Rusia pritet ta sulmojë Ukrainën, Kosova të jetë e përgatitur ta kthejë Nishin ?!

Opinione

Rusia pritet ta sulmojë Ukrainën, Kosova të jetë e përgatitur ta kthejë Nishin ?!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 30 janar 2022 Në ora: 10:49
Foto ilustrim- FSK

Një sulm i pritur befasues i Rusisë në Ukrainë do të krijonte kaos ndërkombëtar. Askush nuk mund të parashikoj se si do të zhvilloheshin ngjarjet. Së pari do të kemi lëvizjen e Perëndimit dhe Natos.

Nëse Perëndimi ushtarakisht do të hamendej që ti dilte në ndihmë Ukrainës, shpejt dhe fuqishëm do të reagonin me sanksione dhe në planin financiar.

Në këtë rast nuk do të dëmtohej vetëm Rusia, po rrëmuja pritet të krijohet edhe në sistemin ndërkombëtar tregtar.

Evropa do ta ndjej mungesën e furnizimit me gaz dhe i duhet shpejt të reagoi për alternativa, në mënyrë që ta përballoi të ftohtin dimëror.

Pasi që të gjitha opsionet do të jenë në tavolinë, nuk përjashtohet mundësia që Perëndimi edhe ushtarakisht ta ndihmojë Ukrainën, siç po vepron tash në furnizimin me armë.

Nëse do të ketë intervenim ushtarak perëndimor atëherë kaosi botëror është i pashmangshëm, sepse askush nuk do ta dijë se si do të zhvillohen ngjarjet, apo çka sjell përfundimi.

Shqiptarët në këtë rast nuk duhet të bien në gjumë dhe të presin se çka do të sjellin rrethanat, apo të presin mos vetvetiu do të ndodh bashkimi kombëtar, por duhet të jenë të gatshëm që të përballen me Serbinë.

Derisa Rusia do të jetë përball tërë perëndimit, nuk do t´i bie ndërmend që ekziston diku populli serb apo Serbia.

Përparësia e jonë do të ishte se ne do të përballemi vetëm me Serbinë, pa ndërhyrje të jashtme në dobi të Serbisë.

Ne e dimë që Serbia është armatosur me të madhe, po ne s`kemi ku ikim, prandaj derisa mbrapa s`ke ku shkon, alternativa e vetme mbetet që të marshojmë përpara.

Sulmi sjell rreziqe, po e ka edhe përparësinë e vetë, sepse me një strategji të përpunuar duke mos patur rrugëdalje tjetër, detyrohesh që kundërshtarit t´ia grabitësh armatimin dhe t´i vihesh pas.

Me një moral jetë a vdekje, ne nuk duhet të ndalemi, derisa t´i kthejmë territoret tona të cilat na janë grabitur me dhunë dhe terror.

Duhet llogaritur se ne nuk jemi të vetmit që Serbia na ka borxhe të pafundshme, sepse ndoshta një moment të tillë e pret edhe Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja etj. Një aleancë e përbashkët do të ishte opsioni më i realizuar dhe më i përshtatshëm.

Kjo luftë e jona me Serbinë, mund të ishte e fundit dhe me ta, pastaj do të kërkonim të hynim në bisedime për paqen.

Ndoshta një skenar i tillë duket absurd dhe i parealizueshëm, po duhet të gjitha opsionet të analizohen dhe të jemi të përgatitur për secilin rast.

Perëndimi në fillim kishte refuzuar kategorisht që ushtarakisht ta ndihmonte Ukrainën, po tash njëherë po e furnizon me armë, e nesër ndoshta do ta bëjë këtë edhe me ushtarë e ushtri të rregullt.

Gjermania po ashtu në fillim asgjë nuk pranonte dhe ishte kategorisht kundër përkeqësimit të marrëdhënieve me Rusinë, po qëndrimin e ka ndryshuar brenda një kohe shumë të shkurtë.

Të gjitha këto indikacione flasin, ndoshta mund të ketë luftë. Derisa llogaritet se mund të shpërthej lufta, shqiptarët duhet të jenë të gatshëm që të ballafaqohen me Serbinë, kuptohet edhe në planin ushtarak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat