Pse duhet të shtrejtohet dhe pse nuk duhet të shtrejtohet rryma në Kosovë?

Opinione

Pse duhet të shtrejtohet dhe pse nuk duhet të shtrejtohet rryma në Kosovë?

Nga: Dedë Preqi Më: 21 janar 2022 Në ora: 17:37
Dedë Preqi

Krizën e energjisë elektrike po e përjeton edhe Evropa, por edhe globi pëshkak të mungesës së gazit dhe rritjes së çmimeve të gazit, dhe nga kjo pikpamje është e pa mundur që një krizë e tillë të mos ndikoj edhe në vendet e rajonit, njëkohësisht nga kjo situatë do të preken edhe vendet që më pak e prodhojnë energjinë elektrike dhe më shumë janë të varura nga importi i saj, siç është edhe Kosova.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, mund të shkakëtojë krizë të thellë në gjendjen dhe mirëqenjën e qytetarit të këtij vendi, duke e prekë qytetarin aty ku dhemb më së shumti në krahasim me kushtet dhe rrethanat që ekzistojnë në mesin e kësaj shoqërie dhe duke marrë parasysh shumicën e të cilëve që gjinden pa punë dhe pa ndonjë burim të ardhurash.

Kjo gjendje e krizës së energjisë elektrike në Kosovë, nuk është e krijuar në kohën e qeverisë aktuale, por nga ky çast qytetari i vendit tonë po e përjeton dhe po pëson nga kjo krizë, që mund të rritet përditë e më shumë, ndërsa në anën tjetër, e tërë barra dhe përgjegjësia bie mbi qeverinë aktuale, e cila duhet domosdoshmërisht të bëjë një zgjidhje racionale dhe të qëndrueshme.

Probleme me energjinë elektrike kanë edhe vendet tjera të rajonit dhe më gjerë, mirëpo Kosova dhe popullata e këtij vendi është më e ndieshme se gjithë rajoni, edhe pse vendi jonë e ka lëndën e parë të thëngjillit, ku prej kësaj lënde e prodhon vetë një pjesë të energjisë, por nëse i marrim parasysh termocetralet tona që janë të vjetra dhe kanë mbi 50 vite , kur njëri bllok punon, ndërsa tjetri demolohet, vetë kapaciteti i tyre do të tregonte edhe prodhimin e kësaj energjie që nuk mjafton për ti plotësuar të gjitha nevojat e qytetarëve të këtij vendi edhe është i domosdoshëm importi i saj, i cili shpeshherë bëhët sikur nuk ia vlenë «barra qerasë» duke e blerë me një kosto të lartë.

Prandaj, sa do që do të fajësohen qeveritë dhe pushtetet e kaluara, të cilat po kuptohet se si e kanë lënë gjendjen e energjisë dhe pozicionin e saj edhe përmes keqmenagjimeve dhe keqpërdorimeve për një perudhë të gjatë, dhe tani pasojat po i vuajnë qytetarët e këtij vendi, mirëpo qeveria aktuale duhet ta tregojë rrolin e vet konstruktiv dhe efektiv, që përmes angazhimit dhe përkushtimit serioz të nxjerrët nga kjo krizë, edhe vetë kjo qeveri në krye me Albinin, i ka premtuar këtij populli, që do të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë në kushte të mira dhe të vështira.

Rrritja e çmimit të energjisë elektrike do të nxiste edhe ngritjen e çmimeve tjera të artikujve ushqimore dhe të derivateve, duke shkakëtuar te popullata e vendit një lloj kaosi dhe konflikti përballë kushteve të pa përballueshme, sidomos për ata që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme ndoshta as për ta ngopur barkun, dhe cila do të ishte mundësia e tyre për ta paguar rrymën me një kosto të pa përballueshme.

Janë fare të qarta kushtet dhe rrethanat të cila po i paraqet qeveria Kurti, dhe rritja e konsumit të energjisë sidomos edhe në kohën e dimrit, kur shumica e qytetarëve të vendit ngrohet përveq me dru dhe thëngjill, një pjesë e madhe e tyre duhet të ngrohet me energji elektrike, sepse nuk ka ndonjë alternativë tjetër, prandaj nga kjo rritje e shtyen edhe kompaninë tonë që të importojë energji nga ndonjë vend tjetër dhe ky import shtesë, do i kushtojë Kosovës, një kosto shumë të madhe.

Prandaj, për ta menagjuar situatën, Qeveria e Kosovës, dhe ministerja e Ekonomisë Artana Rizvanoli, duhet t’a studiojnë dhe shtjellojnë mirë çështjen e energjisë elektrike në Kosovë, mbase kjo çështje është një nyje e pa zgjidhur, e cila nuk është krijuar tani, por lloji i këtij problemi e ka burimin shumë të hershëm, që është kthyer sot në një krizë dhe kaos për qytetarët e këtij vendi.

Dhe më shtrenjtë mund ti kushtojë qeverisë së Kosovës, një përplasje me qytetarët e saj, se një kosto tjetër çfarë do jetë me importimin dhe blerjen e energjisë elektrike, duke marrë parasysh kushtet ekonomike dhe sociale jo të mira të qytetarëve të vet, të cilët janë shumë më të rëndësishëm se energjia dhe gjithçka tjetër, njëherazi qeveria Kosovës, duhet të zgjedh problemin e energjisë dhe pagesës së saj në veriun e Mitrovicës, dhe të ndërpresë njëherë e përgjithmonë pagesën e miliona eurove, për energjinë e shpenzuar nga qytetarët serb, të cilët me vite nuk e paguajnë energjinë elektrike.

Dhe debatet në Kuvendin e Kosovës, për energjinë elektrike dhe shtrejtimin e saj, janë debate të nevojshme, por përkundër gjendjes së pa lakmueshme dhe reagimit të qytetarëve, debatet e opozitës janë bërë shumë bajate, sepse nga ana e tyre, më shumë po shpërfaqet një mllef dhe ironi e pa kontrueshme kundër qeverisë dhe Albin Kurtit, se po bëhët një debat i frytshëm në favor të çështjeve dhe temave të rëndësishme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat