Nuk mund të thuhet se sistemi i drejtësisë të ne është efikas!

Opinione

Nuk mund të thuhet se sistemi i drejtësisë të ne është efikas!

Nga: Adem Bytyqi Më: 1 mars 2022 Në ora: 09:02
Adem Bytyqi

Lufta ndaj krimit, korrupsionot dhe krimit ekonomik duhet të jetë e pa kompromis.

Nuk diskutohet se në periudhën pas luftës krimi, korrupsioni dhe krimi ekonomik i organizuar në vendin tonë ka përfshi shumë sektorë dhe institucione shtetërore, ka pasur indivit të akuzuar, por shumica iu kanë shpëtuar denimeve për shkak të neglizhencës dhe jo efikasitetit të Gjykatave në vendin tonë.

Lëndët e të akuzuarëve për korrupsion, krim ekonomike dhe keqpërdorime me paranë publike i ka mbuluar pluhuri nëpër gjykata, prandaj edhe shumë indivit të akuzuar për veprimtari kriminale iu kanë shpëtuar ndëshkimeve për shkak të drejtës së parashkrimit të lëndëve për ndjekje penale.

Vërtetë nuk është edhe aq lehtë për të konstatuar se a thua gjyqtarët e caktuar i lënë me qëllim lëndët e personave me të cilët qëndrojnë në ndonjë lidhje interesi apo lidhje tjetër me ta që lëndët e tyre të parashkruhen në mënyrë që t'iu shpëtojnë dënimeve të merituara, apo ka mungesë të gjyqëtarëve në gjykata që të veprojnë më me azhuritet dhe efikasitet në zgjidhjen e lëndëve të tilla.

Në një shoqëri në të cilën autorët e krimeve të ndryshme iu shpëtojnë ndëshkimeve për vepra kriminale për shkak të drejtës së parashkrimit të lëndëve për ndjekje penale, në këto shoqëri vetëm sa thellohet krimi dhe formatë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat