Jeta njerëzore thotë : "Historia është mësuesja e jetës!"

Opinione

Jeta njerëzore thotë : "Historia është mësuesja e jetës!"

Nga: Adem Bytyqi Më: 1 prill 2022 Në ora: 08:11
Adem Bytyqi

Njerëzimi gjatë historisë së tij është ballafaquar me lloj ngjarjesh dhe luftra të tmerrshme.

Ca popuj kanë luftuar, duke aneksuar teritore të popujve tjerë dhe gjatë luftrave të tilla kanë bêrë krime makabre ndaj popujve në teritore të cilat i kanë aneksuar.

Gjermania naziste gjatë luftës dytë Botërore thuhet se ka ekzekutuar mbi 6 (gjashtë ) milionë Hebrej, një gjenocid i tmerrshëm ky kundër një populli të pafajshëm, i cili në këtë periudhë historike jetonte i shpërndarë gjithandej në shtetët e ndryshme të Evropës, për shkaqe që tanimë dihen botërisht.

Gjermania naziste kishte terrorizuar dhe ekzekutuar edhe shumë polokë të pafajshëm për qëllimët e saja expansioniste dhe hegjemoniste.

Historia vënë në pah se edhe Rusia, ka ekzekutuar me mija polakë dhe popujë jo rus gjatê luftës dytë botërore për qëllimet e saj hegjemoniste dhe ruso madhe.

Rusia, edhe tani vazhdon agresionin dhe gjenocidin ndaj shtetit dhe popullit Ukrainas. 

Serbia i ka realizuar tri gjenocide kundër popullit shqiptarë në tokën e tij.

Nga të gjitha shtetet të cilat kanë bërë krime lufte dhe gjenocide ndaj popujve tjerë në truallin Evropian, vetëm Gjermania është ballafaquar me të kaluarën e saj kriminale, për krimet e gjenocidit dhe dëmet e luftës që u ka shkatuar popujve tjerë gjatë luftës dytë botërore.

Serbia dhe Rusia mbesinë shembulli më  i panjerëzishëm në historinë e shteteve dhe në exprencën e të drejtës ndërkombëtare  të luftës, të cilat nuk janë ballafaquar me të kaluarën e tyre kriminale për t'iu kërkuar ndjesë popujve kundër të cilëve kanë bërë krime lufte dhe gjenocid.

Shtetet dhe popujtë të cilët kanë bërë krime lufte dhe gjenocid ndaj popujve tjerë, sic është Serbia ndaj shqipëtarëve dhe Rusia ndaj popujve jo rus dhe nuk janë ballafaquar me të kaluarën e tyre kriminal për t'iu kërkuar ndjesë popujve kundër të cilëve kanë bërë krime lufte dhe krime kundërnjerëzimit, mbesin burimi kryesor i cenimit të paqes dhe sigurisë globale,  përveq që u shkatojnë vuajtje popujve tjerë edhe popujve të tyre padyshim ju sjellin vuajtje, por në përmasa dhe mënyra tjera indirekte ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat