Kush përfiton nga kriza e marëdhënieve ose raportëve të gjithëmbarëshme perëndimore ose transatlantike...?

Opinione

Kush përfiton nga kriza e marëdhënieve ose raportëve të gjithëmbarëshme perëndimore ose transatlantike...?

Nga: Agron Shabani Më: 21 janar 2022 Në ora: 12:40
Agron Shabani

Në përpjekje të parreshtura ose sistematike për t´iu  kundërvënë SHBA-së dhe Perëndimit në të gjitha frontet ose drejtimet e mundshme: Rusia ka kohë që krizën e njohur me Ukrainën (të cilën e ka sajuar dhe prodhuar vet për çështje ose aspekte të njohura finansiare, ekonomike, gjeopolitike, gjeostrategjike dhe të tjera)-e ka ngritur ose shndërruar në 'top agjendë", apo në temën me të nxehtë ushtarake, politike dhe diplomatike të palnetit (globit) për çastin ose momentin. 

Ndërkohë që krahas krizës së misipërme artificiale ose kozmetike të Ukrainës, në kufi të së cilës, sic bëhet e ditur, rusët kanë dislokuar (stacionuar) afro 15O.OOO trupa ushtarak së bashku me armatime të shumëta taktike, strategjike, nukleare ose atomike: Politika dhe diplomacia ruse, paralelisht, si dhe në sintoni, kordiancë dhe rezonancë të plotë me krizën ose "konfliktin e ngrirë" të Ukrainës, i kanë ngritur ose projektuar edhe krizat ose konfliktët e njohura në Nagorni Karabah në mes Armenisë dhe Azerbejxhanit, në Kazakistan, Bjellorusi e ndoshta nesër ose pasnesër edhe në Turkmeni, Moldavi, Kirgizi dhe ish republika tjera ruso-sovjetike, që konsiderohen si "paterica" ose "poligone politike, taktike, ushtarake, strategjike ose gjeopolitike" të Rusisë.

E tërë kjo për t'iu treguar ose dëshmuar të tjerëve (e sidomos SHBA-së, Natos ose Perëndimit) se shpërberja ose dekompozicioni i të të ashtuquajturit "kompozicionit të përbashkët" ruso-sovjetik, që tërhiqej, pilotohej dhe komandohej dikur nga personeli dhe "lokomotiva e fuqishme" ruse, ishte vetëm një "rastësi" ose "pseudonim i lartë perëndimor, borxhez ose kapitalist, të cilin Zoti (Hyji), megjithatë nuk deshti të nënshkruajë"!?

Kështu që rusët (me ndihmën e finansave ose kapitalit të oligarkëve ose multimiliarderëve të tyre në SHBA-së, Britani të Madhe, Francë, Itali, Zvicër, Austri, Gjermani, Turqi dhe gjithandej)-po vazhdojnë të fitojnë në kohë dhe hapësirë.

 Të njëjtat formula ose ekuacione i kanë edhe serbët (Serbia) në raport me të tjerët. E sidomos me Herceg Bosnën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut etj. Me përjashtim të Kroacisë dhe Kosovës që konsiderohen armiq ose rival tradicional dhe historik të Serbisë. E ndoshta edhe Sllovenia....?

Në këtë prizëm, gjithashtu nuk duhet harruar faktin e 'lobit eventual" të rusëvë dhe francezëve ( më, ose pa miratimin e gjermanëve) mbi ngritjen ose promovimin e një "ushtrie të përbashkët" të UE-së (të pavarur nga Natoja dhe SHBA-së) me pajisje nukleare ose atomike në formën ose profilin e dikurshëm "force de frappe" të Francës, në kuptimin e kinse "neutralitetit" ose "balancës atomike" të UE-së ndaj SHBA-së (Natos) dhe Rusisë.

 Për me tepër ndërkaq, të vetëdijëshëm dhe sensibilizuar me faktin se në rast të ndonjë lufte të mundshme (eventuale) me SHBA-së ose Naton: Goditja e parë dhe me e fuqishme, Rusisë  prap mund t'i vijë (vjen) nga Gjermania, Britania e Madhe, Japonia dhe Turqia: Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin së bashku me admiralitetin dhe gjeneralitetin e tij ushtarak në Moskë: Në Kaliningard (Stalingradi i dikurshëm),

në Vlladivostok, Kurile ose Sahalin, në kufi me Shtetët Baltike (Letoni, Estoni dhe Lituani), si dhe në Detin e Zi ose Kaspik, i kanë dislokuar (stacionuar) dhe pozicionuar "gatitu" armët ose raketat me të sofistikuara nukleare ose atomike me rreze (radius) të gjatë dhe të mesëm veprimi. 

Ndërkaq, fituese e vërtetë dhe kryesore në krizën ose luftën eventuale në mes SHBA-së (Natos) dhe Rusisë, mund të jetë Kina me politikën dhe diplomacinë e saj "neutrale ose indiferente" të profilit ose formatit të njohur "terra kota" etj.

Se këndejmi, edhe vet Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, për çastin ose momentin, sikur është vënë përballë një udhëkryqi ose "trekëndëshi bermundësh ushtarake, politike dhe diplomatike" përsa i përket menaxhimit robust ose korpulent të krizës aktuale në Ukrainë, si dhe krizave të tjera botërore ose ndërkombtare.

Përderisa nga pjesa republikane e Senatit dhe Kongresit Amerikan, z. Biden është qortuar ose akuzuar shpesh ose vazhdimisht për mungesë të lidershipit, narracionit, invencionit, vizionit, ideve, teorive, konceptë dhe definicionëve konkrete, pragmatike, insubordinuese ose interaktive ndaj krizës aktuale në Ukrainë, e sidomos në marëdhëniet, qëndrimet ose pozicionet e flashkëta dhe tepër të buta ose inferiore ndaj Rusisë dhe Kinës në marëdhëniet ndërkombtare: Nga populli ose opinioni i brendshëm amerikan, prej Presidentit Biden dhe Administratës së tij, në radhë të parë kërkohen zgjidhjet ose tejkalimet e krizave të brendshme siç janë Covid 19, papunësia dhe inflacioni në rritje, të pasterhët, të pasistemuarit ose njerëzit asocial, polarizimet e skajshme në politikën amerikane, kostoja e lartë njerëzore, materiale, finansiare dhe ekonomike e angazhimëve ushtarake dhe të tjera të SHBA-së në Afganistan, Irak, Siri etj. 

Ndonëse, sipas vlerësimë, statistikave ose testimëve të ndryshme interaktive ose demoskopike, thuhet se çdo i treti amerikan, nuk e di fare se kush është dhe ku ndodhët Ukraina etj...?!

Gjithashtu, Gjermania, Franca dhe disa shtete të tjera të Natos dhe UE-së, nuk janë ithtare të diktatëvë ose ultimatumëve të ndryshme ("uribi et orbi" ose "ultima ratio")-ndaj Rusisë, por, në favor të dialogut, konsenzusit dhe kompromisit" etj. 

Kështu që edhe opsionet ose solucionet e mundshme, unilaterale, bilaterale ose monologjike të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj Rusisë ose dikujt tjetër, të duken të pamundura ose inekzistente për renditjen ose konstelacionin e forcave të ndryshme "pro & contra" (...).

P. S.

"Lirinë dhe pavarësinë tuaj individuale dhe kolektive, respektivisht, shtetërore, nacionale, qytetare dhe politike, gjithëmonë duhet t´i masni dhe vlerësoni në bazë të atyre që i keni dhënë dhe sakrifikuar për to dhe jo mbi "bazèn" e asaj sa keni pèrfituar nga ato! " Do u thoshte dikur banorëve ose qytetarëve të Nju Jorkut ( New York) një strateg ose komantant i njohur anglo-amerikan-pas shpalljes së New Yorkut (Nju Jork) si Metropola ose Kryeqyteti i Parë Federal i SHBA-së në vitin e largët 1788. 

Se këndejmi, i ngritur dhe themeluar dikur si thuhet nga emigrantët ose kolonistët holandez në vitin 1626: Qyteti i New Yorkut (Nju Jork) deri në vitin 1646 dhe më vonë,  ishte i njohur dhe i quajtur si "New Amsterdam", "New Harlem" etj. Ndërkaq, pas fitorës ushtarake dhe depërtimit triumfal të forcave angleze ose britanike në vitin 1646, New Yorku ( Nju Jorku) do e merrte emrin e sotëm që e ka, në bazë të emrit të "Dukës" ose "Princit" të ri anglez të Yorkut (Jork) i cili më vonë do bëhej edhe Mbret i Anglisë.

Shteti ose "kolonia e parë angleze" në SHBA-së e cila i kishte fituar ingerencat ose kompetencat e njohura administrative dhe juridike nga "metropola" ose "kurora mbretëroe" e Anglisë në vitin e largët 1619-1624, ishte Virxhinia e administruar nga shtresat e larta aristokrate të "plantazherëve" ose sipërmarrësve të pasur në bashkëpunim me pjesëtarët e shtresës së mesme,  të ulët (gentry) dhe të tjerë....Për t´u pasuar dikur me vonë nga Marylandi, Carolina, New Yorku, New Jersey, Delaware, Georgia, Massachuesti, Connecticuti, Rhode Islandi, Pennsylvania etj....Duke e nënkuptuar këtu edhe ndarjen e shtetit nga kisha së bashku me fillet e lirisë dhe pavarësisë së plotë amerikane nga "kurora" e huaj angleze, franceze, holandeze, spanjolle, dhe kështu me radhë. ( Kujto: " Mayflower dhe 41 Pelegrinët" e William Pennyt etj.) 

Ndonëse, spanjollët, francezët, holandezët dhe të tjerët, shumë kohë i kishin shtypur, shfrytëzuar ose eksplatuar ekonomikishtë dhe në të gjitha format tjera kolonitë e ndryshme në Amerikën Latine si dhe në Amerikën Qëndrore. Duke i përfshirë këtu edhe kolonitë e tyre në SHBA-së dhe Kanada si Louisiana, Florida, New Mexico, Texasi, Quebecu etj....Kur Franca, pas disafatave të njohura ushtarake (luftarake)-kundër Anglisë gjatë vitëve 1759 etj, pos Krahinës ose Provincës së njohur të Kuebekut (Quebec) në Kanada, asokohe ishte detyruar të tërhiqej tërësisht edhe nga kolonitë e dikurshme amerikane duke filluar që nga Liqejtë ose Lumenjtë e njohur në Missuri ose Mississipi dhe deri në Gjirin e njohur të Meksikës. 

Si pasojë e "luftës dhe fitorës së përbashkët- kundër Francës", dikur me vonë kishte ndodhur ose ishte zhvilluar edhe lufta ose konflikti i hapur i kolonive të atëhershme në SHBA-së -kunder "metropolës" ose "kurorës mbretërore" angleze. Duke u mbyllur ose përfunduar me "pavarësinë 13 shtetëve te para amerikane" nga "metropola ose "kurora mbretërore" e Anglisë, si dhe duke shënuar kështu edhe fillimin e luftës dhe revolucionit të njohur të shtetit dhe popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi të plotë shtetërore, nacionale dhe politike nga "kurora angleze". 

Në Protestën ose Peticionin e njohur të "Kongresit të New Yorkut" në vitin 1765, thuhet se (nuk) ishte bërë fjalë  mbi "pavarësinë e plotë" të 9, respektivisht 13 kolonive të para amerikane" nga "metropola" ose "kurora angleze". 

Lufta ose revolucioni i lartëpërmendur amerikan-kundër "metropolës" ose "kurorës mbretërore"angleze, në radhë të parë ishte luftë ose konflikt i hapur në mes lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit legjetim të shtetit dhe popullit (kombit) të madh amerikan dhe "sovranitetit mbretëror" ose "parlamentar" anglez. Duke shënuar në këtë kontekst të përgjithshëm epokal dhe historik edhe fitorën e parë të ushtisë amerikane-nën komandan supreme të Gjorgj Uashingtonit (George Washington) -kunder ushtise angleze në vitin 1777. Respektivisht, përmysjen ose debimin e guvernerëve ose administratorëve të huaj anglez dhe të tjerë nga administrata dhe pushteti legjitim amerikan në shumicën e shtetëve amerikane.

 "Liria dhe pavarësia e gjithëmbarëshme shtetërore dhe nacionale, lindin ose fillojnë me bindjen ose besimin e thellë individual dhe kolektivë në fitore." ( Epistemologjia e përgjithshme revolucionare dhe politike e shtetit dhe kombit të madh amerikan.) 

Lufta dhe revolucioni i madh amerikan, asokohe i kishin edukuar, moralizuar, eksploruar dhe emancipuar edhe shumicën e shtetëve dhe popujve ose kombëve të ndryshme gjithandej globit dhe kontinentit të vjetër evropian. Sidomos levizjet e njohura liridashëse dhe patriotike në Holandë (kundër mbretit Vilimit V-të të Oranjes), në Toskanë të Italisë, të mbretit Leopoldit ose vëllait të tij-Josipit II-të Austro-Hungarisë, në Poloni (të mbretit Stanisllav Poniatovski), në Francën e Lujëve ose Bonapartëve, Irlandë, Rusi, Gjermani, Spanjë, Portugali dhe gjetkë. ( Lëxo: " Virginia Bill of Rights", " Checks and Ballances" etj.)

 Ndonëse, spanjollët, francezët, holandezët dhe të tjerët, shumë kohë i kishin shtypur, shfrytëzuar ose eksplatuar ekonomikisht dhe në të gjitha format tjera kolonitë e ndryshme në Amerikën Latine si dhe në Amerikën Qëndrore. Duke i përfshirë këtu edhe kolonitë e tyre në SHBA-së dhe Kanada si Louisiana, Florida, New Mexico, Texasi, Quebecu etj....Kur Franca, pas disafatave të njohura ushtarake (luftarake)-kundër Anglisë gjatë vitëve 1759 etj, pos Krahinës ose Provincës së njohur të Kuebekut (Quebec) në Kanada, asokohe ishte detyruar të tërhiqej tërësisht edhe nga kolonitë e dikurshme amerikane duke filluar që nga Liqejtë ose Lumenjtë e njohur në Missuri ose Mississipi dhe deri në Gjirin e njohur të Meksikës. 

Se këndejmi, për dallim të Anglisë, Franca e asokohëshme imperiale dhe kolonialiste, duke filluar nga Lumi ose Liqeni i njohur i Shën Lorencit dhe deri në Misissippi të SHBA-s, kishte vendosur një sistem ose regjim të hekurt ushtarako-policor me punkte ose zona të rrepta ushtarake dhe policore në kufirin e njohur në mes "kolonive franceze" dhe "kolonive angleze" në Ohio, Alleghenm dhe regjione të tjera të SHBA-s, të ndodhura asokohe nën sundimin ose administrimin imperial ose kolonialist të Francës, Britanisë së Madhe etj. 

Gjatë asaj kohe do zhvillohej edhe e ashtuquajtura "lufta e vogël" imperiale ose kolonialiste në mes Britanisë së Madhe dhe Francës në truallin ose teritorin e sotëm të SHBA-s, e cila do mbyllëj me fitorën e anglezëve, gjegjësisht me "Paqën e Parisit" me 1763, sipas të së cilës, Franca me në fund do të eliminohej (përjashtohej) nga i ashtuquajturi "klubi i fuqive kolonialiste" në Amerikën Veriore (SHBA-s dhe Kanada) dhe më gjërë.

Në këtë prizëm, Anglia me përjashtim të provincës frankofone të Quebecut dhe Montrealit (Kanadaja e sotme)- asokohe i kishte aneksuar të gjitha kolonitë e atëhershme franceze dhe holandeze në SHBA-s dhe Kanada si New Harlem, New Amsterdam, Ohio, Lousiana, Missippi, Misouri etj.

Ndonëse pa i harruar këtu edhe historitë e njohura të shtetëve amerikane si Georgia, Virginia, Maryland, Carolina, Califorina, Pensnsylvania, New York, New Yersy, Masaqussets, Louisiana, Florida, Maine, New Hamshire, Vermont, Rhode Island, Delaware, Connecticut etj., të ciat ishin kurorëzuar dhe sublimuar me Deklaratën e lartëpërmendur të Pavarësisë Amerikane me 1776, respektivisht në Kongreset dhe Konventat e njohura Konstitucionale dhe Historike të Philadelphias (Filadelfisë) me 1774 dhe 1787.

Ndërkohë që duke filluar nga viti 1812 dhe deri në vitin 1814, ishte zhvilluar edhe lufta e njohur e Shtetëve tè Bashkuara (SHBA-s) dhe Mbretërisë së Bashkuar (B. Madhe) për Kanadanë, e cila do mbyllej me "marrëveshjen paqësore" ("status quonë") e Gjenevës me 1814.

Gjeneral-Marëshali dhe Presidenti i njohur i Gjermanisë, Von Hiendenburg, duke i komentuar rrjedhat dhe zhvillimët e përgjithshme politike dhe ushtarake gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore, do shprehej në menyrë ekskluzive dhe eksplicite: Në krahasim me frontët ushtarake ose luftarake, frontët e luftërave të ndryshme politike ose diplomatike, nganjëjerë janë shumë me të rrezikshme dhe sfifuese."

Gjermanët ushtarakisht e fituan Luftën e Parë Botërore, por e humbën në prapavijat ose frontët e ndryshme intelegjente (spiunuese), politike ose diplomatike. Gjë që nuk mund të thuhet për rusët, serbet dhe ca popuj të tjerë, të cilët, edhe disfatat e thella ushtarake ose luftarake në të dyja luftërat e njohura botërore si dhe në ato lokale ose rajonale, jo rrallë i kanë  kthyer ose shndërruar në fitore pilitike ose diplomatike me ndihmën e të tjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat