Literaturë për filoserbët e Tiranës: Tre citime pa koment nga mediat ruse mbi pozicionin e Beogradit për agresionin në Ukrainë

Opinione

Literaturë për filoserbët e Tiranës: Tre citime pa koment nga mediat ruse mbi pozicionin e Beogradit për agresionin në Ukrainë

Nga: Shaban Murati Më: 4 mars 2022 Në ora: 09:00
Shaban Murati

Shënim nga blloku diplomatik

1 – “Pozicioni i Beogradit për luftën në Ukrainë gjithsesi është dakorduar me Moskën. Serbia u bë shteti i vetëm në Europë, e cila nuk dënoi veprimet luftarake të Rusisë në Ukrainë dhe nuk zbatoi sanksione kundër saj.

Në 26 shkurt në mediat ballkanike u dha informacioni se sekretari i Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Rusisë, Nikollaj Patrushev, (ish-kryetar i KGB-së), erdhi fshehurazi në Beograd me aeroplanin e Aleksandër Vuçiçit.

Kur Europa mbylli qiellin për Rusinë, “Air Serbia” nga 8 fluturime në javë për në Moskë e rriti në 12 fluturime dhe planifikon t’i bëjë 15 fluturime në javë”.

Gazeta ruse “Kommersant”, 3 mars 2022

2 – “Ne nuk u bindemi urdhërave të NATO-s. Nuk zbatuam sanksione ndaj Rusisë dhe as kemi ndërmend të konfiskojmë pronat ruse. Serbia nuk do të marrë pjesë në histerinë kolektive antiruse”- deklaroi në 3 mars 2022 ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin.

Media ruse “Balkanist.ru”, 3 mars 2022

3 – Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandër Bocan-Harçenko, i pyetur nëse Serbia do t’i nënshtrohet Perëndimit dhe do të kapitullojë para tij për kërkesat e zbatimit të masave kufizuese kundër Moskës, deklaroi në 3 mars 2022:

“Unë nuk e besoj këtë skenar. Konkluzioni im bazohet në bisedat me lidërshipin e Serbisë për një vizion afatgjatë për zhvillimin e shtetit. Perëndimi është i mërzitur që Serbia ka marrë qëndrim kombëtar, shtetëror.

Ndryshe nga Perëndimi, që e detyron Serbinë të shkelë në fyt interesat e saj kombëtare, Rusia nuk kërkon asgjë nga ky vend. Ne nuk kemi ndërmend t’i kërkojmë Serbisë të njohë republikat popullore të Donjeckut dhe të Luganskut”./DITA/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat