Me gjuhën e popullit tonë...

Opinione

Me gjuhën e popullit tonë...

Nga: Agron Shabani Më: 22 janar 2022 Në ora: 15:00
Agron Shabani

Me kujtohet se një axhë yni i njohur dhe i çmuar, Ali Meta që ne të vegjlit e familjes dhe farefisit tonë e quanim Mixhë, asokohe iu thoshte burrave në odë: 'Burrat e dheut, nuk ka asgjë me të vështirë, se sa me i ngie (ngopur) fukaranë me bukë, robin ose skllëvin me liri dhe jetimin me dashni (dashuri)!"

Mixha Ali (Dritë pastë!) -ishte burrë i mençur dhe një trimë i urtë e shumë besnik, i cili dikur kishte qenë edhe kryetar i rrethit (qarkut) në Skivjan të Gjakovës, ku edhe sot e kësaj dite në nderim te jetës, veprës dhe personalitetit të tij në ato anë të Dukagjinit, thonë se ruhet si kujtim i madh dhe testament lisat e mbjellur dikur nga Ali Meta. Nejse!

Pleqnarët e njohur shqiptar, kanë thënë dikur se nganjëherë me shumë vret fjala, se sa plumbi ose pushka.

Janë për t' u përshëndetur dhe admiruar ata dhe ato që flasin ose shkruajnë mbi ngjarje, zhvillime, figura ose personalitete të ndryshme, duke i ruajtur dhe kultivuar distancën dhe pavarësinë e tyre morale, intelektuale dhe profesionale së bashku me higjienën, etikën (kodin etik) dhe intelegjencën e brendshme shpirtërore, emocionale, inetelektuale dhe mentale ose psikologjike.

Ndërkaq, janë disa të tjerë që sillën ose imponohen me çdo çmim si dhe me çdo kusht si "enfant terible", apo si "disident ushtarak ose politik"etj.

Disidenca në kushte ose rrethana të rënduara okupimi (pushtimi) ose shtetrrethimi klasik, e ka kuptimin e një rezistence ose oponence kognitive, intelektuale, profesionale, intelegjente ose interaktive në distancë.

Pastaj vjen një luftë tjetër për disidentin intelektual, kulturor, politik, ushtarak, gazetaresk, publicistik etj. 

Me fjalë tjera, disa duke u munduar ose përpjekur (turravrapçe) me bërë sevapë (mirë), me tepër po iu bëjnë të tjerëve dhe vetvetës së tyre keq ose xhynah (mëkat)!

Se këndejmi, edhe dikund tjetër, në një shkrim gazete, e kam cekur fatin se : Ateistët e paftyrë, të pashpirtë, të pabesë, nebuloz, stupid, mediokrit, dogmatik, demagog dhe hipokritë, penetrojnë, frekuentojnë, flirtojnë, kolportojnë, deklarohen dhe rrijnë fare pranë teistëve, teologëve ose besimtarëve të pakualifikuar, diletnat dhe pa përvojë, duke bërë poza të ndryshme rituale ose celebrale para popullit ose publikut laik, të pakualifikuar, joaudicional dhe joauditorial. Ndërkaq, të dyja palet përfundojnë blasfemi, demagogji ose hipokrizi.

Duke i sharë, paragjykuar, stigmatizuar, linçuar, kriminalizuar, demonizuar ose satanizuar përditë Rexhep Qosjen, Adem Demaçin.., apo Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn ose pjestarët dhe ish komandantët tjerë shqiptar të UÇK-së, disa jo vetëm emrit, mbiemrit, jetës, veprës, personalitetit dhe shpirtit të Dr. Ibrahim Rugovës (Dritë pastë!), por iu bëjnë keq edhe lirisë (çlirimit), popullit, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.

Po të ndodhej në jetë z. Rugova, besojë se do i kishte kritikuar dhe parandaluar ato trende, tendenca, ose parulla, slogane, elozhe dhe recidive të dëmshme dhe kontraproduktive.

E sidomos përçarjet ose dilemat e ndryshme paradoksale, reaksionare dhe anakronike rreth asaj se "kush ia vuri emrin, apo kush e ngriti dhe themeloi UÇK-së ?, kush e solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës?, dhe të ngjajshme!

 Kjo të ngjanë në dilemën e njohur diskursive, kohabitative ose dihotomike: Në është me e vjetër veja (vezja) a pula!? Apo...!?

Kapitulli i luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, siç dihet, është mbyllur ose ka përfunduar tani e 21 vjet me parë, me fitorën epokale dhe monumentale të UÇK-së dhe forcave të Natos-kundër soldateskës dhe njësitëve (hordhive) të tjera kriminale dhe gjakatare të Millosheviçit.

Ndërkaq, edhe akterët ose protagonistët e njohur të ngjarjes ose ndodhjes, nuk janë më aty si dikur.

Rrokullisja e sërishme në greminë ose humnerë pas kapërcimit të bregut, të ngjanë në vetvrasje individuale dhe kolektive, ose në fatalitet.

Falë Zotit të madh falenderues, masat ose metodat e njohura luftarake ose ushtarake, ngelen ose janë metodat e vetme dhe kryesore të ngritjes, përmirësimit dhe fuqizmit politik,  fizik, organik ose mekanik të shtetëve, popujve dhe shoqërive të ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit." (H. von Rimscha)

Dreqi e marrtë! Ëndërrat janë një diçka e madhe përtej meje, përtej nesh... Ëndërrat janë vetëm për trimat, heronjt ose guximtarët!", do thoshte dikur i mençuri ose i dituri.

U mor vesh se heshtja dhe buzëqeshja, janë dy fjalë ose arte të fuqishme në jetën ose përditëshmerinë tonë: Buzëqeshja është arti ose menyra për të zgjidhur ose tejkaluar shumë sfida ose probleme të ndryshme objektive dhe subjektive, ndërsa heshtja për t'i shmangur ose injoruar ato. Sigurisht. 

Shqiptarët, sipas një tradite ose historie të pashkruar dhe të panjohur asgjëkundi, me tepër janë egoist, egocentrik, anarkoindividualist ose anarkoliberalist, se sa integral, racional, institucionalist, konstituciinalist etj. Sidomos politikat dhe politikanët e tyre ditor ose periodik. 

Mungesa e vetëdijes shtetrore, nacionale, çlrimtare, historike dhe patriotike, e ç'veshin dhe ç'armatosin tërësisht një popull ose komb të tërë nga ekzistencializmi, idealizmi dhe materializmi dialektik, duke e çuar në zhdukje, fundosje ose vetshkatërrim.

Në këtë histori, është mëse interesant fakti se mëse tepërmi i shajnë prej nane  dhe prej babe pasardhësit e tyre dhe të tjerët, pleqtë ose njerëzit e semurë, ose në delir ose katarsis, sepse iu lagën baroti dhe municioni, dhe u shkon gjaku në tru e takati (fuqia) në gojë.

Pleqnari njohur nga Drenica, i pyetur dikur në e kishte rrahur ose ofenduar dikënd gjatë tërë jetës së tij?, u detyrua të thoshte se vetëm njëherë në jetë e kishte rrahur një gabel (cigan) i cili dikur ia kishte rrahur dhe shkallmuar keq një vëlla ose kushëri të tij i cili vriste dhe priste me fjalë të nxehëta në logun ose odën e burrave prane oxhakut ose kaftorrit.

Fjalët e nxhehta nuk i pjekin as bukën dhe as kulaçin.

Pa të keq, vëllezër dhe motra!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat