Për Ramën mbaroi "këshillimi”, për popullin vazhdon edramizimi!!!

Opinione

Për Ramën mbaroi "këshillimi”, për popullin vazhdon edramizimi!!!

Nga: Xhevat Mustafa Më: 4 prill 2022 Në ora: 08:31
Xhevat Mustafa

Të shtunën dhe të djelën, më 3 dhe 4 prill 2022, nga ERTV, në media dhe portale u përhap, edhe nëpërnjet vetë kryemimistrit Edi Rama, lajmi i shumëpritur, sidomos apo kryesisht nga lart, për një "fitorje historike" të re të Rama- qeverisë! Paska përfunduar "Këshillimi Kombëtar" ( i diskutueshëm edhe si emërtim) me një "rezultat të paparë apo spektakolar"...! Mendoj se cilësimi “kombëtar” është i diskutueshëm, sepse ky “këshillim” ishte i paramenduar, i vendosur dhe i zbatueshëm vetëm për qytetarët në Shqipëri. Kështu, “është harruar”, nga nxitimi apo euforia, se KOMBI ka shtrirje shumë më të gjërë se sa harta londineze e 1912-1913-tës. Ky koncept, emërtim, nocion...përfshin edhe shqiptarët përtej kufinjve tanë shtetërorë, në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, në emigracion apo Diasporë...Se Edi Rama mund të jetë viktimë e dëshirës së pafre apo e euforisë , ndoshta për të hyrë e mbetur në histori edhe me këtë “këshillim”, ndihmon edhe deklarata e tij para mediave më 7 shkurt 2022. Mes të tjerave, “duke harruar” se nuk po hapte një rrugë apo praktikë të re, ai deklaroi se” Kur ka bërë vaki më parë që qeveria t’i pyesë qytetarët e këtij vendi...”? Mirë Ai vetë që ra viktimë e kësaj pandehme subjektive, po këshilltarët e tij, që paramendohet se duhet të jenë më mendjefreskët dhe më të vëmendshëm për të parandaluar gabime e lapsuse kryeministrore, ku ishin? Nëse ishin pranë tij, si nuk e pickuan nga krahu apo nuk i shkelën syrin, për t’i kujtuar se nuk ishte i saktë e po gabonte??? Historikisht e në të vërtetë, në vendin tonë janë realizuar gjithsej tre konsultime të gjera popullore. Fjala është për referendumet kushtetuese në vitin 1994 dhe ai në vitin 1998, si dhe referendumi për zgjedhjen e sistemit qeverisës, i mbajtur në vitin 1997. Për të ndihmuar Ramën dhe të tjerë që mendojnë si ai, se ky “këshillim” përbën “risi” apo novacion, po jap tepër shkurt informacione për këto konsultime popullore..Në nëntor të vitit 1994 u zhvillua i pari referendum në historinë e shtetit shqiptar, referendumi për Kushtetutën. Mazhoranca e atëhershme, e përbërë nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj ishin pro, ndërsa opozita që kishte në përbërje Partinë Socialiste, Partinë Socialdemokrate dhe aleatët e saj ishin kundër. Në votim morën pjesë 84,30 për qind e zgjedhësve, nga të cilët 53 për qind votuan kundër draftit kushtetues dhe 41 për qind pro.

Më 29 qershor 1997, kur  u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, në të cilat Partia Socialiste me aleatët u shpallën fitues, në të njëjtën ditë u zhvillua edhe referendumi për formën e qeverisjes së vendit. Rezultati final përcaktoi se 65% e votuesve ishin pro republikës, rezultat ky i kontestuar fort nga Leka Zogu.

Pas rotacionit politik të vitit 1997, mazhoranca e re, Partia Socialiste dhe aleatët e saj, nisën punën për Kushtetutën e parë demokratike të Shqipërisë. Në vjeshtën e vitit 1998 drafti ishte gati dhe vendi shkoi në referendum popullor. Opozita e djathtë deklaroi abstenimin dhe mospjesëmarrjen në zgjedhje, kurse mazhoranca votoi pro draftit kushtetues. Për pasojë, Kushtetuta e Shqipërisë u miratua me referendum më 21 tetor 1998 me votat pro të 93,5 për qind të zgjedhësve. Referendumi i fundit që është mbajtur në Shqipëri daton në vitin 1998 ku u vendos për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si edhe për formën e  qeverisjes në vend ku u përcaktua se në Shqipëri do të kishte një sistem qeverisës të tipit Republikë Parlamentare.                 Nejse, le t’i braktisim dhe kapërcejmë këto referime nga historia dhe le të rikthehemi tek tema e ditës, “Këshillimi Kombëtar”.

Kanë shenjuar e firmosur me duart e veta apo, ndoshta, edhe me duar të padukshme, siç ndodh shpesh në zgjedhjet allashqiptare, rreth gjysmë milioni qytetarë...Duke u thelluar në analizë del se kanë marrë pjesë as 1/4 e shqiptarëve mbi 18 vjeç!!! Ose, as rreth 75% e votuesve socialistë të 25 prillit 2021...Ose, kanë shenjuar e firmosur shumica e punonjësve të tre niveleve të piramidës së administratës dhe të institucioneve të tjera qeveritare, nënkuptueshëm nga frika e vjetër se mos humbin vendin e punës..., disa famijarisht, ( me humor) edhe me emrat e qenve e të maceve...??? Me këto shifra, këtij konsultimi, sa me la gojën, për formalizëm dhe demagogji, i mbetet si alternativa më e mirë për t'i hedhur fletët e tij ose në një kodër me plehra në një incenerator korruptiv; funksional apo akoma si projekt, ose në një kosh plehrash pranë kryeministrisë; ose diku në Vjosë apo Drin! A ja vlen ta publikosh e jo më të mburresh me shifrën e firmëtarëve në atë gjasme këshillim??? Duke kujtuar traditën 77 vjeçare komunisto- socialiste të mashtrimit të vetvetes e të botës me shifra të zmadhuara deri me shumëfishim, a mund të përjashtohet kategorikisht se edhe kjo shifër e re mund të jetë tejfryrë si të tjerat, të moçmet, për të arritur deri tek gjysmë milioni me tepër sforcim???

Arësyet e këtij rezultati zhgënjyes dhe dëshpërues për ideatorin e këtij këshillimi, mund të jenë disa. E para, mund dhe duhet të jetë: shumica e popullit, siç ka paralajmëruar qysh në fillim, edhe më 7 shkurt vetë kryeministri Edi Rama, nuk e kanë  plotësuar pyetësorin, “sepse nuk kanë fare besim që opinionet e tyre mund të merren parasysh...”. Në këtë 77 vjet qeverisje “komunisto-socialiste”, përfshirë edhe ato 13 vjet “demokratike” të PD-së dhe aletaëve të saj “të djathtë”, si dhe këto rreth 8 vjet e gjysëm të Rama –Rilindjes” është folur, shkruar, vendosur, vepruar...,tmerrësisht për keq e për dreq “Në emër të Popullit”,por fare pak, për të mos thënë aspak, janë marrë parasysh dëshirat, kërkesat, interesat, sygjerimet, propozimet, kritikat...e masave të popullit, në qytete dhe fshatra. Arësye tjetër e fortë mund të jetë bindja e shumicës së popullit se ky këshillim ishte thjeshtë formal, për demagogji e hipokrizi, sepse Edi Rama, me shokë e shoqe, i kishin nisur dhe bitisur me kohë shumicën e 12 çeshtjeve të formularit të “këshillimit”.Domethënë, se shumica e popullit kishtë bindjen se shenjat dhe firmat e tyre i duheshin Edi Ramës sa për t’u justifikuar se nuk kishte vendosur dhe vepruar vetëm me mendt e kokës së vet. Arësye e tretë mund të jetë bindja e shumicës së popullit se”këshillimi” edramjan,  figurativisht, do të jetë larg referendumit të shpeshtë zvicerian, aq larg sa janë, së pari,  për nga nivelet e zhvillimit, mirëqenies, demokratizimit, funksionalitetit të shtetit ligjor...e së dyti, gjeografikisht, dy vendet. 

Tani, për Rama- rilindjen mbaroi me këtë fund të pakënaqshëm, dëshpërues dhe diskretitues ky far aky ky lloj "këshillimi”. Për ne si popull, si gjatë 8 vjetëve e gjysëm, do të vazhdojë, me fund “të paparë akoma” apo edhe “më të ferrshëm”, edramizimi!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat