Vendimet e Qeverisë Kurti nuk do të jenë më të dëmshme dhe më të rrezikshme se ato të qeverive të deritanishme

Opinione

Vendimet e Qeverisë Kurti nuk do të jenë më të dëmshme dhe më të rrezikshme se ato të qeverive të deritanishme

Nga: Hafiz Shala Më: 28 janar 2022 Në ora: 23:31
Hafiz Shala

Është e dhimbshme, e pa pranueshme, e pa durueshme, e rëndë, e pa kuptueshme, kur sot, opozita del haptas për korrigjimin e kufijve, pas shpalljes së pavarësisë, e njohur nga më shumë se 100 shtete të botës. Shokuese!.

Politika mashtruese e tradhtare e Hashim Thaçit dhe grupit rreth tij, qoftë në koalicione apo jashtë, të solidarizuar me të dhe rreth tij, sepse ishin të shantazhuar, të korruptuar, të pasuruar në mënyrë të jashtëligjshme përmes tenderëve me të cilat e kanë dëmtuar shtetin, e kanë vjedhur popullin dhe janë pasuruar për vete, duke e keqpërdorur fuqinë e pushtetit, duke e kapur drejtësinë, prokurorinë, hetuesinë, kontrollat e ndryshme përmes të cilave kanë vjedh me të madhe dhe askush nuk e ka pasur guximin për t’i kundërshtuar, reaguar e ndërmarrë masa adekuate ligjore.

Është e dhimbshme kur opozita, opinionistët, (b)analistët në emisione të ndryshme televizive dhe disa portale hibride të financuar nga kush dreqi e di, bëjnë presion ndaj Kurtit që mos t’i ndryshojë qëndrimet e premtimet e dhëna si mundësi për ta sjellë atë në konflikt të marrëdhënieve me miqtë tanë, në radhë të parë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Populli thotë vetëm budallai nuk ndryshon. Do të ndryshojë për interes të popullit dhe ardhmërinë e vendit.

E di se nesër kur Albini do t’i ndryshon qëndrimet të cilat i ka pasur si opozitë dhe individ, do ta akuzojnë si “tradhtar, mashtrues, manipulues”, sepse, Albini duhet të punojë e bashkëpunojë me SHBA-të, dhe ky do të jetë fundi i këtyre “proamerikanëve” te deri djeshëm e që sot dalin kundër tyre.

Njeriu, gjatë jetës pëson ndryshime si ligj i natyrës dhe rrjedhave të jetës, rini e pleqëri. Siç thotë populli, e kanë me sherr e sherri i nxaftë.

Sepse, opozita, posaçërisht PDK, AAK dhe grupi i Isa Mustafës i LDK-së, alias i Thaçit, nga të cilat partia ende nuk është pastruar, janë në hall psikologjik deri te luajtje mendësh sepse, kanë vjedh, akuzohen për krime, vrasje të shqiptarëve, pasurim marramendës, keqpërdorim të pozitave dhe posteve shtetërore.

Dalin telallxhinjët në televizion dhe kërkojnë që kjo qeveri të rrëzohet përmes demonstratave si e vetmja menyrë pasi populli e ka zgjedhur me vullnet dhe shumicë mbi 50%, pasi ajo i ka numrat dhe shpresa e tyre për t’i ikë përgjegjësisë, po zvogëlohet, në fakt po pa mundësohet.

Tani, më në fund, SHBA-të, e kuptuan se kanë qenë të mashtruar, këtë e vërtetojë këto ditë edhe ambasadori Hovenier gjatë një interviste sepse, për çdo lloj marrëveshje qofshin ato edhe të dëmshme siç po dalin tani në shesh, gjoja se për të gjitha këto e kanë “pëlqimin e popullit”, përderisa ish presidenti i vendit në atë kohë e kishte përkrahjen vetëm 18%.

Nga “banori i Hagës”, i vjen ultimatumi dhe thirrja përmes shenjës S.O.S (shpëtoni shpirtërat tanë) partisë së tij dhe ish-përkrahsëve duke ia diktuar që përsëri ta aktualizojnë çështjen e korrigjimit të kufijve e cila u ndalua më ndërprerjen e shkuarjes së Thaçit në Uashington ku edhe ishte paraparë në mënyrë konfidente që kjo ide e Vuçiqit, Thaçit e Ramës të rezultojë e suksesshëm për ta vazhduar me teorinë dhe praktikën e Serbisë së Madhe, Open Ballkan e cila po dështon.

Kjo është lëvizja dhe tentimi i fundit i Thaçit nga burgu i Hagës, përpos tentim zhbërjës se Gjykatës Speciale e votuar në Kuvendin e Republikës së Dardanisë me presionin e tij direkt ndaj deputetëve, tani shkon edhe më larg që ta riaktivizojë edhe njëhere idenë e korigjimit të kufijve si shpresë të fundit që kjo gjykatë, megjithatë politike, t’ia mundësojë “lirimin si të pafajshëm” pas aq shumë akuzave dhe dëshmitarëve për vrasjet e shqiptarëve përmes SHIK-ut famëkeq i cili, duhet të jap shpjegime dhe dëshmi për të gjitha.

Përmes kësaj ideje me tentim të ringjalljes, ani pse publikisht edhe nga udhëheqësit e Partisë Demokratike por edhe nga partitë tjera, individ të cilët ishin edhe më parë për këtë ide shkatërruese të Republikës së Dardanisë, siç ishte dhe është Lutfi Haziri, mik politik dhe përkrahës i Hashim Thaçit, Vuçiqit dhe Ramës rreth kësaj ideje të shkëmbimit të territoreve, edhe njëherë na bind se rryma e Thaçit, Mustafës dhe grupit të tij, ende ekziston brenda LDK-së, që i bie se, kjo parti nuk po mund të lirohet nga ndikimi i këtyre rrymave dhe ta realizojë ndryshimin e shumë premtuar, por që fatkeqësishtë, ende nuk po ndodhë, nëse ndodhë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mjeshtëri dhe urtësi por ngadalë, po i zbulojnë lojërat dhe tradhtitë, mashtrimet dhe animet ndaj politikave të Rusisë, Serbisë dhe të asajë më parë Trumpiste, për të ardhur deri te e vërteta dhe realiteti i të gjithë asaj që u përgatitë në kuzhinat e armiqve tanë duke mos e lënë anash as admistratën e Presidentit Trump, përmes të deleguarit të tij, Richard Grenell.

Këto marifete të rrezikshme për Dardaninë, por në interes të Thaçit dhe grupit të tij që të amnistohen nga akuzat për krime që në të njëjtën kohë të amnistohen dhe krimet monstruoze e gjenocidale serbe, si balancim për një marrëveshje me Serbinë, i zbulojë ish-këshilltari i ish Presidentit Trump për siguri kombëtare të theksuara edhe në librin e tij “Aty ku ndodhi”, që flet për ekzistimin e këtyre planeve përmes udhëheqësve serb dhe shqiptar, respektivisht, Vuçiqi, Thaçi, Rama.

Zoti John Bolton, siç e dijmë, nuk kishte qëndrime miqësore ndaj Dardanisë në cilësinë e ambasadorit të SHB-ve pranë OKB-së, por, këtu e tha të vërtetën.

E ftoj popullin që të ketë kujdes mos të bie pre e atyre që e sollën Dardaninë në këtë gjendje të rëndë ekonomike, duke e vjedhur shtëpinë e tyre, juve si popull, duke nënshkruar marrëveshje të dëmshme dhe të rrezikshme për Republikën e Dardanisë, për t’u ik rreziqeve për t’u përgjigjur para drejtësisë, disa veç janë prapa grilave e të cilët, përpos akuzave për krime ata në bazë të veprave të cilat i kanë krye, duhet të karakterizohen si akte tradhtie ashtu siç edhe janë.

Kërkesat e juaja sociale, shtrenjtimi i energjisë, artikujve ushqimor dhe të të gjitha atyre që e rëndojnë jetën e pëditshme të qytetarit të rëndomt i cili nuk ka pas mundësinë të jetë afër oligarkisë shtetërore dhe nuk e kanë luajtur vallen e tyre, janë në gjendje të rëndë.

Një gjë duhet të jetë e qartë se, këta që u kanë vjedh, vendos haraq, u kanë sjellë në këtë gjendje dhe të gjitha ato keqpërdorime, duan të ia faturojnë kësaj qeverie që dhjetë muaj në qeveri e cila, brenda këtij buxheti të varfur, nuk ka mundësi të ndërmarrë diçka më tepër, jo që nuk do, ose është “kryeneçe e inatçore” ndaj popullit, siç pretendojnë ish hajdutët dhe kriminelet të cilët iu kanë prekë edhe në shumë familje tuaja, qeveria po mundohen të ndërmarrin atë që është e mundur brenda mundësive të saj që të gjejë ndonjë zgjidhje e cila sadopak për momentin ta zbusë gjendjen e rëndë të pa mohueshme sociale.

Një gjë është e sigurtë se, kjo qeveri nuk po iu vjedh e as po krijon shpenzime enorme karshi ish pushtetit të mëparshëm të cilët silleshin si miliarder të dehur.

Të hyrat kanë shënuar rritje, hajnia është ndal, korrupsioni në mënyrë rapide ka rënë dhe ai po luftohet pandërprerë në mënyrë shumë të suksesshme siç raportuan edhe institucionet ndërkombëtare për një progres asnjëhere i shënuar më parë.

Ndaluni për një moment se, kush janë iniciatorët, zjarrëvënësit e pakënaqësive (ata për veti nuk e kanë gjendjen sociale të rëndë siç e keni ju), për qëllim e kanë, rimarrjen e pushtetit sepse, iu ka ndal taxhia e hajnisë dhe ajo më kryesorja, t’i kthejnë organet e drejtësisë, gjyqësisë dhe prokurorisë, për t’iu shpëtuar burgjeve nga të cilat, një drejtësi e pa kapur, do t’i dërgojë sepse, në radhë të parë u kanë dëmtuar juve dhe fëmijët tuaj.

Rimëkëmbja ekonomike e shkatërruar që 20 vjet nga shitja e aseteve vitale, vjedhjet alarmante, pasurimi marramendës, e kanë shkatërruar ekonominë e cila, nuk mund të rikuperohet lehtë dhe pa pasoja.

Na pret një periudhë jo e lehtë por jo edhe pa rrugëdalje, mos harroni se një pikë të fajit qëndron edhe tek ju për heshtjen e këtyre dukurive njëzet vjeçare.
 

Duhet të stimulohet prodhimi aty ku është e mundur, të përkrahen ekonomitë vogla, për fillim, të rifillohen prodhimet në gjigandet tona ekonomike si Trepça e të tjera, të joshen investimet nga jashtë e kjo arrihet vetëm kur të forcohen ligji dhe drejtësia në mënyrë që investuesit nga jashtë, ta kenë kapitalin e investuar të sigurtë. Kjo qeveri, mund ta sigurojë atë.

Prandaj, një gjë është më se e sigurtë se, kjo qeveri, nuk iu vjedh, nuk iu vretë dhe nuk iu shet.

Atë që e fitoni nga e cila jetoni nuk do të abuzohet e keqpërdoret, ndërsa, prioritet ndër prioritetet do të jetë, ndalja e largimit të të rinjve nga vendi e ajo arrihet, kur atyre t’u sigurohen trajtim të barabartë përmes hapjes së vendeve të punës.

Mos harroni se, kjo është qeveria të cilën ju e keni votuar, por që më së shumti po u pengon atyre që juve u kanë vjedh e sjellë në këtë gjendje me të cilën ju po përballeni e që është shumë e rëndë, do të ndërmarrë të gjithë atë për të dalë nga kjo gjendje e rëndë ekonomike, politike e shtetërore.

Kjo qeveri, nuk është dhe nuk mund të jetë si ato të mëparme. Përndryshe, assesi nuk duhet t’i lejoni. Edhe një gjë: a do të lejoni që në krye të këtyre demonstratave t’u prijnë hajdutët të cilët, nuk e kanë hallin e juaj, por të vetin sepse kanë sharruar thellë.

Për kuriozitet, e vërejta një foto ku një qenë ishte para demonstruesve në këtë të fundit por më befasoi një gjë. Përderisa, ata i brohorisnin parullat e tyre, me sa e vërejta, qeni ishte i qetë. Fillova të mendoj me vete se pse heshtë qeni në mesin e atyre britmave ku zakonisht qentë janë të shqetësuar. Mendja njëherë me shkoi se, ky, sa po duket për 20 vjet ka leh, por askush nuk ia ka vënë veshin prandaj ka vendosur të heshtë duke iu drejtuar atyre që ata të “flasin”, ani pse është shumë vonë. Dëmi është bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat