Kullat e Adem Jasharit po rrënohen, shteti në gjumë!

Opinione

Kullat e Adem Jasharit po rrënohen, shteti në gjumë!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 22 janar 2022 Në ora: 15:05
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Është turp për shtetin pse kullat e familjes janë ashtu si janë! Një apel për njerëzit e vullnetit të mirë sepse këta kryeneqët e grupeve politike, nuk janë kah bëjnë punë pa interes partiak! Aty si duket qenkan gërshetua interesat e këtyre “trimavetë politikëbërjes” për më shumë se dy dekada. Për turp, por pse kështu? Kjo kullë, kala e kombit tonë, është epiqendra e Lirisë, është simboli i shqiptarisë! Aty është skalitë më madhështorja e kombit, sakrifica, flijimi, e pa mundshmja e shqiptarit liridashës! Diçka e pa parë ndër shekuj e ndër beteja!

Diçka tepër e madhërishme për shqipet por edhe për të tjerët që lakmojnë heroizmën! Turko-arabët, “dorën në zemër” si gjithënjë e me vrap, veprojnë si me porosi e shkuesi me ato ofertat me ngjyra fetare, porse edhe kjo lutje nuk do të pranohet nga Pinjollët e Familjes së Adem Jasharit. Këta s’kan sy e vesh për lutje të tilla. Kjo po del se, me amanet e paskan këtë punë nga dëshmorët e Prekazit heroik.

Kullat nuk ngjyrosen, ato nuk blehen, prandaj edhe s’ka “shpronësim” të martirëve nga ata që duan të i ndërtojnë! Njëzet vjetë pritje, për ndërtim e kullës nga ish partitë e pushteteve t’kaluara. E dhimbshme sepse nuk është e lehtë me komunikue me ata që dëshirojnë me përvetësua gjithëçka. “Të fortit” nuk pyesin për çmim e kushte, sepse e mendojnë veten se janë “Zot i lirisë e shqiptarisë”! Këta burra e gra të politikës nuk rriten dot në emër të kullës e martinizimit, nga ku lindi liria, buzëqeshi fati i të ardhmes, aty ku u derdhë gjaku i lirisë, aty ku lulet e lirisë do lulëzojnë për jetë e mot, aty ku u vunë themelet e shtetit! Aty ku sot “matrapazët e politikës” po rrëshqasin nga mendja e për turp.

Të gjithë pa dallim jeni me mëkate, përderisa mundohemi të ngjyrosni legjendat e kombit me ato ngjyrat e partisë! Ndoshta këtu qëndron e vërteta, pse kullat po dergjen! Mallkuar qofshin të gjitha grupet politike të cilat gjejnë kohë edhe krekosen para kullës e përpara luleve të lirisë! Pozitë, opozitë, dje edhe sot, s’jeni fare n’tokë të bukës derisa provoni të adaptoni heronjët! Qejfi n’a qenka më i madhë se sa Stambolli kan thënë pleqtë, por nuk e besoj se do u plotësohet kjo dëshirë! Nuk u lan dot lumi për këto marrina! Rindërtimi i kullës është prioritet i shtetit dhe shqiptarisë. Ndihma nga populli e diaspora nuk do të mungoj nëse vërtetë dikush në emër të shtetit bënë punët e shtetit! Shpresoj se Kullat do të ndërtohet shumë shpejtë, kjo pronë e shqiptarisë, ky yll i Lirisë! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat