Politikat shqiptare përtej valorizimeve, glorifikimeve, stisjeve të ndryshme ose iluzioneve!

Opinione

Politikat shqiptare përtej valorizimeve, glorifikimeve, stisjeve të ndryshme ose iluzioneve!

Nga: Agron Shabani Më: 21 janar 2022 Në ora: 22:59
Agron Shabani

Sipas logjikës, psikologjisë dhe sociologjisë së përgjithshme shoqërore ose qytetare: Çdo foshnje ose qenie (krijesë) e mundshme njerëzore ose homo sapiente, sipas ligjëve të njohura hyjnore, natyrore dhe antropobiologjike, lindë e shëndetshme dhe intelegjente, por ia që mepastaj e bëjnë të sëmurë, të vrazhdë dhe të marrë shteti dhe shoqëria, gjegjësisht kushtët dhe rrethanat jetësore, shoqërore, familjare, politike, sociale, ekonomike etj.

E sidomos atëherë kur prehësn fatët e njerëzve, popujve (kombeve) dhe shteteve të ndryshme së bashku me "tabelat e ligjëve" të ndryshme historike, gjeografike, ushtarake, politike, sociale, ekonomike etj.

Ç'është e vërteta, të gjithë ata që për vite ose dekada të tëra i kanë vjelur frytët (mjetët) dhe gëzuar të gjitha privilegjet dhe benificionet më të larta në kuader të sistemit ose regjimit monist ose jugokomunist nën ish Jugosllavi, sot prap janë të involvuar, karrabythur ose inkorporuar në të gjitha hallkat dhe zinxhirët kryesor të shtetit dhe pushtetit kosovar, tani e me tepër se 30 vjet rrjesht.

Bile, shumë prej tyre i keni edhe në ballë të rrjeshtit ose kolonës "çlirimtare, shtetformuese dhe patriotike" në Kosovë.

Aty i keni edhe "çlirimtarët ose komandantët (komesarët) e 3 %, etj, të bërë bashkë me pjesëtarët e ndryshëm të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së me seli në "Rogner" të Tiranës, e jo në fushën e nderit ose frontin e luftës, për t'i pjesëtuar ose ndarë bashkë fondët e luftës dhe ish qeverisë në ekzil të Dr.Bukoshit etj.

Ndërkaq, të gjitha subjektet politike shqiptare në Kosovë, nën sloganet ose parullat djathtiste ose centrise, janë profilizuan ose pozicionuan majtas.

Kjo ka ndodhur mbase nga nostalxhia ose letarxhia e pafshehur që kanë shqiptarët për komunizmin  ose komunopansllavizmin, si rezultat i ndonjë motivi, narrativi ose arsyeje tjetër objektive dhe subjektive. Kush e di!?

E majta dhe e djathta janë dy alternativa, dy narrative ose ekstreme dubioze, disonante dhe kognitive që mbeten si opsione të pranuara në Europë dhe gjithandej.

Në Kosovë dhe Shqipëri ndërkaq, ekstremet e njërës apo tjetrës palë,, ngelën të pranueshme, miqsore dhe analogjike mes veti, pasiqë ato vazhdimisht aplikojnë ose praktikojnë mjetët ose metodat jodemokratike në realizimin e qëllimeve të tyre. 

Paradoksi shqiptar në Kosovë qëndron pikërisht në narrativin e njohut reaksionar ose anakronik sipas të të cilit, me mijëra anëtar ose simpatizant të LDK-së , PDK-së, AAK-së, AKRS-së, PSHDK-së etj., në njerë anë e shajnë, akuzojnë ose paragjykojnë Kryeministrin Kurti dhe Vetvendosjen për kauza, koncepte ose ideologji të ndryshme majtiste, marksiste, revolucionare, radikale ose populiste, në anën tjetër ndërkaq, bashkëpunojnë, kolportojnë dhe kolaborojnë me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë si pasardhëse e ish-PPSH-së-kundër Albin Kurtit dhe kursit ose filozofisë së tij integrale, reformatore dhe avangardiste.

Këtij narrativi ose paragjykimi i parapriu fushata e madhe agjituese ose propagandistike e Kryeministrit të mehershëm të Kosovës, Avdullah Hotit -kundër Kryeministrit aktual Albin Kurti, mbi si thuhet "anti-amerikanizmin" e tij dhe plot brroçkulla, thnegla dhe shpifje tjera bizare ose bizantine kundër z. Kurti, të cilave u janë bashkangjitur si në "kor" edhe ish Kryeministri tjetër i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me lidershpet e PDK-së, LDK-së, Nismës etj.

Zatën, ky është paradoksi dhe absurdi shqiptar. 

Ndonëse, narrativi dhe filozofia politike, konceptuale dhe ideologjike e një partie ose subjekti politik, nuk është domosdoshmërisht e varur nga liderët ose lidershipi i saj. 

Ideologjinë dhe programin politik nuk e harton fare lideri ose lidershipi. Ato janë ngritur, krijuar dhe profilizuar shekuj ose dekada më herët.

Kështu që e majta ekstreme, radikale, filoruse ose komunopansllaviste, edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, është shëndoshë e mirë në këmbë (paterica) të forta ruso-serbe.

Ndërkohë që një "delengji i vogël" bolshevik ose një majtist neoliberal, anarkoliberal ose anarkoindividualist si Edi Rama (edhe me ndihmën e pakursyer të Behgjet Pacollit, Lulëzim Bashës etj.): E ka kthyer Shqipërinë në 'tokë të askujt', gjegjësisht në "parajsë" ose "tokë të premtuar" të drogës, korrupsionit, trafikut, kontrabandës, krimit të organizuar, prostitucionit, stratifikacionit, shpërlarjes së trurit dhe parave dhe të ngjajshme.

U mor vesh se në filozofinë politike të së djathtës, dominon ose mbizotëron fryma, sinteza dhe formula e njohur liberale ose demokratike, që do thotë ndërtimi i kapitalizmit në marrëdhëniet e tij me shtetin, pushtetin dhe shoqërinë. 

E djathta angazhohet për rend ekonomiko-shoqëror, si dhe sistem kapitalist të bazuar në ekonominë e tregut. 

Ajo përfaqëson eliten ose shtresën e lartë të shtetit dhe shoqërisë.

 E djathta shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri, për çastin ose momentin, përfaqëson pakicën. Sepse "shtresa e lartë e aristrokracisë ose borgjezisë së re shqiptare" janë shpërngulur ose kanë emigruar në politikë, qeveri, parlament ose në parti politike, kurse, pjesa më e madhe është shtresë e ulët që përbëhet nga punëtorët, bujqërit, blegtorët dhe tregtarët e vegjël ose ambulant.

Përderisa, ajo "pjesa tjetër" e mbiquajtur si shtresa më stabile dhe rentabile për shtetin (ët) dhe shoqërinè, përbëhet nga shtresa e mesme që përbëhet nga tregtarë të mesëm, nga administrata shtetërore ose publike, punonjësit e shëndetësisë, profesorët univerzitar, policia, ushtria, deri diku dhe arsimtarët etj. 

Albin Kurti angazhohet për një ekonomi të lirë dhe sociale të tregut, për një shtet solidar e social, të lirë, të pavarur, sovran, integral, ligjor dhe demokratik.E jo për një ngrehinë ose kreaturë poroze, fraxhile, heterogjene, inkompajte, artificiale, disfunksionale ose parapolitike, në të cilën, thirren në vlerat e luftës së UÇK-së, edhe ata të cilët abuzojnë përditë me to, dhe nuk përfaqësojnë fare UÇK-së!

Paradoksi tjetër (shqiptar ose kosovar) i radhës është ai se "borxhezët, feudalistët, skllavopronarët ose aristokratët e ri" pushtetmbajtës ose pollitik, vazhdimisht kërkojnë votat e tyre. Votat e njerëzve të varfër ose shtresave me të ulëta dhe skmanore që  duhet të votojnë dhe punojnë për ta!!!

Në të kundërten, bëmat dhe gjëmat e tyre ndaj shqiptarëve, gjithëmonë janë kobzeza ose ugurzeza.

Në politikë shqiptare ose kosovar, si duket nuk ka çlirimtar ose patriot të vërtetëve, nuk ka madje as të djathtë dhe të majtë, ata janë thjeshtë disa "kafshë të larta politike" të etur vetëm për pushtet dhe pasuri mbi kurrizin e thyer ose lakuar të kombit dhe atdheut.

Ndërsa, ujqërit e uritur për gjahun e ri shqiptar, këtë ditë e kanë pritur! 

Pa e harruar këtu edhe qyqarëllëkun dhe naivitetin e dikurshëm të ish liderit (shefit) të shtetit dhe qeverisë shqiptare, Prof. Dr. Sali Berishës, i cili për një kali të thjeshtë në fushën e "shahut politik" siç ishte (është) Lulëzim Basha, e fali ose e dha dikur mbretëreshen, respektivisht Prof. Dr. Jozefina Topallin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat