A është Rugova figura më e madhe historike e Kosovës?

Opinione

A është Rugova figura më e madhe historike e Kosovës?

Faton Mehmeti, Bota sot Nga Faton Mehmeti, Bota sot Më 22 janar 2022 Në ora: 14:51
Ibrahim Rugova

Shkuarja në amshim e presidentit historik dhe arkitektit të pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, ka lënë zbrazëti në historinë e Kosovës. Siç dihet, Ibrahim Rugova ndërroi jetë me 21 janar 2006. Në 16 vjetorin e ikjes së tij në amshim, përkujtohet me nder dhe respekt figura historike e presidentit Ibrahim Rugova. Edhe pse është shkruar shumë për Dr. Rugovën, megjithatë figura e tij do të jetë gjithnjë burim frymëzimi për të vazhduar të shkruhet akoma për të, të studiohet jeta dhe vepra e tij. Pavarësisht se është shkruar shumë dhe do të shkruhet akoma, të gjithë bien dakord në një gjë: figura e Rugovës është kolosale. Si asnjëherë më parë, gjithnjë shtohen ata që flasin për Rugovën, rugovizmin, duke u munduar të përfitojnë në emrin e tij. Kjo gjë nuk është vetëm te shqiptarët, kjo haset kudo. Megjithatë, në 15 vjetorin e ikjes në amshim të Rugovës, të mundohemi të nxjerrim në pah rugovizmin, çka është rugovizmi, çfarë nënkuptojmë me rugovizëm dhe a ka sot në partitë politike frymë të vërtetw rugoviste?!

Rugova është tipik shqiptar, shqiptar i vërtetë, shqiptar ilir, dardan, shqiptar modern dhe model për t’u ndjekur. Në formimin e tij intelektual rol të madh ka luajtur eposi, etnia shqiptare, mandej rritja e tij jetim e ka bërë edhe më shumë të zhytet në petkun iliro-dardan. Rugova, bazament të tij ka civilizimin e hershëm, i cili mbështetet në të kaluarën, pa hequr dorë nga e ardhmja. Jo rastësisht Rugova u bë shkrimtar, njeri i letrave, idol i veprës së Bogdanit dhe Xhojsin, të cilët mbeten lajtmotivi i tij jetësor. Te “Parimet estetike”, Rugova artikulon nevojën e rikthimit të shqiptarëve në gjenezë të tyre, popull paqedashës, burra të urtë, të fjalës dhe pushkës. Ruajtja e vlerave, të traditave, është njëra ndër virtytet e rugovizmit, të cilën e manifestoi me “Darkën e lamës”. Mos konfliktiviteti për mendimin ndryshe, nevoja për pluralizëm, nevoja për të çmuar mendimin e gjithsecilit, janë vetëm disa dromca në mozaikun e madh të rugovizmit.

Rugovizmi në vetvete është shqiptari dardan, ilir, shqiptari që solli civilizimin nga lashtësia, shqiptari me plis që nuk është dorëzuar kurrë, shqiptari i penës edhe kur nuk kishte shkolla, si rasti i Bogdanit. Të gjitha këto vlera, dhe shumë të tjera, për të cilat do të shkruajmë edhe herëve të tjera, janë vlera të rralla që gjenden tek një politikan, tek një lider i sotëm. Rugova nuk ishte kurrë politikan, ai ishte misionar, dhe në luftë me një misionar kurrë nuk mund të jesh fitues. Të gjithë sot flasin për rugovizëm, por pak e njohin, dhe shumë pak ecin në rrugën e tij.

Partia, të cilën e themeloi Dr. Rugova, LDK, sot më shumë se kurrë ka nevojë për të rikthyer sytë tek rugovizmi, fryma e cila është venitur në këtë parti. Këtë gjë e dëshmoi edhe daja i Rugovës, por e thonë të gjithë ata që e kanë Rugovën në zemër.

Një LDK në frymën e vërtetë të Rugovës, është garanci për Kosovën, për të ardhmen e saj, gjithmonë në miqësi me SHBA, ashtu siç e theksonte me krenari Dr. Rugova.

Ishte Ibrahim Rugova, ai që në vitin 1992 bëri marrëveshje jo formale me Ramiz Alinë, për krijimin e mundësive të stërvitjeve të grupeve të shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri. Nga aty edhe filluan të shkonin grupet e para, në mesin e tyre edhe Adem Jashari, dhe shumë luftëtarë të tjerë. Me pak fjalë, ishte presidenti Rugova ai që bëri të mundur që të stërvitën ata që i dolën përpara Serbisë, ata që nuk kishin as akronim të një ushtria apo gjërave të tilla, por që kishin ideal luftën dhe lirinë.

Pak rëndësi ka kur zyrtarisht doli emri UÇK, me rëndësi është se themelet i vuri Ibrahim Rugova në aspektin politik dhe Adem Jashari në atë ushtarak. Të tjerët vonë janë inkuadruar në këto gjëra, disa vetëm t’u thirrur në emër të luftës, duke u munduar të baltosin ata që vërtetë kanë dhënë kontribut të madh.

Pa ndihmën e Rugovës, dhe natyrisht aprovimin e Ramizë Alisë, shumë luftëtarë s’do ishin stërvitur, dhe me gjasë edhe s’do e vazhdonin aktivitetin e tyre, ushtarak, duke mos qenë të gatshëm. Ki parasysh se Serbia kishte një ushtri të fortë, dhe pa përgatitje të mëdha vështirë të kryenin qoftë edhe një aksion të vetëm. Prandaj, disa gjëra nuk duhet harruar, edhe ata që janë munduar nuk ia kanë arritur dot, pasi e vërtëta gjithmonë triumfon. Disa huliganë e shpallën tardhëtar, i dogjën flamurin, ai heshti, e dinte se e vërteta triumfon. Rugova nuk ishte politikan i zakonshëm, ishte misionar dhe si i tillë mbeti.

Rugova është tipik shqiptar, shqiptar i vërtetë, shqiptar ilir, dardan, shqiptar modern dhe model për t’u ndjekur. Në formimin e tij intelektual rol të madh ka luajtur eposi, etnia shqiptare, mandej rritja e tij jetim e ka bërë edhe më shumë të zhytet në petkun iliro-dardan.

Rugova, bazament të tij ka civilizimin e hershëm, i cili mbështetet në të kaluarën, pa hequr dorë nga e ardhmja. Jo rastësisht Rugova u bë shkrimtar, njeri i letrave, idol i veprës së Bogdanit dhe Xhojsin, të cilët mbeten lajtmotivi i tij jetësor. Te “Parimet estetike”, Rugova artikulon nevojën e rikthimit të shqiptarëve në gjenezë të tyre, popull paqedashës, burra të urtë, të fjalës dhe pushkës. Ruajtja e vlerave, të traditave, është njëra ndër virtytet e rugovizmit, të cilën e manifestoi me “Darkën e lamës”. Mos konfliktiviteti për mendimin ndryshe, nevoja për pluralizëm, nevoja për të çmuar mendimin e gjithsecilit, janë vetëm disa dromca në mozaikun e madh të rugovizmit. Rugova, mbetet figura më komplekse në historinë e kombit shqiptar, vizionar, i urtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat