A thua opozita me të drejtë e fajëson kryeministrin Kurti, për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike?!

Opinione

A thua opozita me të drejtë e fajëson kryeministrin Kurti, për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike?!

Nga: Adem Bytyçi Më: 22 janar 2022 Në ora: 18:35
Adem Bytyçi

Duhet kuptuar se me krizën energjetike në këtë kohë dhe rritjen e çmimit të energjisë nuk është duke u ballafaquar vetëm Kosova, por gjithë rajoni dhe shtetet tjera gjithandej.

Ata, që e njohin kryeministrin Kurti dhe angazhimin e tij për të përmirësuar jetën e qytetarëve, personaliteti i cili nuk do të donte të ngritej çmimi i energjisë elektrike është pikërisht kryeministri aktual z.Albin Kurti.

Në rastin konkret nuk është në mundësinë e kryeministrit Kurti, të ndal ngritjen e çmimit të energjisë, është kriza energjetike indikatori kryesore që dikton ngritjen e çmimit të energjisë.

Ka dy opsione lidhur me ngritjen apo jo të çmimit të energjisë në Kosovë, kjo sipas trendit të krizës energjetike në rajon dhe më gjerë dhe natyrisht të ngritjes së çmimit të energjisë thuajse në të gjitha shtetet tjera ,

Opsioni parë, mos të ngritet çmimi i energjisë dhe të ballafaqohemi me terrin dhe opsioni dytë, të ngritet çmimi i energjisë dhe sado pak të zbutet mungesa e energjisë.

Kryeministri Kurti është në qendër të kritikave nga opozita edhe për mungesë të energjisë si dhe për ngritjen e çmimit, ani pse të gjithë e dijnë se Kosova me kapacitetet e saj vetanake energjetike nuk është në gjendje për t'i përmbushur nevojat e vendit dhe detyrimisht kërkohet të importojë energji nga jashtë.

Në bazë të asaj që po trumbetohet kundër kryeminstrit Kurti për shkak të ngritjes së çmimit të energjisë në vend, ka dyshime se kryeministri të akuzohet edhe për ngritjen e çmimit të energjisë edhe në shtetet e rajonit, ani pse këto shtete nuk e pyesin fare z. Kurti, për ngritjen e çmimit të energjisë . . .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat