Shqipëria nga zoti e bekuar, por me njerëzi të mallkuar

Opinione

Shqipëria nga zoti e bekuar, por me njerëzi të mallkuar

Fahri Xharra Nga Fahri Xharra Më 21 janar 2022 Në ora: 13:21
Arkiv

“Shqipëri O VEND I BEKUAR"

Ku i lamë malet O te bekuar ku i lamë krojet me ujë te kulluar ?

Ku i lamë pyjet o njerëz te mire ku i lamë dhe fushat qe punonim me aq dëshirë_Pse vajton qyqja tek varret e fisit Pse s’këndon bilbili tek pylli i lisit.

Te shtëpia e vjetër mbuluar me ferra s`ka asgjë tjetër veç rriska te nxjerra.

Dhe bijtë ikin larg e më larg nuk din nga ikin pastrues ne çdo prag. “(https://forumijone.online/o-vend-i-bekuar-ku-i-lam-malet-ote-bekuar-ku-i-lam-krojet-me )

Si është e mundur që një vend i bekuar nga zot, me të gjithë atë pasuri nëntokësore të ketë 51% të popullatës, nga varfëria në kufijtë e ekzistencës ?

Të më falin të ndershmit dhe varfanjaket e këtij vendi të bekuar nga zoti, për këto fjalët e mia, por ja që situata e sotme që po e kalon vendi im më detyroi t`i shkruaj disa rreshta dhe të shprehi revoltën time.

Kush janë të mallkuarit? Një pyetje shumë e rendë për t`u përgjigjur, një pyetje që i prek mu ata që janë të mallkuar dhe nuk dinë ta njohin vetveten, që prek mua ta që fshehën si gjarpinjtë në dushkun e malit dhe presin çdo moment që ta helmojnë këtë vend të bekuar.

Më interesuan rezervat nëntokësore e pasurisë së madhe që i kemi dhe të cilat fshehën dhe shumë kush nuk i di, dhe përpëliten në varfërinë e tyre ; të përçmuar dhe presin rastin vetëm të ikin. Mjerimi nuk ka kufij !

Pasuria që e kemi , ku shkon ? kush punon me te ?

Të cekim më të thjeshtën ; E dini që Shqipëria i ka rezervat e bitumit 100 milion tonë ?

Krom 36,9 milion ton, Gurë gëlqeror dhe gurë dekorativ 1336 milion ton. Bakër 27 milion ton .

Po të tjerat? Këto nxirren nga toka dhe shiten. Ku janë paratë ?

Bitumi i Selenicës shtron rrugët e Parisit, Kajros dhe Stambollit, jo te Tiranës.

Çfarë janë bitumet?

Bitumet, zifti ose asfalti natyror, janë hidrokarbure, janë një " nafte" e ngurte e rende e amorfe ne disa raste, sepse ingradentet fluide e likuide te naftës, largohen nëpër te çarat e shkembijve, se gjenden fare pranë sipërfaqes.

Ne te njëjtën kohe, ndodh dhe një fenomen oksidimi i naftës, kur ajo behet viskoze, pa u kthyer ne bitum.

Bitum )et janë deri 10 herë me te shtrenjte se nafta, zakonisht mbi 500$/ ton.(nga Shqiptaret janë Ilirë

Më dhëmbje për varfanjakët e Shqiperisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat