Pse “shqetësohen” disa për marrëdhëniet miqësore shqiptaro-turke

Opinione

Pse “shqetësohen” disa për marrëdhëniet miqësore shqiptaro-turke

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 21 janar 2022 Në ora: 09:48
Skënder Sadri Kapiti

Sot jemi ne shekullin e 21 dhe nuk sillet si realitet politik kthimi prapa në  shekujt e 15 apo 18. Sot bota dhe njerëzimi ndodhen në një situatë tjetër dhe ka problematika dhe vlera e mite të tjera tjera si demokracinë, sundimin e ligjit, sigurinë, mirëqënien,integrimin,bashkëpunimin e ndërveprimin e sinqertë . E kaluara është arshivuar në  histori, sot ka histori të reja e të tjera.

Sot bota të njeh ashtu si je dhe si paraqitesh , të njeh se a je në gjëndje si komb e si shtet të mirëfunksionosh , të zhvillohesh ,të përparosh e të sillesh i qytetëruar , a e lufton krimin, korrupsionin dhe jo të  eksportosh kulturë qeverisjeje krimi, droge , hajnije e korrupsioni.

Edhe Amerika që është superfuqia e botës ka nevojë për aleatë e aleanca,  madje SHBA ka aleatë strategjikë edhe shtete te cilat i ka pasur armike të mëdha si Gjermaninë e Japoninë , ka aleatë strategjik edhe Turqinë dhe Arabinë Saudite,Shqipërinë   por edhe Britaninë e Madhe si ishkoloni e saj dhe prej së cilës me luftë e fitoi edhe pavarësinë prej saj.

Ndërsa individë dhe segmente të caktuara serbo e grekofilë si dhe islamofobë shqiptarë në Shqipëri e në Kosovë bëjnë gjithcka munden për t’i prishur marrëdhëniet miqësore shqiptaro-turke duke fantazuar  lloj-lloj sajesash e intrigash djallëzore.

Shqipëria ka 110 vite shtet, pra Republika e Shqipërisë është më e hershme se sa Republika e Turqisë.Mirëpo sa here që bëjnë vizita të ndërsjellta e marrëveshje me rëndësi strategjike shtetërore nga Shqipëria në Turqi dhe ato turke në Shqipëri individë dhe segmente të caktuara në Shqipëri  e Kosovë zërojnë, trillojnë  e zhurmojnë duke evokuar sundimin otoman, duke e akuzuar atë për prapambetjen , duke ia faturuar atij dhe Turqisë fajin se për këtë arsye nuk na integron BE-ja dhe lloj-lloj intrigash e djallëzish.

Tashmë është e qarte  që një pjesë e këtyre turkofobizmave nxiten nga fqinjët tanë që duan një Shqipëri të dobët politikisht dhe ekonomikisht dhe pa aleanca strategjike.

Askush në Shqipëri nuk shqetësohet pse Shqipëria zhvillon marrëdhënie të mirë e paqësore me Greqinë pavarësisht se Greqia ka dëbuar nga trojet shqiptare popullsinë shqiptare came dhe ka ushtruar genocide, kurse në Turqi janë strehuar mijra e mijra shqiptarë të dëbuar nga Toplica dhe Kosova gjatë luftrave barbare genocidiste kundër shqiptarëve dhe Turqia u dha atyre tokë e katandi.

Dhe sa herë që ka zhvillime e takime pune e shtetërore mes dy shteteve të Shqipërisë e Turqisë  shpërthejnë inate, trillime,paragjykime, intriga  e kritika, dhe sidomos agresivë janë disa nga Kosova per habi, kur më shumë shqiptarë të Kosovës ka në Turqi se sa në Kosovë.Dalin disa farë pseudopatriotësh e thonë pse  Turqia ka marrëdhënie me Serbinë dhe pse Erdogan takon Putinin. Atëhere pse ata nuk thonë p.sh. pse Gjermania është investitori strategjik në Serbi, dhe pse nuk thone këta “kritikët” e vizitave të ndersjellta të pesonaliteteve shqiptarë e turq, pse nuk thonë kritika  pse Brukseli e SHBA kanë pritur e presin presidentin e Serbisë, dhe pse atij i luten shtetet europiane që të integrohet Serbia në BE.

Turqia dhe shteti turk janë deklaruar se përsa i përket Kosovës  ata nuk bisedojnë as me Serbinë dhe as me Rusinë sepse Turqia ka qëndrim krejtësisht të kundërt me to.

Mirëpo qëllimi i vërtetë i kësaj islamofobie të disa segmenteve është se ata urrejne shqiptarët muslimanë duke e maskuar këtë urrejtje me turkofobizëm, si dhe tjetra për t’u treguar fqinjëve dhe për ta justifikuar shërbesën ndaj agjendave serbo-greke dhe të parasë që ata marrin prej tyre.Shqiptarët duhet të mos bien pre e këtyre manipulatorëve dhe qëllimerrtëve pasi as Shqipërisë dhe as Kosovës asnjë gjë e keqe dhe e dëmshme nuk i vjen nga Turqia , pëvecse një aleancë turko-shqiptare është në interes të shqiptarëve më shumë sepse Turqia nuk ka ndonjë interes të madh e të rëndësishëm as nga Shqipëria dhe as nga Kosova.

Nuk është Turqia pengesë për antarësimin dhe për integrimin e Shqipërisë  në BE, por  gjithmonë dhe sa herë Shqipëria ecën drejt anëtarësimit në organizatat evropiane dhe atlantike, grekët janë ata që pengojnë duke u justifikuar me minoritetin grek dhe me synimet e tyre shoviniste për të marrë Jugun e Shqipërisë.

Nuk është Turqia ajo e cila pengon njohjet e Kosovës , por janë Serbia e Rusia ato të cilat diversionojnë në BE kunder Kosovës, kundër njohjeve të Kosovës, gjithmonë përpiqen për destabilizimin e Kosovës dhe kundër antarësimit të Kosovës në organizma e në organizata ndërkombëtare.

Ndërsa Turqia është mbështetësja dhe lobuesja më e madhe për Kosovën pas SHBA-ve. Tjetra, që është edhe hipokrizi dhe djallëzi e këtyre segmenteve mercenare të turkofobëve shqiptarë është fakti sikur këta i shqetësojnë standarded e demokracisë në Turqi.

Kjo gjë i bën shumë qesharakë këta pseudodemokratë e pseudointegralistë , pasi nuk e di se cfarë standardesh politike,demokratike dhe ekonomike kanë realizuar Kosova e Shqipëria që këta të shqetësohen për ato në Turqi?!

Aleancat strategjike, politike, ekonomike e miqësiore ndertohen pa ndërhyre në punët e brëndshme të shteteve, pra nuk kanë pse shqetësohen shumë këta hipokritë që në fakt e urrejnë Turqinë dhe Erdoganin  jo për standarded demokratike atje, por ata e urrejne Turqinë pse ajo sot nën drejtimin e Erdoganit është bërë një fuqi botërore politike,ekonomike dhe ushtarake.

Pra këta turkofobët shqiptarë janë në një linjë urrejtëse kundër Turqisë  sic janë armiqtë e shqiptarëve,sllavo-grekët dhe disa qarqe antishqiptare dhe islamofobe  në BE.

Këta analistët e kritikët shqiptarë nuk mundet që t’ia imponojnë as pushtetit dhe as shtetit shqiptar “këshillimet” dhe verejtjet e tyre të djallëzuara.Deri aty arrin miopia dhe fanatizmi urrejtës i disave, (cuditerisht nga Kosova) sa që ishin edhe kunder ndërtimit të Spitalit modern të Fierit dhe të banesave për të dëmtuarit nga tërmeti.Shqipëria dhe Kosova janë të pafuqishme për t’u imponuar të tjerëve aleanca, dhe në Ballkan përballë boshtit ortodoks antishqiptar Athinë-Beograd-Moskë shqiptarët si aleat rajonal besnik dhe të fortë kanë Turqinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat