Lufta, shteti, politika, diplomacia dhe fuqia e njohur e pushtetit të grave (femrave) të bukura, të mençura, intelektuale ose intelegjente...

Opinione

Lufta, shteti, politika, diplomacia dhe fuqia e njohur e pushtetit të grave (femrave) të bukura, të mençura, intelektuale ose intelegjente...

Nga: Agron Shabani Më: 27 janar 2022 Në ora: 09:11
Agron Shabani

Kur e pyetën njëherë një mbret ose perandor romak se ku ndodhej mesi ose kërthiza e botës?, tha: "Ku tjetër, pos në Kanstantinopojë (Stambolli i sotëm), aty ku Irena e bukur dhe ekstravangante nga Bizanti, i derdhë ëndërrat dhe shtatin (trupin) e saj valë në shtrat!".

Irena, mbretëresha e bukur, ekskluzuve, ekzotike dhe ekstravagante nga Bizanti, thuhet se në kohën e saj, ishte gruaja (femra) me e bukur dhe më e nxhehtë e planetit, saqë edhe mbreti (perandori) legjendar i Frankëve dhe Langobardëve, Karli i Madh (Karl der Große), i dehur, fascinuar dhe hipnotizuar nga bukuria, intelegjenca, eleganca dhe delikatesa magjepëheqëse dhe tepër markante e Irenes nga Bizanti, ia kishte ofruar të bijen e tij, Rotruden, për martesë me të birin e saj, Konstantini IV.

Bëhet fjalë mbi mbretin ose trashegimtariin robust dhe skrupuloz të "Dinastive" te njohura të Merovingëve dhe Karolingëve, si dhe të birin e njohur të Karl Martelit-mbrojtësit, atletit ose dalëzotësit të Europës mesjetare nga sulmet ose invazionet e arabëve, hunëve, tatarëve, sllavëve, mongolëve etj.

Ndërkaq, mbretit ose perandorit ekstravagant dhe supersticioz tè Francës, Luji (Luigji) XIV (14) , i cili ishte martuar zyrtarisht me Maria Terezën, të bijen e mbretit Filipi IV të Spanjën në kishën ose katedralen e njohur të Sant Zhan de Lizit...jozyrtarisht i sillej ose rrotullohej bota dikund në mes Luize de Lavlien, Madam Monstespan, Madam Anxhelik (Onzhelik) de Fontanjë dhe bukurosheve të tjera oborrtare që frekuentonin në kështjellat ose pallatët e njohura të Versajës dhe Sën Zhërmenit. 

Luji (Luigji) i XIV, i cili ishte i biri i Lujit (Luigjit) të XIII (13) të Francës dhe Anës së Habsburgëve të Austrisë, thuhet se kishte trashëguar shumë nga luksi, ekstravanganca dhe temperamenti i gjyshës së tij, Maria Mediçi, prej familjes së famshme të Mediçëve nga Firenca e Italisë.

Gruaja e dytë e Lujit (Luigjit) të XIV, ishte bukuroshja e njohur oborrtare, Madam Mentnon, e cila shquhej për stilin ose veshjet (kostumet) e saj tunduese dhe ekstravagante.

Se këndejmi, edhe Napoleon Banaparta, thuhet se askundi nuk e ndjente vetën më të vogël, së sa para Jozefines (Zhozefines) ose Maria Luizes në shtratin e dashurisë.

Ndryshe nga kjo, kur e zgjodhën Teuten për mbretëreshë të Ilirisë në Antikë, dikujt nga elita ose superstruktura e njohur qytetare, kulturore ose politike në Romë e lashtë Antike, asokohe iu kujtua t'i thoshte edhe këto fjalë: "Lumë si ata të cilët, për dalëzotëse ose udhëheqëse të tyre supreme, kanë zgjedhur një pjesëtare të gjinisë së bukur ose polit të butë që e lindin, rrisin dhe edukojnë edhe pjesën tjetër të gjinisë mëshkullore.",fund i citatit.

U mor vesh se e drejta, liria, barazia dhe pavarësia e njohur ligjore, gjinore, racore, shtetrore, nacionale, etnike, profesionale, institucionale, funksionale, klasore, sociale, kulturore, historike dhe politike së bashku me levizjet e njohura feministe dhe të tjera, kanë qenë objekt i studimëve, analizave dhe interpretimëve të njohura shkencore ose metodologjike që nga etapat ose periudhat e njohura revolucionare, pararevolucionare ose postrevolucionare dhe deri me sot. E sidomos feminizmi i cili në fillim, me tepër ishte si të thuash organizatë ose levizje politike, se sa koncept ose pozicion i definuar shkencor ose humanist në menyrë praktike dhe teorike.

Ndërkaq, me kyçjen, angazhimin, involvimin, inkorporimin dhe insubordinimin e grave (femrave) të njohura feministe në botën dhe jetën e përgjithshme politike, shkencore, kulturore ose akademike: Do bëhen valide dhe relevante kritikat dhe teoritë e njohura shkencore dhe humaniste jo vetëm ndaj shtetëve, sistemëve dhe shoqërive të ndryshme liberale, parlamentare dhe demokratike, por edhe ndaj teorive të ndryshme determinante dhe paradigmatike në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, informimit dhe politikës, diplomcisë etj. Sidomos në  Angli, Francë, SHBA-s dhe vende tjera nepër etapat ose periudhat e ndryshme revolucionare, postrevolucionare, bihevioriste, postbihevioriste etj.

Ndaj, sipas ideve, teorive, konceptëve dhe definicionëve të njohura feministe: "Duhet hedhur poshtë idetë ose teoritë e ndryshme maskuliniste ose paternaliste që kanë për qëllim limitimin ose përkufizimin e sferës politike mbi bazat e ndryshme gjinore ose sekiste etj. Politika, shteti dhe pushtet sipas tyre, janë diçka përtej kuzhinës ose shtratit (krevatit) bashkëshortor ose martesor. Duke menduar në rendin ose sistemin e njohur shkencor dhe humanist ose gneseologjiko-epistemologjik të edukatës dhe kultutës së gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, familjare, gjenealogjike, institucionale, politike, kulturore, historike, gjeografike etj.

Ndaj, mu për shkak të asaj se forca ose fuqia politike, sipas teorisë dhe praktikës së njohur feministe :"janë shpikur ose zbuluar nga gjina mëshkullore si qëllime, mjete ose instrumente të kontrollit, monoplit, sundimit, komplotit, shantazhit dhe manipulimit": Atëherë, gjithënjë sipas tyre, shkenca dhe politika aq sa janë çështje ose aspekte të logjikës, njohjes, përvojës dhe aftësisë, po aq janë edhe çështje ose aspekte të sistemit ose mekanizmit të autoritetit, forcës ose fuqisë materiale, ligjore, fizike (organike), politike etj.

Ndonëse, modernizmi ose postbiehorvinizmi, pos tjerash i kanë determunar, paradigmatizuar, fragmentarizuar dhe relativizuar edhe dallimet dhe pozicionet e ndryshme (metateorike, normativo-ontologjike, epistemologjiko-gneseologjike, kritkio-dialektike, materialisto-dialektike, racionale-logjike ose empiriko-pozitiviste etj.) në mes atyre që lindin, kriojinë ose prodhojnë dhe atyre që munden, dijnë dhe fitojnë.

Kohëve të fundit gruaja (femra) intelektuale dhe intelegjente është futur ose ka depërtuar në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme të jetës. Në familje, shoqëri, arsim, shkencë, kulturë, informim, ekonomi, industri, tregti, ushtri (armatë), polici, politikë, diplomaci etj.  Duke u angazhuar dhe kontribuar kështu për shëndetin, rritjen, zhvillimin, përsosjen, eksplorimin, afirmimin dhe avansimin e gjithëmbarëshëm dhe sa më të shpejtë të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare në kuptimin e plotë të fjalës.

Edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, intelektualizmi, profesionalizmi, vlerat,  konkurenca dhe patriotizmi, në esencën ose substancën e tyre janë integral, në aspektin njerëzorë ose qytetar-global ose universal, të rëndësishëm dhe karakteristik për çdo qenie ose specie njerëzore, për çdo racë ose gjini etj.

Ky realitet është padyshim aparent, empatik dhe transparet, për sa kohë që femra (gruaja) intelektuale, profesionale ose intelegjete, jeton, punon, krijon, mendon dhe është valide, ose e barabartë dhe relevante me të tjerët në arenën botërore ose ndërkombtare.

Ndaj, edhe forcat ose energjitë e njohura racionale e kritike të pranishme në konceptin elitar dhe egalitar të kulturës shtetrore dhe nacionale, do duhej të vendoseshin kundër funksionit të palës kundërshtare antropologjike, antropolitike ose antropobiologjike. 

Në instancë të fundit, rrymat, tendencat ose levizjet e ndryshme feministe ose iluministe të gjinisë së bukur ose "polit të butë" i bëjnë mirë popullit, shtetit, pushtetit, arsimit, shkencës, kulturës, informimit, politikës dhe diplomacisë kosovare etj.

Sidomos atèherë kur ka tentativa serioze për të kthyer tërësinë e mendimit kritik në një institucion ose instancë të lartë morale dhe kompetente që e bën të pamundur përthithjen, globalizimin dhe postulimin e tyre si vlerë shkëmbimi përmes kyçjes, involvimit ose inkuadrimit të gjinisë së bukur në çështjet ose aspektët e ndërlikuara, komplekse dhe vendimarrëse.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat