Rusia në prag të shkatërrimit të brendshëm!

Opinione

Rusia në prag të shkatërrimit të brendshëm!

Nga: Ruzhdi Jashari Më: 28 janar 2022 Në ora: 19:51
Ruzhdi Jashari

Rusia që nga disfatat e Turqisë në frontin e luftës Ruso-Turke ka nisur spastrimet etnike dhe gjenocid sistematik ndaj popujve, si: Tatar, Qeqen, Cincar, Çerkez, Gjorgjian, Ukrainas, Turkmenistan....etj, që ishin të besimeve joortodokse (sllavo-ruse). Të njejtën metodë që nga kjo kohë, me rekomandim të Rusisë e kanë përdorur; Serbia, Mali i Zi, Gerqia dhe Bullgaria! Për spastrim të teritoreve nga elemeni i besimeve josllave! Humbjen më të madhe e patën shqiptarët, pasi që u asgjasuan më tepër se gjysma e tyre dhe u gllabruan 3/4 e teritorit shqiptar! Në heshtje u pranua ky gjenocidë edhe nga kancelaritë perendimore, sepse po bëhej në emër të largimit të “fosileve të Anadolli”,nga trolli i Europës! Këtë veprim e pranoi edhe Turqia e asaj kohe, duke e pranur se shqiptarët e besimit islam me traktate të fshehta, të cilat nuk janë shfuqizuar asnjëherë zyrtarisht!

Rusia ka rrezik për aneksimin e ndonjë Republike ukrainase, por si gjithëherë papritmas mund të plas sherri në Ballkan, me provokimin e ndonjë incidenti, nga ana e ekstremistëve serb, me aminin e Putinit dhe shërbimeve të fshehta ruse në Nish, Beograd e Banjalluk. Dhe kjo është e mundur fillimisht në Bosnjë! Bosnja nuk mund të harrohet asnjëherë si inicuesja e Luftës së Parë Botërore! Pas veprimeve në Ballkan, do të hutohej NATO dhe atëherë me një shpejtësi mund të aktivizohen repartet ruse, të ushtrisë në Ukrainë! Në heshtje në nivel botërorë Putini ka miratimin Kinez dhe Iranian! Ka aleancë publike me unionin e shteteve të ish-Bashkimit Sovjetik përfshirë këtu edhe Serbinë dhe Republikën Srpska të Bosnjë Hercegovinë. Gadishmëria për veprimet e botës demokratike duhet të ngritët në nivelin numër një të veprimit! Në lojë duhet futur metodat diplomatike! Forca ushtarake, e unifikuar e NATO-s, duhet të vëhet në gadishmëri!

Disfata e Putinit në Ukrainë dhe në Iliridë, do ta dërgon Rusinë në vetshkatërrim. Në Rusi tani sipas indeksit të raportit të korrupcionit, kemi korrupcion ekstrem, liria e shtypit është e kufizuar dhe kontrollohet nga Kremlini, ndërsa opozita është e shkapërderdhur e kontrolluar dhe mbikëqyret nga shërbimi i fshehtë i Putinit!

Brenda republikave ruse nuk ka farë demokraci, Rusia vepron si shtet unitar, duke shkelur të drejtat dhe liritë politike dhe nacionale të popujve tjerë, jo rus. Ndërsa në planin aziatik dhe botërorë vepron si parneritet e shteteve të ish-Bashkimit Sovjetik, duke përdorë politikat akrobatike, në raport me Demokracitë Perendimore dhe ShBA. Mbrojtja e vendosur e demokracive dhe sovraniteteve të shteteve të brishta, aspiruese të perëndimit në Ballkan dhe Ukrainë dhe shteteve Baltike nga NATO, shkaktojnë vetvetiu shkatërrinë e brendshme të Rusisë nga shpërthimet e brendshme. Kjo mund të ndodh edhe me Bjellorusinë dhe Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat