Kolosët bëjnë diferencën me të terët kur përcillen në banesën e fundit!

Opinione

Kolosët bëjnë diferencën me të terët kur përcillen në banesën e fundit!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 21 janar 2022 Në ora: 10:49
Arkiv

Kujtojmë arkitektin e pavarësisë, babain e shtetit sovran e demokratik të Kosovës, presidentin historik, Dr.Ibrahim Rugova !

Me krenari kombëtare, kujtojmë ideotorin & kreatorin e  lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Me pietet dhe nderim nacional, kujtojmë shqiptarin ma të madh të Dardanisë Antike, ikonen e pavarësisë, presidentin Rugova !

Shpalos kujtesën time, copëz e memorjes nacionale dhe atom i asaj copëze njerëzore dhe universale për liderin  zulmëmadh dhe t'papërseritshëm të një kombi të vogël në numër, por të madh e t'lashtë në historinë e kontinentit të vjetër, rilindasin e fundit të shqiptarëve, presidentin historik, të Dardanisë antike, siq e quante Ay Republikën e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova !

Ay që ndertoj e ngriti ura, miqësie e vëllezërie me popujë të botes së civilizuar e demokratike, me qytetërimin

europerendimor dhe transatlantik, SHBA-të.

- Njeriun e fuqisë së mëndimit, vizionit të qartë dhe kauzës së shënjtë të popullit dhe atdheut të vetë, për liri dhe të drejta kombëtare.

Gjeniun e letrave dhe të artit, kreatorin unik të politikës aktive paqësore dhe politikëbërjës kreative në një kontekst historik dhe unikal, në Ballkanin e trazuar dhe luftënxitës nga hegjemonitë vjetra e t'reja, e cila bëri për vete dhe kauzën e popullit të vetë, fuqinë supreme n'planet, Amerikën n'krye të alencës veriatlantike-NATO-së, e cila shpetoj nga shfarosja një popull t'pa mbrojtuar dhe përballë një regjimi gjenocidal dhe fashizoid, siq ishte ai i Millosheviqit.

Kujtojmë :

Njeriun e përmasave planetare, humanistin dhe luftetarin e paepur për çlirimin e atdheut, pavarësinë e tij dhe  lirinë e popullit, e drejtë kjo universale e mohuar nga pushtuesit serbo-sllav mbi një shekull, arkitektin e lirisë, presidentin historik, Dr.Ibrahim Rugova !

Njeriun e devotshëm, i cili bashkoj rreth vetës dhe kauzës nacionale të Drdanis antike-Kosovës, për liri e pavarësi, gjithë shtresat e shoqërisë së atdheut, nga nxënës e fshatarë, punëtorë e qytetarë, deri të studentë, qarqe eliteske të shoqërisë civile  dhe vetë botën akademike.

 Njeriun e vyrtyteve fisnike, të atdhedashurisë dhe ndjenjës njerëzore në ruajtjën e substancës kombëtare, e cila ishte dëmtuar rëndë gjatë historisë nga armiqët tanë shekullor.

Atij që i detyrohemi ma s'shumti, si popull dhe atdhe ; për çlirimin e arritur, lirinë e fituar dhe pavarësinë e realizuar të atdheut të rilindasve, të deshmorëve dhe martirëve të kombit, sakrificës së brezave, kreatorit dhe themeluesit të Kosovës së pavarur e sovrane, presidentit historik Rugova.

Kur e përcollëm  n'banesën fundit, në tokën e ëmbël amënore dhe n'atdheun e t'parëve, aty ku prehet përjetësisht, kryeheroi i Kosoves martire, n'Velani :

I mungoi, "Garda" e Nuredin Lushtakut nga "Ushtria" e Agim Qekut, por jo edhe ajo e Dukagjinit dhe e Republikës së Kosovës e cila bashkë me popullin kështu përcolli  birin e vetë :

Lumenjë njerëzish, mbi 550.000 qytetarë n'përcjellje të presidentit historik Rugova, Kryeheroin e shqiptarëve të 550 viteve të fundit...!

Kështu nderoi populli shqiptarë dhe qytetërimi përendimor ; Euro-Amerikan, shqiptarin m'a t'madh pas Kryeheroit Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Lavdi për jetë e mot, president Rugova.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat