Legjenda e ndërtimit të urës së shenjtë!

Opinione

Legjenda e ndërtimit të urës së shenjtë!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 24 janar 2022 Në ora: 09:51
Sherif Ramabaja

Kishin qenë tre vëllezër: Rama, Vuçiq dhe Erdogan. Ata jetonin në një distancë mjaft të largët mes vete. Në kohët e lashta mes vete vetëm me gomarë vizitoheshin, po fal Bill Gates, Googel, Aiphon, Elon Mask etj. ata sot komunikojnë mes vete, vizitohen me vetura elektrike dhe bëjnë plane që t´i shkrijnë kombet e tyre.

Vëllau më i madh nga ta Erdogan u kishte propozuar vëllezërve që do të investonte në vendet e tyre, për t´i përtrirë lidhjet e vjetra pesëshekullore.

Vëllaut Rama si shenjë të vllazërimit ishte pajtuar që të restauronte dhe ndërtonte xhamitë në të gjitha trojet shqiptare, duke përfshirë vendin e shqipeve, pastaj Dardaninë, Maqedoninë, Luginën dhe Malin e Zi, sepse Arvanitasit dhe Arbëreshët i konsideronte të humbur.

 Përpos kësaj turqishten pa humbur kohë, do ta fuste menjëherë në shkollat shqipe.

Vëllaut Vuçiq i kishte propozuar investime në fusha të ndryshme, sepse ai përpos Luginës dhe Jeni Pazarit nuk pajtohej gjetiu në ndërtimin e xhamive, apo futjen e turqishtes në shkollat e tij.

Këta tre vëllezër planet kishin filluar t´i konkretizonin dhe për një kohë të shkurtër rezultatet ishin evidente : çdo mëngjes kur ngriteshin shqiptarët e shihnin nga një mollë të egër të mbirë në lagjen e tyre.

 Mollat e egra erdhën duke u shtuar, po tash nuk po del birë nëne që ta ndërprej mbirjen e tyre.

Në fund ndoshta duhet të formohet një komision, grup pune ose institucion për ta shqyrtuar këtë problematikë, sepse gjithkund nëpër trojet shqiptare janë shtuar mollat e egra, që do e kemi problem ku t´i vendosim : për eksport nuk na i do kush. Shkolla, kopshte apo objekte sportive nuk mund t´i shndërrojmë, sepse nuk kanë konstruksion të tillë.

As strehimore në rast rreziku të fatkeqësive natyrore, apo të kërcënimit nga lufta nuk mund t´i përdorim, sepse nuk i plotësojnë kriteret e tilla.

E vetmja mundësi ndoshta mbetet : ajo që ngritet ditën, të rrënohet natën, sikurse legjenda e urës së shenjtë.

Vëllau i madh Erdogan i konkretizoi planet tutje : ju do jeni nën mbrojtjen time tha. Këtë duhet ta konfirmojmë me marrëveshje shtetërore.

Vëllau i dytë Vuçiq po ashtu propozoi planin e tij që përjetë, popujt tanë do të ishin të bashkuar.

Ai vendosi që ta formojnë Open Ballkanin dhe t´i zhduknin kufitë, sepse popujt tanë vëllezër kishin vuajtur nga një ndarje e tillë.

Tash e tutje tregëtia dhe ekonomitë tona do lulëzojnë. Vëllau im Rama mund të niset që të më vizitoj, po deshi me gomarë, me kali, me biçikletë, me kamionetë apo me traktor, askush sdo e ndaloi në kufi.

 Ai në shtetin tim mund të eksportoi domate, speca, shalqi, qepë, hudhër, patate, spinaq dhe gjthëçka që don. Nga shtazët nëse ka, po ashtu mun të eksportoi : dele, lopë, derra, qengja, pula, gomarë, kuaj, viqa, buallica, peshkaqenë, balena, delfina, gaforre, ujq, arinjë etj.

Unë po ashtu me ngarkesat e mia do ta pushtoj tregun e vëllait tim, duke ia mbushur raftet me të gjitha produktet që mos ta ndjej mungesën e tyre. Unë po ashtu ngarkesat me maune do t´i nisi drejt bregdetit të vëllait tim, që synim kam vendet e treta dhe vendet e tjera Evropiane.

Rama u ngazëllye me propozimet e vëllezërve të tij, po kishte rënë në mendime. Dy vëllezërit e tij e pyetën për hallin.

Të gjitha këto plane i kishte thurur edhe me Thaçin, po ai tash ndodhet në Hagë. Albini dhe Vjosa haptas po e kundërshtojnë vëllazërinë tonë.

Si ia bëj nuk e di as vetë, po ne për ta, vëllazërimin nuk mund ta hudhim në humnerë. Në daqin mund të na bashkohen, kuptohet nëse i pranojnë kriteret tona. Por nëse nuk duan, secili ta zgjedh rrugën e vetë.

Unë kam rastin që ëndërrat e mia t´i bëj realitet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat