserlit, dëshirën e pashuar për fuqi ose pushtet të Niçës, kantizmin, ekzistencializmin etj.

Epistemologjia ose teoria e njohjes: Epistemologjia ose Gneseologjia e ka kuptimin e idesë ose teorisë së njohjes së gjithëmbarëshme të tërë asaj që është ashtu siç është. Duke i nënkuptuar këtu edhe ligjet, proceset dhe fenomenet e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore. Si njeri prej themeluesve ose arkitektëve të parë ose kryesorë të epistemologjisë ose gnoseologjisë, konsiderohet Gjon Loku (John Lock) -filozofi i njohur anglez. Termi ose nocioni i epistemologjisë ose gnoseologjisë e kanë origjinën e tyre etimologjike nga greqishtja e vjetër "gnosis" dhe "episteme" ( njohuri ose dituri).

Logjika ose disiplina e njohur shkencore ose filozofike mbi njohuritë ose dituritë themelore ose elementare, të termëve, nocioneve, ideve, teorive, formulimeve, koncepteve, mendimeve, gjykimeve, veprimeve, reagimeve dhe vendimeve të logjikshme ose racionale etj.

Aristoteli njihet si themelues i logjistikës (deduktive), ndërsa Frënsis Bekoni i logjikës (induktive).

Etika, apo filozofia e moralit të përgjithshëm njerëzorë ose qytetar. Kontributin më të rëndësishëm ose kryesorë në fushën e gjithmbarshme të etikës e kanë dhënë Sokrati, Platoni, Aristoteli, Immanuel Kanti, John Stuart Milli etj.

Aty i kemi edhe filozofinë e politikës ose filozofinë politike, politikën filozofike, aksiologjinë (shkencën ose disiplinën e vlerave, parimeve, virtyteve, premisave ose postulimeve të njohura shkencore ose humaniste etj.), estetikën (disiplinën mbi të bukurën, artistiken ose stilistikën etj.), antropologjinë (shkencën ose disiplinën e njohur filozofike mbi studimin e njeriut, natyrës, origjinës dhe karakterit njerëzorë), politologjinë dhe shkencat ose disiplinat tjera shoqërore ose humaniste.

Ndërkohë që drejtimet ose orientimet e njohura metafizike ose ontologjike, parasë gjithash janë të ndërlidhura ose ndërlidhura me aksionin (reaksionin) ose interaksionin e njohur social, ose antropologjiko-epistemologjik ose antropologjiko-gneseologjik etj. Duke i veçuar këtu në mënyrë studiuese ose kontemplativo-analitike edhe monizmin, dualizmin dhe pluralizmin së bashku me idealizmin, materializmin, ekzistencializmin, spirtualizmin, sensualizmin, semantizmin, religjionizmin (klerikalizmin), skepticizmin, dadaizmin, semantizmin, dogmatizmin, empirizmin, racionalizmin, iracionalizmin, fiksionalizmin, intuicionizmin, misticizmin, voluntarizmin, volonterizmin, nihilizmin, hedonizmin, oportunizmin, konformizmin, realizmin, surealizmin, liberalizmin, neoliberalizmin, kriticizmin, neokantizmin, biehorvinizmin dhe kështu me radhë.

Me fjalë tjera, kjo do thotë se e tërë etika, politika, politologjia, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të jepet mbi këtë ekskurs diskursiv.

Në vazhdim....

Siç dihet, vlerat, parimet, resurset ose burimet kryesore të cilat i ushqejnë mendjen, zemrën dhe shpirtin e qytetërimit perëndimore, janë kultura dhe civilizimi i njohur ( antik) greko-romak, iluminizmi i madh evropian i shekujve 17, 18 dhe 19, dhe solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Thonë se deri në fillim të shekullit të kaluar (2O) : E ashtuquajtura historia e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare, akoma vazhdonte të shkruhej, skicohej, vizatohej dhe formulohej si të thuash në kuadrin e të të ashtuquajturit "qarkut të ngushtë" ose "rrethit viciozë" të fuqive të ndryshme imperiale, koloniale ose gjysmekolonialiste të kontinentit plak. Mbase me "thikat" dhe "gërshërët" e njohura imperiale ose kolonialiste të "kartografëve" ose "rrobaqepësve" të ndryshëm ushtarak dhe politik të "gjeografive të vogla" dhe "historive të mëdha" ose anasjelltas.

Në këtë vorbull, edhe imponimi dhe afirmimi i vazhdueshëm ose sistematik i të të ashtuquajturit "faktorit të forcës" ose fuqisë se njohur ushtarake dhe politike së bashku me tendencat e njohura dominonte dhe ekskluziviste të fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste për sundim, hegjemonizëm dhe dominm (ekspanzionizëm) të përgjithshëm shtetërorë, nacional, ushtarak, politik etj. Asokohe do iu shkonin për shtati " projekteve" dhe "planimetrive" të mësipërme cezariste, hegjemoniste dhe ekspansioniste të popujve dhe vendeve ose fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste në stadin me të lartë të imperializmit dhe kolonializmit të atëhershëm kontinental dhe interkontinental.

Ndërkaq, në muzgun ose "buzëmbrëmjen " e njohur të luftës së parë botërore, me tepër se dy të tretat ( 2 / 3 ) e vendëve dhe popujve të ndryshëm gjithandej globit, ndodheshin nën pushtimin (robërinë) dhe sundimin (tiraninë) e gjithmbarshme imperiale ose kolonialiste. Për të arrirë kështu gjer në fillimin e Luftës së Parë Botërore ( 1914-1918) dhe epilogun e saj përfundimtar dhe tepër tragjik për fatet e përgjithshme të njerëzve, popujve (kombeve) dhe shteteve të ndryshme gjithandej globit.

Gjatë Luftës së Parë Botërore e kishin gjetur vdekjen me tepër se 2O milion njerëz. Pa i harruar këtu edhe invalidët e luftës, të traumatizuarit, retarduarit si dhe viktimat e njohura në kuadrin e të ashtuquajturës "pandemisë" ose " epidemisë spanjolle" e cila do e dyfishonte numrin e përgjithshëm të viktimave të luftës së parë botërore.

Ndërkohë që edhe " Traktati i Versajës" me 1919, i ideuar dhe projektuar asokohe mbi idetë dhe konceptët e ndryshme borxheve dhe dominante-eksluziviste ( "urbi et orbi" ose "ultima ratio") të fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste, kishte ndodhur dhe ishte zhvilluar në një periudhe të fluidshme ( hektike) dhe tepër turbulente ose dramatike të përplasjeve, turbulencave dhe udhëkryqeve të ndryshme konceptuale dhe ideologjike të konceptëve dhe sistemeve të njohura rivale dhe antagoniste me njëri tjetren çfarë ishin pikërisht koncepti ose sistemi borxhez ose industrial dhe kapitalist i Perëndimit dhe i ashtuquajturi " koncepti" ose "sistemi revolucionar" ose komunopansllavist ( bolshevik) i Lindjes.

Në këtë " kontekst të suspektshëm" dhe tepër dubioz: Gjermanisë, Austrisë dhe aleatëve të tyre ushtarak ( luftarak) dhe politik, nga ana e shteteve ose fuqive të ndryshme të "Antantës së Madhe", në " Traktatin e Versajës" ( 1919), do iu diktohen dhe imponohen kushte, sanksione dhe reparacione të shumta dhe tepër të rënda në çështje dhe aspekte të ndryshme politike, ushtarake, materiale, teknike, historike, territoriale ose gjeografike etj. Duke iu konfiskuar asokohe Gjermanisë me tepër se 63 mijë kilometra katrore të territorit të saj etnik dhe historik, si dhe duke i lënë me tepër se 7 milion gjerman jashta trungut ( trupit) të njohur të shtetit të tyre ëmë dhe kështu me radhë. Austrisë- Tirolin e Jugut etj.

Thonë se vendimet ose diktatët e mësipërme të "Traktatit te Versajës", dikur me vonë do bëhen edhe shkaktarët apo faktorët (fajtoret) kryesor ose ambivalent të ardhjes në pushtet të Reichut të Tretë në Gjermani dhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Lufta e Dytë Botërore do mbahet mend si lufta ose konflikti me i madh, me i përgjakshëm dhe me shkatërrimtar në historinë e përgjithshme të luftërave ose konflikteve të ndryshme ushtarake ose luftarake në planetin ose globin tonë që nga antika e largët dhe deri me sot. Nëpër frontet ose fushëbetejat e ndryshme të Luftës së Dytë Botërore, atëbotë e kishin gjetur vdekjen me tepër se 55 milion njerëz. Ndërkohë që me tepër se 3O milion të tjerë do ngelin si invalid të përhershëm të luftës dhe kështu me radhë. Mos të flasim këtu mbi dëmet ose pasojat e shumta materiale, infrastrukturale, ekonomike, industriale dhe të tjera gjatë kohës së luftës!!!

Ndërkaq, nëpër etapat ose periudhat e njohura mes dy luftërave të mëdha botërore, do bëhen të shquara, konkrete, reale dhe tepër aktuale ose pragmatike edhe formulat, konceptet, teoritë dhe doktrinat e njohura si" New Deal" dhe "New Freedom" të presidentëve te atëhershëm amerikan, Vilson dhe Hover. Për t´u zëvendësuar ose trashëguar dikur me vonë me konceptet, doktrinat, idealet dhe vizionet e njohura globale ose universale si " Roll Back" , gjegjësisht, "paqja dhe siguria e detyruar me anë të forcës" dhe të ngjashme nga ana e presidentëve tjerë amerikan si Rousvelt, Truman, Eisenauer, Kenedy, Xhonson, Nikson, Regani, Bush dhe Klinton ..nëpër etapa ose periudha të ndryshme të pasluftës së dytë botërore, ish " luftës së ftohtë" dhe konfrontimeve të njohura bipolare ose blllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, luftës së Kosovës etj..

Në këtë sfond, dy luftërat e mëdha botërore së bashku me zhvillimet e përgjithshme në botën e pasluftërave të mësipërme botërore ose planetare, do e "zbulojnë" dhe konfirmojnë (njëherë e përgjithmonë) edhe rolin dhe pozitën e njohur epokale dhe historike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ( SHBA-s) si superfuqia me madhe politike, ushtarake, industriale dhe ekonomike e globit tone në çdo kohë dhe hapësirë.

E sidomos në kuptimin e mbrojtjes dhe garantimit të paqes dhe sigurisë globale në përgjithësi si dhe të mbrojtjes dhe garantimit të të drejtave dhe lirive të njohura shtetërore, nacionale, politike, fetare, kulturore, historike dhe të tjera të njerëzve, popujve (kombeve) dhe vendeve të ndryshme gjithandej globit në veçanti.

Se këndejmi, falë pikërisht rolit dhe kontributit të lartpërmendur (kolosal dhe tiantik) të SHBA-së: Shtetet dhe shoqëritë e ndryshme evropiane dhe me larg, nga i ashtuquajturi " stadi" ose niveli lokal i zhvillimit, koperimeve dhe bashkëpunimeve të ndryshme lokale, rajonale, ekskluziviste ose përjashtuese dhe proteksioniste, ishin ngritur dhe kishin përparuar në një "shoqëri të përbashkët" globale ose universale në kuptimin e përgjithshëm ushtarak, politik, tregtar, monetar, financiar, tregtar, ekonomik, industrial, teknologjik etj.

Ndërkaq, pas ngritjes dhe themelimit të të ashtuquajturit "Paktit të Brukseli" ose të "Beneluksit" me 1948, respektivisht, menjëherë pas aprovimit (miratimit) historik të "Doktrinës " ose " Rezolutës " së famshme të Arthur Wanderbergut: SHBA-së në stilin dhe cilësinë e njohur (epokale dhe historike) të superfuqisë me të madhe dhe kryesore të Perëndimit dhe tërë globit tonë tokësor; në bashkëpunim me vendet tjera mike dhe aleate, me 4 prill të vitit 1949, do e ngritin dhe themelojnë Paktin e Natos, të njohur botërisht si Aleanca Veriatlantike e Natos me seli në Bruksel. Duke i vënë në këtë kuadër edhe bazat ose themelet e përgjithshme dhe të përhershme të "shtëpisë së përbashkët euroatlantike" të popujve dhe shteteve të pavarura, të lira, sovrane, qytetare dhe demokratike.

Të gjitha këto së bashku si ideale, projekte, ide dhe vizione të njohura epokale dhe historike të shtetit dhe popullit ( kombit) të madh amerikan -përballë "projekteve" ,"doktrinave" , teorive" dhe "formulave" të ndryshme hegjemoniste, militare dhe ekspansioniste të ish BRSS-së dhe "Paktit të Varshavës" - menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. respektivisht, me qëllim të "rrethimit global" ( lexo :kontinental dhe interkontinental) të Rusisë ( ish BRSS-së), Kinës dhe ideologjisë se egër "revolucionare" ose komunopansllaviste në tërë globin. Duke i nënkuptuar këtu edhe paktet ose aleancat tjera politike, ushtarake, ekonomike, strategjike ose gjeopolitike gjithandej globit si "Rio Pakt", "Anzus Pakt", "Seato Pakt", "Cento Pakt" , "Bagdad Pakt", "Teheran Pakt" etj.

Për me tepër ndërkaq, në kuadër të "Planit Marëshall", SHBA-së me qëllim të rindërtimit ose rimëkëmbjes së gjithmbarshme shtetërore, nacionale, politike, financiare, industriale dhe ekonomike të Gjermanisë, Francës, Italisë, Austrisë, Spanjës, Portugalisë si dhe vendeve të tjera mike dhe aleate, asokohe do i investonin me tepër se 31OO miliardë dollar amerikan.

Ndonëse, pa i cekur këtu edhe angazhimet dhe kontributet tjera kolosale dhe titanike të Shteteve të Bashkuara në domenin e njohur të garantimit të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së përgjithshme ushtarake dhe politike në kontinentin e vjetër evropian dhe gjithandej.

Paralelisht dhe në harmoni të plotë me procesin e lartëpërmendur të rindërtimit ose rimëkëmbjes së përgjithshme industriale dhe ekonomike të Evropës Perëndimore dhe me gjerë: Kishte rrjedhur dhe ishte zhvilluar edhe procesi i njohur i uljes së tensionit ose përmirësimit të marrëdhënieve dhe raporteve të gjithmbarshme botërore ose ndërkombëtare në kuadër të vizionit dhe "rendit të ri " botërorë ose ndërkombëtar. Kjo sidomos në etapën ose periudhën e njohur të "detantit" ose "status quosë" së njohur nukleare ose atomike në mes Lindjes dhe Perëndimit, gjegjësisht, në mes SHBA-së dhe ish BRSS-s, kur rivalitetet dhe antagonizmat e njohura bipolare ose bllokste në të dyja anët e konfronturara rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën, me kalimin e kohës ua kishin lëshuar si të thuash vendin ose primatin e plotë arritjeve, zhvillimeve dhe përparimeve të njohura industriale dhe ekonomike në Republikën Federale të Gjermanisë si dhe në vendet tjera anëtare të BE-së.

Në këtë mënyrë edhe e ashtuquajtura "lufta për Gjermaninë" dhe pozicionin e përgjithshëm ose përfundimtar të popullit ose kombit të madh gjerman, ishin bërë si të thuash elementi ose kapitulli (instrumenti) krucial dhe ambivalent i konfrontimeve ose rivaliteteve të mësipërme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, përkatësisht, në mes Paktit të Natos dhe ish "Traktatit të Varshavës" për shumë vite ose dekada me radhë. Kjo në radhë të parë për shkak të resurseve ,kapaciteteve dhe potencialëve të njohura njerëzore dhe materiale, respektivisht, shkencore, industriale dhe ekonomike të popullit ose kombit të madh gjerman.

Në këtë frymë, krahas të të ashtuquajturit "popullit sovjetik" në ish Bashkimin Sovjetik, "popullit çekosllovak" në ish Çekosllovaki dhe "popullit jugosllav" në ish Jugosllavi etj.( Duke i nënkuptuar këtu "popujt" e ndryshëm artificial ose johistorik!) : Kishte triumfuar populli ose kombi i madh gjerman. Respektivisht, populli etnikë dhe historik i Gjermanisë etj.

Një digresion....

Ndryshe nga kjo, idealet dhe vizioni i ri në marrëdhëniet e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare së bashku me ngritjen dhe themelimi e Bashkimit Evropian ( BE-s) si dhe mekanizmave ose "instrumenteve të përbashkëta" financiare, monetare, industriale, ekonomike, politike, ushtarake dhe shumë të tjera në këtë sfond: Pos uljes së gjakrave, përkatësisht, rivaliteteve, antagonizmave, divergjencave, diskrepancave, averzionëve ose tensioneve të ndryshme ndërshtetërore, ndërnacionale, qeveritare, politike, ushtarake, ekonomike, strategjike, konceptuale, ideologjike, konjukturale, manufakturale dhe të tjera në mes popujve dhe shteteve ( fuqive) të ndryshme të kontinentit të vjetër evropian: Në një masë tepër të madhe do iu shkonin për shtati disa vendeve të vogla si Belgjika, e cila krahas Brukselit si kryeqytet ose kryeqendër administrative dhe politike të UE-së (BE-së), e kishte ngritur dhe promovuar Antwerpenin (Anvers)-apo metropolin e njohur të Flandrës (Flandrisë) në një qendër (epiqendër) të fuqishme industriale, financiare dhe ekonomike përmasash kontinentale dhe interkontinentale. Antwerpeni (Antverpeni) ose Anversi, i njohur si "qyteti i rubinëve, safirëve, xhevahireve ose diamanteve", gjatë viteve të shtatëdhjeta, tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, ishte qyteti ose metropole me e pasur dhe me e fuqishme financiare dhe ekonomike në Europë dhe me larg.

Në Antverpen, në kuadër të industrisë ose teknologjisë së rafinuar (precize) të përpunimit të xhevahireve ose diamanteve, dikur ishin të punësuar me shumë se 35.OOO persona ose individ që fitonin shuma të mëdha parasheh ose kapitalit.

Ndërkaq, shefat ose pronarët kryesor të koncerneve të fuqishme të xhevahireve ose diamanteve në Antwerpen (Anvers) ishin masonët ose pronarët e fuqishëm hebrenj ose izraelitë që e kishin tubuar ose grumbulluar kapitalin e tyre në Antwerpen (Anvers), Bruksel, Lijezhë ose Brizhë (Brüge) të Belgjikës, apo në Ajndhoven (Filips), Harlem, Utrecht, Rotardam ose Amsterdam të Holandës, në Lion, Marsej, Paris, Bordo, Monako ose Monte Karllo të Francës dhe gjithandej, pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë që në kuadër të rrjetës së madhe tregtare, industriale, financiare dhe ekonomike të xhevahireve ose diamanteve me seli në Antwerpen, masonët ose pronarët e pasur izraelit, dikur i kishin të punësuar, shpërndarë dhe sistemuar afro 5OO. OOO njerëz ose bashkëpunëtor, kryesisht në SHBA-së, Britani të Madhe, Izrael etj.

Ndërkaq, sot pjesa me e madhe ose kryesoren pronarëve të biznesit ose industrisë së xhevahireve ose diamanteve tè Antwerpenit, janë oligarkët ose multimiliarderët rusë, hindusë dhe të tjerë. Rusët kanë hise ose përqindje të madhe edhe në industrinë dhe tregtin e arit, xhevahireve ose diamanteve të çmuara në Baden Baden të Gjermanisë, në Francë dhe vende tjera të UE-së.

Ndryshe nga kjo, nga 5OO kompanitë më të fuqishme financiare, ekonomike, industriale dhe teknologjike të globit, afro gjysma ose rreth 2OO prej tyre e kanë origjinën, licencën dhe selinë e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA-s).

Ndërkaq, kontributi i përgjithshëm ushtarak i SHBA-s në kuadër të forcave të Natos, respektivisht në kuadër të paqes, stabilitetit dhe sigurisë globale ose universale në globin ose planetin tonë, gjithashtu është me i madhi ose mbi 48 % .

Pas SHBA-s vijnë Britania e Madhe dhe Franca me 5 %, Gjermania, Japonia dhe vende të tjera.

Shpenzimet ushtarake ose luftarake të SHBA-s në vitin 2OO4, ishin 38O miliard dollar amerikan, ndërsa në vitin 2OO5 dhe 2OO6 e tejkaluan shifrën e 5OO ose 7OO miliardëve, e sidomos me rastin e luftës së Irakut dhe kështu me radhë.

Ndonëse, firmat, koncernët ose kompanitë e fuqishme amerikane si Exxon Mobile (me vlerë prej 33O miliard dollarëve amerikan), Wal-Mart ( me vlerë 315 miliard dollar si dhe me 5OOO firma ose biznese dhe afro 2 milion punëtor në SHBA-s dhe gjithandej globit), General Motors ( me vlerë afro 2OO miliard dollar), Chevron ( 19O miliard dollar), Ford Motors ( 18O miliard dollar), Conoco Philips (17O miliard dollar), Mc.Donallds me afro 5OO. OOO punëtorë dhe mijëra restorante në SHBA-s dhe anekënd globit, General Electric, General Motors, Citygroup, Boing, NASA, Bank of America, Microsoft dhe kompani të tjera amerikane, i bëjnë SHBA-s fuqinë (superfuqinë) me të madhe dhe kryesore ekonomike të globit tonë tokësor. Aty janë edhe Wal Street ose Bursa e famshme e New Yorkut, Hoolivudi, W. Disney etj.

Ndonëse, SHBA-s deri në fund të shekullit XX (2O) dhe në fillimët e para të shekullit të ri XXI (21)- ishin fuqia e parë industriale dhe teknologjike në prodhimin e avionëve (aeroplanëve) civil dhe ushtarak, në industrinë ose teknologjinë e përgjithshme ushtarake ose luftarake, në industrinë ose teknologjinë precize, në industrinë ose teknologjinë digjitale, elektronike ose mikroelektronike, në industrinë ose teknologjinë e kimikalieve organike dhe mikrobiologjike, e dyta pas Gjermanisë në industrinë ose teknologjinë automobilistike dhe farmaceutike, në industrinë biokimike, në industrinë ose teknologjinë nukleare ose molekulare, në industrinë e postës ose telekomunikacionit, në industrinë ose teknologjinë e eksplantimit dhe përpunimit të naftës, benzinës, gazit natyror ose vajgurit etj.

Ndërkohë që roli dhe ndikimi i SHBA-s në organizatat ose institucionet e njohura financiare, tregtare ose ekonomike të globit, është shumë i madh e i fuqishëm. Sidomos në Fondin Monetar Ndërkombëtar (MMF) ku SHBA-a me 17.1 % në raport me të tjerët, e kanë të drejtën me të madhe të votës dhe të vetos. Në Bankën botërore me 16. 4 %, gjithashtu.

Në këtë histori të kontributit të gjithmbarshëm të SHBA-s, gjithashtu nuk duhet mohuar faktin e njohur mbi kontributin buxhetor, financiar ose ekonomik të SHBA-s në OKB-s dhe organizata tjera relevante ndërkombëtare.

Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjerë e influencave, ndikimeve, reflektimeve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme objektive dhe subjektive, respektivisht, aktive dhe interaktive të SHBA-s në mozaikun ose panoramën e gjithmbarshme të globit, kanë shtrirje dhe një dimension ose karakter të gjerë konstelacional dhe multilateral.

Ndryshe nga kjo, në dy-tre dekadat e fundit të shekullit 19 (XIX) : SHBA-s do ngritën në fuqinë ose superfuqinë kryesore ushtarake, politike, industriale, financiare, tregtare dhe ekonomike të globit ose planetit tonë.

Me ç'rast, krahas zhvillimit ose bumit (hovit) të madh industrial, teknologjik, tregtar dhe ekonomik, në SHBA-s kishte filluar edhe bartja, liferimi ose koncentrimi i thesarit dhe kapitalit botërorë. Duke i përfshirë ose veçuar në këtë histori edhe baronët ose manjatët e njohur të trafikut hekurudhorë (Vanderbildt), të arit, argjendtit, xhevahireve ose diamanteve (Jay Gold), hekurit, plumbit dhe çelikut (A. Carnegie etj.), të naftës, gasit dhe benzinës (J. D. Rokefeler), industrisë së mishit (Gustavus Franklin Swift & Philip Danforth Armour), të industrisë ose teknologjisë agrare ose bujqësore ( C. Hall & Mc Cormick), manjatët ose mogulët e Bursës së famshme të New Yorkut, ata të Holivoodit dhe kështu me radhë.

Në Çikago të SHBA-s, pos katedrave të shquara të politologjisë dhe psikologjisë, ndodhët edhe selia e Federatës së Punëtorëve Amerikan ("American Federation of Labor, ATL) etj.

SHBA-s janë superfuqia dhe shpresa kryesore e globit.

Për Kosovën dhe shqiptarët-sidomos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat