Populli arbëror e ka tregu veten dy herë: në Mbrojtjen e Evropës dhe të Hebrenjve

Opinione

Populli arbëror e ka tregu veten dy herë: në Mbrojtjen e Evropës dhe të Hebrenjve

Nga: Gjon Keka Më: 27 janar 2022 Në ora: 18:13
Gjon Keka

Popullit arbëror dy herë i ka rënë ta tregojë veten përgjatë historisë:

e para në krye me Gjergj Kastriotin arriti ta mbroj nderin dhe civilizimin e përbashkët të kombeve të Europës dhe e dyta Mbrojtja e hebrenjve të pafajshëm nga regjimi i egër nazist.

Kjo e dyta është bërë në saje të besës dhe mikëpritjes që tradicionalisht e kishte populli ynë.

Këto vlera që janë të rralla ndër kombe e që kombi ynë fatmirësisht i ka pas në traditën e tij fisnike, e kanë bërë të njohur për të mirë dhe është marrë shembull për të mirë sidomos në rastin e mbrojtjes së herbrenjve.

Pokështu kjo strehë për hebrenjët më pas i ndihmojë popullit tonë sidomos të Kosovës që gjatë luftës së fundit, populli ynë ta gjejë mbështetjen e hebrenjve në Amerikë, dhe e hebrenjve në Izrael, që strehuan familje refugjatësh. Nuk duhet harruar edhe ndikimin e madh që pati lobi hebre-amerikan në çlirmin dhe pavarësinë e Kosovës.

Në kuadër të kësaj duhet nënvizuar edhe këtë sikur që dihet edhe albanologu hebre Norbert Jokl që nga koha e përndjekjes së herbrenjve nga nazistët në Austri, shikonte udhët se si të vendosej në Shqipëri aty ku hebrenjtë e gjetën strehën, mbështetjen dhe mbrojtjen e nevojshme.

Albanologu Jokli, jo rastësisht donte të vendosej në Shqipëri, sepse ai e njihte thellë traditën, historinë, besën dhe mikëpritjen shqiptare.

Kjo ditë duhet t'i shërbejë njerëzimit si një kujtesë e ndërgjegjësimit për të ardhmen që një tragjedi e tillë kurrë mos të përsëritet më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat