Burrat e Kosovës

Opinione

Burrat e Kosovës

Nga: Fahri Xharra Më: 27 janar 2022 Në ora: 21:41
Fahri Xharra

Hijet e urryera të së kaluarës kanë filluar të zgjohen! Hijet e urryera të së kaluarës kanë filluar të ngrenë kokë! Hijet e urryera të së kaluarës kanë filluar të flasin! Hijet e urryera të së kaluarës kanë filluar të bërtasin! Hijet e urryera të së kaluarës kanë filluar të kërcënojnë!

Jo sot, por që nga paslufta.

Shumë dëshpëruese, ne ende nuk e arritëm nivelin e atdhedashurisë që e kishim ndër vitet 1968-1981.

Atdhe dashuria nuk na ka munguar kurrë, porse në vitet që i përmenda më lartë guxonim ta shprehnim haptas. Pa ndrojtje!

Image
Ballina e librit
Image
Ballina e librit

Unë e shoh një ndryshim të madh në të menduarit  shoqëror në mes të asaj kohe dhe këtij  20 vjelshi të fundit.  Një ndryshim shumë i madh:” Për të rikthyer qytetërimin e lashtë, ne duhet t’i bëjmë dy gjëra: së pari, të pendohemi për devijimin e turpshëm historik dhe së dyti, të shkarkohemi nga trashëgimia djallëzore e pushtuesve!”- me thotë Erton Gashi . A ka të drejtë?  Plotë të drejt.

Ajo kohë ishte e Ali Hadrit  dhe të tjerëve e të njëjtit mëndim. Po sot ?

Këto ditë dhe që 20 vjet  e lexojmë të njëjtën: “Sulmi ndaj figurave kombëtare të shqiptarëve, nga ana e prijësve fetar tanimë është bërë i zakonshëm”. Një prej tyre vjen edhe nga hoxha Abdyl Fuga nga Maqedonia i cili kundërshton vendosjen e shtatoreve të Skënderbeut, Nënës Terezë dhe Pjetër Bogdanit, në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup.

Ai thoshte   se ata janë armiq islamit, e populli shqiptarë i Shkupit, është 100% janë mysliman. Pjetër Bogdanin, hoxha në fjalë, e cilëson si njeriun më të pisët, sipas të cilit ai e paska sharë pejgamberin Muhamed.  “I ka thënë një epsharak, një çoban dhe njeri që i ka dashur gratë”, thotë Hoxha në fjalimin e tij para xhematit duke cituar Bogdanin. Ai gjithashtu shprehet edhe kundër vendosjes së shtatoreve të Skënderbeut dhe Nënës Terezë. Heroin kombëtarë të shqiptarëve, ai e quante kriminel i cili ka prerë mysliman. Ndërsa për Nënën Terezë thotë se ajo duhet vlerësuar, pasi kurrë nuk ka pasur fëmijë, por një grua e cila ka punuar kundër islamit.” Bota meti gojë hapur !

Në kohën kur Ali Hadri botonte serbisht edhe serbët e flisnin të vërtetën shqiptare , shqiptarët e moshuar shkrehnin në lot që iu erdhi dita të flasin atë që e duan.

Ju lutem  të keni vëmendje në këtë pjesëz “atyre ditëve më ra në dorë një shkrim shkencor me titull “Ardhja e turqve në Ballkan dhe përhapja e Islamit, shkaqe themelore të vazhdimësisë etnike të shqiptarëve”, i autorit Hasan Kaleshi. …. Kisha dëgjuar më herët për Kaleshin, njeri i serbëve.

Ishte koha e Ali Hadrit.

Hasan Kaleshi  shkruante ,por jo për lexuesin shqiptar të Kosovës   dhe sot vajtojmë  për  të :” Kaleshi shkrimin e tij e fillon me një kritikë të thuktë për historiografinë shqiptare të cilën e akuzon si jo serioze që ka futur shprehje të panjohura për terminologjinë shkencore, siç janë ‘turqit e tërbuar”, “hordhitë turke”, “aziatikët turq”, “barbarët”. Më tutje ai vë në pah se si albanologjia shqiptare i promovon veprat ‘atdhetare’ të disa aktivistëve të dyshimtë të Periudhës së Rilindjes Kombëtare e në anën tjetër me qëllim i heshtë shumë personalitete të dobishme të kombit shqiptar që krijuan në gjuhën shqipe me alfabet arab ose në gjuhët orientale “ 

Ç‘kohë! Kjo e sotme?

Nga e gjithë kjo shihet qartë se lobi serbo-rus në Kosovë është tejet i fuqishëm. Si duket ky lob do të bëhet kob për Kosovën, sepse thellë kanë depërtuar me pykat e tyre për të prapështuar çdo nismë të mirë që bëhet për Prishtinën dhe për Kosovën. Me keqardhje !

Vitet e 70-ta ishin vitet kur Kosova filloi të merrte frymë lirisht, unë mendoja se pas Pavarësimit të Kosovës do të shëmbëllejmë nga liria, do të ngritëmi në shkallën më të lartë të atdhe-dashurisë. Por jo.

E sollëm Oliver J. Schmittin që të na mbushë mendje që Skënderbeu ishte serb, se kishte luftuar për hakmarrje familjare se nuk kishte luftuar për Arbërinë.

Fjalët e tij i morën hoxhallarët dhe klasa më e ultë intelektuale . Por kjo e Oliver C. Schmittit ishte një përgatitje politike për popullin tonë naiv dhe akademikët naiv të pasluftës dhe të mallkuarin ( O.C.S.) e shpallën edhe anëtarë nderi të Akademisë së Kosovës, ishte një përgatitje për të tjerat që do të vinin.

Dr. Ali Hadri shkruante libra serbisht për Skënderbeun shqiptar, këta të pas 2008 –s e serbizuan atë.

Filloi edhe më e keqja, më e rëndë se diferencimet kadrovike të vitit 1981 në Universitetin tonë duke marr poste ata që kishin “doktoruar” në ilegalitet.  U kërkua ndërrimi i historisë, të cilin serbët kurrë nuk e kishin kërkuar.

Bota tmerrohej nga ne!

Ju kujtohet e quajtura “ Serbia e ngushtë” ? Ja shikoni hartën e Serbisë në dy vizatime;  

Kush guxonte atëherë të fliste për ndërrimin e kufijve të Kosovës, për zvogëlimin e saj ? As serbët e as shqiptarët .

Sot po. Marre!

Image
Harta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat