Ligji për Mobilizim

Opinione

Ligji për Mobilizim

Drizan Shala Nga Drizan Shala Më 26 janar 2022 Në ora: 21:46
Ushtarët i Kosovës

Kanë kaluar 3 vite kur Kosova përmes ndryshimeve me ligj i dha mandat ligjor FSK, për mbrojtje të territorit dhe sovranitetit të vendit. 

Partitë politike që ishin në pushtet e sidomos kjo që është tani në pushtet, fare as që merret me një analizë të situatës ushtarake në rajon dhe në botë.

Po ashtu nuk ka ende iniciativë as nga Ministria e Mbrojtjes, që të inicohet hartimi i ligjit për Mobilizim, krejt vetkënaqen me disa aktivitete të rëndomta në paqe, që tek e fundja edhe ato janë të përgatitura nga partneri strategjik i Kosovës, SHBA dhe disa vende që kanë mbështet evalumin e FSK në FAK. 

As nuk dinë e as nuk pyesin ata që dinë. Vetëm krekosje. Kjo e karakterizon situatën momentale në fushën e mbrojtjes në Kosovë. Andaj themi, shyqyr që janë amerikanët këtu. E ne?

FSK momentalisht ka tri regjimente luftarake, por si total Kosova ka pak mbi 3000 pjesëtarë. Ky numër kaq i vogël, në një përballje sado të vogël, në rast të eskalimit të situatës së sigurisë në ajon, këta lëre që nuk mjaftojnë, por qëndrushmëria e tyre operacionale mund të llogaritet me ditë.

Çdo shtet normal e din se në raste të një agresioni eventual në territor dhe sovranitet të tij, sipas vlerësimeve, kanë ligjin për mobilizim, dhe mobilizimi nga popullata shkon sipas nevojave për mbrojtje.

Por, ligji për mobilizim, nuk përfshin vetëm mobilizimin e faktorit njeri, por mobilizim komplet të kapaciteteve kombëtare ekonomike dhe resurset e nevojshme për mbrojtje. Më vjen habi kur shpesh shoh ish drejtuesë të lartë të FSK në periudha të ndryshme kohore, shoh analistë të çështjeve të sigurisë, shoh konferenca për opinion edhe të drejtuesve të tanishëm në FSK, që ata janë të gatshëm, që dëshiroj të jetë ashtu siç deklarojnë. Me foto të publikuara në Facebook nuk mbrohet territori i Kosovës e as sovraniteti.

Andaj, apeloj që Qeveria e Kosovës të inicojë hartimin e ligjit për mobilizim, dhe në afat kohor sa me të shkur të procedohet në Kuvendin e Kosovës për aprovim.

Disa ministrave ju rekomandoj dalje më pak në rrjetin social, më shumë punë në kabinete, se mund të vijë një ditë që edhe ne do të përballemi me armiqtë që mezi presin të gllabërojnë atdheun tonë. NATO e mbron Kosovën, por së pari vet Kosova-FSK-ja do të jetë aty ku do të duhej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat