A ekziston rreziku nga përdorimi i armëve bërthamore?

Opinione

A ekziston rreziku nga përdorimi i armëve bërthamore?

Nga: Adem Bytyçi Më: 24 janar 2022 Në ora: 20:53
Adem Bytyçi

Koka, gjuha dhe dora e ndërtojnë të mirën, të tria këto e shkaktojnë edhe të keqen!

Në momentin që njeriu e ndërtojë bombën bërthamore ia bëri varrin vetës...

Sot në sekonda llogaritët vdekja e njerëzimit për shkak të rrezikut potencial nga përdorimi i armëve bërthamore për shkak të një lufte të mundshme në mes fuqive të mëdha , e cila asnjëherë tjetër nuk ka qenë më afër për shkak të zgjerimit të sferave të interesit dhe ambiceve për dominim dhe shfrytëzim të pasurive të popujve tjerë!

Aq e madhe është fuqia bërthamore e superfuqive saqë eshtë e pamundur të thuhet se do të jetë aq larg fundi i botës , për shkak të pamundësisë të një marrëveshje në mes fuqive bërthamore për zhdukjen e këtij lloj armatimit të zhdukjës së njerëzimit në masë.

Jo vetëm përdorimin i armatimit bërthamore i jep fund jetës në Planet, por edhe arritja e një marrëveshje multilaterale në mes fuqive bërthamore për të asgjësuar këtë lloj armatimi ,prap e rrezikon njerëzimin , sepse nuk përjshtohet mundësia e ndonjë gabimi aksidental teknik gjatë proceset të zhdukjes së armatimit bërthamor.

Njërëzimit në mënyrë konstante i kanoset zhdukja në masë përderisa ekziston armatimi bërthamor dhe ky armatim mund të përdorët në çdo çast në rast të një lufte botërore!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat