Rama e vërtetoi se bashkë me Metën janë paterica të foltores anti-Basha e anti-SHBA të Berishës

Opinione

Rama e vërtetoi se bashkë me Metën janë paterica të foltores anti-Basha e anti-SHBA të Berishës

Nga: Skënder Kapiti Më: 28 janar 2022 Në ora: 18:09
Skënder Kapiti

E kam shkruar edhe shumë më heret , madje edhe para se Berisha të shpallej “non grata” nga SHBA, e kam shkruar e botuar faktin se kundër Lulzim Bashës është jo vetëm e vjetra politike berishiste në PD, por kundër reformatorit Basha është e gjithë politika e vjetër e këtij tranzicioni 30 vjecar.

Janë kundër Bashës, Berisha, Rama dhe Meta të cilët i kam etiketuar si Trinomi e së Keqes, e që Basha me të drejtë i quan Trekëndeshi i Bermudës.

Për Presidentin Meta tashmë dihet se ai është ortak besnik korrupsioni me Berishën dhe madje ka dalë hapur kunder SHBA-ve si dhe kundër shpalljes “non grata” të Berishës.

Flitej me të drejtë se nëpër foltore shkonin njerëz nga LSI si dhe foltorja mbështetej në prapaskenë edhe nga Rama e rilindasit e tij si dhe nga mediat e kryeministrit.

Rama deklaroi ne nje emision se zyrtarisht njihet PD me kryetar Lulzim Bashën, por “nuk ka legjitimitet Luli as ai tjetri”.

Pra shikoni djallëzinë dhe prapaskenistin mashtrues Edi Rama kur thotë se zyrtarisht Basha është kryetar po nuk ka legjitimitet. Pra Rama i cili nu ka lergjitimitet vetë në qeverisje pasi ka bërë batërdinë me blerjen e votave me  paratë e vjedhura publikut dhe shtetit, del dhe thotë se Basha nuk ka legjitimitet , sepse Rama e di mirë se tani pas Berishës radhën e ka ndëshkimi i tij për korrupsion ku është zhytyr deri në fyt ai dhe e gjithë qeverisja e tij. Të tre si Berisha, Rama e Meta e shohin Bashën si këcënim pasi Basha tashmë dihet se ka mbështetje të madhe edhe nga SHBA, dhe publiku përditë e më fort shikon me besim dhe me shpresë të Partia Demokratike dhe te Lulzim Basha.

Pra reformatorin Basha nuk e njohin Trekëndëshi i Bermudës Berisha, Rama e Meta të cilët që të tre bëjnë sikur janë proamerikanë; bëjnë sikur zihen , shahen dhe akuzojnë njëri-tjetrin por nën rrogoz mbrojnë krimin, hajdutërinë, korrupsionin dhe tradhtitë e zullumet që këta të tre u kanë bërë shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat