Preventiva është ilaqi më i mirë për të parandaluar krimet ndaj grave?

Opinione

Preventiva është ilaqi më i mirë për të parandaluar krimet ndaj grave?

Nga: Xhavit Çitaku Më: 21 janar 2022 Në ora: 17:25
Xhavit Çitaku

Raste të shumta të dhunës në familje po ndodhin në vendin tonë, por një gjë e tillë e shëmtuar po ndodh edhe në diasporë. Dhe, jo vetëm kaq, Dhuna po eskalon deri në aktin më të rëndë, në vrasje. Pavarësisht motiveve të kryerjes të këtyre veprave të rënda penale, një gjë është më së e qartë se institucionet kompetente nuk po reagojnë me kohë dhe në mënyrë profesionale për të parandaluar krimet ndaj grave, që në masë të madhe po krijojnë shqetësim e pasiguri për këtë gjini në përgjithësi. Për këtë konstatim më së miri flet rasti i fundit në Llaushë të Skenderajt, më ç’rast dorasi pas mbajtjes disa ditë në lokalet e policisë është liruar pa pasur një bazë të fort e të sigurt se ky njeri nuk do të ushtroj dhunë të sërishme ndaj gruas së tij, dhunë këtë që e ka bërë kohë të gjatë.

Duhet pasur parasysh edhe mentaliteti i mbrapshtë!

Me një fjalë, organet kompetente para se të marrin vendim për lirimin e kryesve të dhunës në familje duhet të kenë parasysh se sa kohë ata janë aq agresiv ndaj grave, por edhe fëmijëve të tyre dhe më pastaj ata të konsiderohen të parrezikshëm në periudhën e ardhshme. Në këtë drejtim fjalën kryesore do të duhej ta japin psikologët dhe kategorit tjera profesionale në mënyrë që të veprohet në preventiv , që është ilaqi më i mirë për të parandaluar krimet ndaj grave. Kështu, fatkeqësisht, nuk u veprua ndaj rastit të fundit në Llaushë të Skenderajt, rast ky që përfundoi tragjikisht. Nuk është vepruar e punuar profesionalisht edhe me rastin e Emshirit në Prishtinë, pastaj në Ferizaj e kështu me radhë. Institucionet dhe organet tjera kompetente duhet ta kenë parasysh edhe mentalitetin e mbrapshtë të trashëguar ndër breza se gruaja nuk bënë t’i tregoj askujt për dhunën që përjeton nga burri i saj, e aq më pak që ajo rastin ta lajmëroj në polici. Nëse ndodh kjo, sipas atyre që i kryejnë këto vepra trishtuese, iu është prekur sedra dhe e vetmja mënyrë për t’u “ pastruar” nga ky “ Turp” është akti i vrasjes. Shi për këtë, organet kompetente do të duhej që gratë t’i largojnë, qoftë edhe përkohësisht, nga shtëpia e jo burrat, të cilët pas lirimit kur shkojnë në shtëpi fillojnë sërish ushtrimin e dhunës edhe më të madhe pikërisht për shkak të paraqitjes se rastit në polici, dhunë kjo që eskalon deri në vrasje. Për këtë dhunë të shtuar në familje dhe vrasjeve që po tronditin vendin tonë, pos kryesve të këtyre veprave, përgjëgjës do të duhej të ishin edhe institucionet përkatëse, të cilat në disa raste vetëm sa i evidentojnë dhunën e ushtruar në familja dhe me kaq përfundon puna e tyre, ndërkaq në anën tjetër përfundimi i asaj storjeje mbyllet me veprimin më të rëndë, vrasje. Për këtë neglizhencë dhe punë joprofesionale të kryer dikush do të duhet të përgjigjej, që kurrë nuk ndodhi.

Duhet të mendohet edhe për fëmijët që mbesin jetim

dhënat statistikore tregojnë se numri i ushtrimit të dhunës në familje po shtohet. Historitë e ngjarjeve janë të dhimbshme, trishtuese, makabre. Pos grave dhunë përjetojnë edhe fëmijët, të cilët rrihen pa mëshirë nga baballarët e tyre thuase jetohet në kohën patriarkale. Dhuna e ushtruar ndaj fëmijëve jo vetëm që shkakton dhimbje fizike, por ndikon shumë negativisht edhe në zhvillimin normal të tyre. Ata gjithnjë i ekspozohen frikës se në çdo moment mund të maltretohen, në shumicën e asteve nga babai, dhe nga kjo ndjenjë ata mund të pesojnë psiqikisht dhe forma tjera të traumës psikologjike, që më vonë vështirë se mund të rehabilitohen pavarësht ndihmës së nevojshme mjekësore që do t’iu ofrohen. Ky është një alarm për institucionet vendore për të punuar edhe më shumë në drejtim të organizimit të kurseve apo formave tjera që ndikojnë në efikasitetin e parandalimit të kryerjes së veprave penale brenda familjes. Shëmbulli i Komunës së Skenderajt, e cila pas ratit tragjik në fshatin Llaushë fëmijëve të mbetur pa kujdes prindor ua ndau një banesë të solidaritetit, duhet të ndiqet edhe nga komunat tjera.

A ka nevojë për ndryshime të ligjeve ekzistuese në këtë lëmi?!

Ka shumë faktor socio- ekonomik dhe shëndetësor që ndikojnë në ushtrimin e dhunës në familje, për të cilën gjë flasin me kompetencë profesionistët e këtyre fushave. Ndaj, duke u bazuar në shpjegimin e motiveve të kryerjes së krimeve të rënda dhe të ushtrimit të dhunës, që në disa raste është sistematike, dorasit ose kryesit e këtyre veprave e bëjnë këtë gjë edhe për faktin se duan të tregohen se ata janë të vetmit që duhet të vendosin për gjithçka, edhe pse ajo nuk ka të bëj thuase aspak me interesin e familjes, por vetëm me kapricet e tyre huligane e mospërfillëse ndaj funksionimit të shëndosh të familjes. Ky fenomen është i patolerueshëm në shoqërinë tonë demokratike në të cilën dhuna nuk duhet të këtë vend. Përkundrazi, kjo dukuri, që po prek edhe imazhin e shtetit tonë, duhet të ç’rrënjoset, qoftë edhe me ndryshime të ligjeve ekzistuese, ku do të duhej të parashihn dënime drastike për ata që kryejnë vepra të tilla. Thënë konkretisht, me të tillët nuk duhet të këtë tolerancë e mëshirë, sepse kur një njeri të vetmin mjet në familje e ka ushtrimin e dhunës për të vetëm dora e shtetit dhe sistemi i drejtësisë duhet ta kenë përgjigjën më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat