Albin Kurti edhe 10 vjet në pushtet!

Opinione

Albin Kurti edhe 10 vjet në pushtet!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 27 janar 2022 Në ora: 21:32
Albin Kurti

Opozita e organizuar, e aftë dhe kredibile, është garancë e fortë për një të ardhme më të mirë, kështu që një opozitë e tillë është e dobishme për mbarë shoqërinë dhe shtetin.

Opozitat e tilla janë ato që prashikohet të vijnë shpejt në pushtet, duke qenë se plotësojnë krieteret për të marr shtetin në duart e tyre.

Natyrisht, vet fakti se je në opozitë nënkupton se kundërshtari që është në pushtet ka qenë më i organizuar se ty në momentin kur ka fituar, kjo lind nevojën që partia më e madhe që mbetet në opozitë e ka për obligim që të korrigjojë gabimet e saja për humbjen.

Nga kjo pastaj fillon organizimi me prurjet e reja të njerëzve që në rend të parë janë autokritik për veten e tyre, pastaj edhe për qeverinë.

Një opozitë që merr përsipër gabimet e saja, kërkon ndjesë për ato dhe me punën e saj sanon ato, një e tillë është e prirur që të vjen në pushtet.

Mirëpo, kur ndodh e kundërta, një parti që humbet zgjedhjet, nuk pranon gabimet e saja, përkundrazi fajin e kërkon diku tjetër, ajo vështirë të vjen në pushtet, derisa ka ketë mendësi dhe këtë logjikë.

Kjo po ndodh me opozitën e sotëm në Kosovë, kryesisht me PDK dhe LDK, përjashto AAK që duket se është e destinuar të shuhet, akoma s’kanë arritur të kuptojnë pse kanë humbur, paafatësi e tyre për të lexuar rezultatin e 14 shkurti të vitit të kaluar, është pengesa e parë dhe e fuqishme e pamundësisë së tyre për të qenë opozitë e fortë dhe potencialisht pozitë e të nesërmës së afërt.

Logjikën e kërkimit të fajit diku tjetër, vetëm sa i dëmton më shumë, rrjedhimisht ia zgjat jetën qeverisë. Me këtë opozitë që ka aktualisht, Albin Kurti e ka të garantuar për së paku 10 vjet qëndrimin në pushtet.

Natyrisht, se për shtetin, shoqërinë, nuk është e shëndosh që një parti të krijojë monopol në skenën politike, një opozitë e tillë e bën të mundur një gjë të tillë. Opozita e sotme duhet të fillojë korrigjimin sa më parë, reformat e thella, të kuptojnë se më nuk funksionojnë parullat në emër të luftës, në emër të së shkuarës, qytetarët kanë nevojë për perpsktivë, për ndryshim, për një të ardhme më të mirë, nuk u intereson kush ke qenë dje, kush e dhe çfarë ofron sot.

Sa më parë të kuptojnë një gjë të tillë aq më shpejt do të vijnë në pushtet nëse vazhdojnë me këtë kurs si deri tani, vetëm sa do ia zgjasin jetën në qeveri Albin Kurtit, i cili dorën në zemër ka ndryshuar përgjithnjë skenën politike, mendësinë politike, të të bërit politikë, të cilën gjë duket se s’po arrijnë ta pranojnë krerët e opozitës së sotme.

Mënyra se si mundohen që gabimet e tyre t’ia faturojnë qeverisë aktuale, vetëm sa irriton më shumë qytetarët, të cilët pikërisht për shkak të arrogancës, hipokriizës, hajnisë, korrupsionit janë dëshpëruar me ata që ishin për 20 vjet në pushtet. Opozita, të ndryshojë, për veten e tyre së pari por edhe për të mirën e pluralizmit në shoqërinë tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat