Lista Guxo a do të ketë sukses si parti politike?!

Opinione

Lista Guxo a do të ketë sukses si parti politike?!

Nga: Faton Mehmeti Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 21:26
Autori

Me simbolikën e 14 shkurtit, të fitores plebishitare të saj me VV-në, me synimin për të pasur të njëjtin sukses në vazhdim, Lista Guxo është regjistruar si parti politike në KQZ. Nga tani e tutje Guxo është parti politike, që sipas zonjës Gërvalla: Do të jetë serioze. Duke u regjistruar si parti politike, nisma e Vjosës e kthyer në parti ka bërë një hap të guximshëm, me rrezikun që mbart brenda saj.

Nuk është lehtë të krijosh një parti sot në vendin tonë, flas jo në kuptimin tekin të saj, por në të rezistuarit kohës dhe sfidave, përgjithësisht më një shoqëri konservator që nuk i kapërdin edhe kollaj gjërat e reja, pavarësisht se në heshtje i përqafon. Rëndom partitë e ndara nga ato të mëdhatë nuk i kanë rezistuar kohës, kjo s`do të thotë se edhe Guxo do të ketë fatin e saj, gjithsesi kjo duhet të jetë rëndesë për të bërë më të mirën e mundshme. Është paralajmëruar se Guxo shpejt do të futet në një proces të brendshëm zgjedhor, për ta zgjedhur kryetarin/ kryetaren dhe strukturat tjera udhëheqëse.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha se e ka marrë drejtimin e këtij subjekti politik deri në mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme. Ai tha se për çdo gjë do të koordinohet me të tjerët brenda partisë. Në mungesë të Vjosës, me pozitën e presidentes, pritet që edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor partinë Guxo ta drejtojë zonja Gërvalla. Guxo përqëndrimin duhet ta ketë tek masa e madhe që nuk voton, janë mbi 60 % të qytetarëve që nuk votojnë, eksplorimi tek kjo pjesë do të ishte mjaft produktive gjë që mund t’i garantojë partisë së re bazë të fortë.

Akoma nuk e dimë bazën e Guxo, ajo hyri me VV në zgjedhje, e kuptueshme për një Listë që nuk kishte struktura, e formuar pak para zgjedhjeve. Në zgjedhjet e ardhshme, pritet të shihet forca e Guxo, sa mund të jetë ajo e vetme, pa dike mbrapa saj. Guxo nuk mund dhe nuk guxon të fshihet pas dikujt më të fortë, të formojë strukturat, degët e saja dhe të fillojë të synojë e vetme zgjedhjet, duke dëshmuar guxim, seriozitet dhe mbi të gjitha konsistencë në qëndrimet e tyre. Mungesa e Vjosës e penalizon partinë Guxo, Vjosa është sinonim i kësaj partia e nisur si Listë, rrugë e vështirë e pret para saj, do të ketë sfida dhe vështirësi të veta, në fund mbetet të shihet sa do të arrijë tu bëjë ballë Guxo.

Disa të tjera para saj, kanë dështuar, nuk arritën të ruajnë mbështetjen që kishin në fillim, kjo gjë mund t’i ndodhe dhe Guxo nëse nuk do të mund tu mbijetojnë sfidave. Hapja e partisë për të rinjtë, dhe jo vetëm, duhet të jetë katalizatori kryesor për këtë parti, e cila s`dueht tu përngjajë të tjerave, të jetë unike, e besës dhe punës, vetëm kështu mund të mbijetojë në një skenë politikë mjaft të egër, shpesh edhe deri në degjenerim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat