Përse politikanët tanë e kanë të pamundur të largohen nga politika?

Opinione

Përse politikanët tanë e kanë të pamundur të largohen nga politika?

Nga: Adem Bytyçi Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 16:00
Adem Bytyçi

Ne kosovarët nuk duhet të "çuditemi" kur ca politikanë e kanë të pamundur për t'u larguar nga politika edhe pse e dinë se e kanë humbur difinitivisht hapin në politikë, për shkak të aferave të tyre korruptive.

Të gjithë ata, të cilëve politika ua ka mbushur xhepat, kanë krijuar pasuri marramendëse pa asnjë pikë djerse, deri në gërhamën e fundit të jetës e kanë të pamundur të ndahen nga politika, qoftë edhe mendërisht.

Këtë tanimë në Kosovë e kanë kuptuar edhe fëmijët në djep, se lëre më të rriturit ...

Kur i dëgjon këta politikanë të diskutojnë në Parlament dhe të mundohen t'ju japin leksione të tjerëve se si duhet të sillen në politikë, të vjen sa për të qeshur, po aq edhe për të qarë.

E mira e mirës do të ishte që këta politikanë ta kuptojnë përfundimisht se nuk janë të dobishëm për vendin dhe më shumë do ta nderonin vendin të rrinin në shtëpi, se sa të sorullatën poshtë e lartë, duke shpresuar se prapë do t'i kthehen politkës, edhe pse politika dhe vendi nuk ka absolutisht nevojë për ta!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat