A jemi mjaft syçelë ne shqiptarët që mos të na paraqiten përsëri “trenat e vdekjes”

Opinione

A jemi mjaft syçelë ne shqiptarët që mos të na paraqiten përsëri “trenat e vdekjes”

Nga: Hafiz Shala Më: 4 prill 2022 Në ora: 08:53
Hafiz Shala

Diktatorët në pushtet, gjithnjë i gjejnë “ arsyet” e tyre për ta okupuar një shtet nëse ia kanë paraqitur vetit si detyrë të“arsyeshme” të cilët me fjalor popullist ia shpjegojnë popullit se është në interesin e tyre nacional dhë për këtë ia vlenë edhe të “sakrifikohemi”.

Përderisa diktatori i Ballkanit, alias Hitleri i Evropës, Putini i Rusisë cariste, ia dha vetit “ të drejtën” që për interesa të tyre ekspanzioniste të gllabërojnë toka te huaja edhe pas marrëveshjeve të arritura, të cilat ata, nuk i respektojnë, edhe pse janë nenshkruese e zotuese nga udhëheqësit të shteteve tripalëshe apo shumëpaleshe, që, kur e kanë në dorë fuqinë ushtarake, nuk qajnë  kokën për ate për qka është ra në dakord, sepse e kanë fuqinë secila ua “garanton” atë, bile, duke e kërcënuar edhe njerëzimin në tërësi. Ja, ҫka i ndodhi Ukrainës.

Me 5 dhjetor 1994 në Budapest është nenshkruar Memorandumi mbi Garancionin e Sigurimit të përmbajtjës tri marrëveshjeve politike të nenshkruara nga OSCE për të siguruar obligimet të zbatimit të sajë lidhur me, Belorusi, Kazakistan dhë Ukrainë mbi Traktatin e Nonproliferimit Armëve Bërthamore( NPT).

Memorandumi është nënshkruar nga tri fuqitë nukleare: Federata Ruse, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa, Kina dhe Franca e kanë dhënë një përkrahje të zbehtë në një dokument të veqantë.

Me 14 janar 1994 në Moskë, nga Presidenti Clinton i SHBA-ve, Presidenti Yeltsin, i Rusisë dhë Presidenti i Ukrainës, Kravchuk, e nënshkruajnë Deklaratën trilaterale.

Me këtë Marrëveshje, ia ndalojnë Federatës Ruse, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara t’i kërcënojnë ose përdorin forcat ushtarake ose shtrëngime ekonomike kundër, Ukrainës, Bellorusisë dhe Kazakistanit, “përveq në vetëmbrojtje ose në akordim me Karten e Kombeve të Bashkuara”.

Si rezultat i marrëveshjes ose Memorandumit tjetër në mes viteve 1993 dhë 1996, ku Bellorusia, Kazakhistani dhë Ukraina, hjekin dorë nga armet bërthamore.

Atëherë, qka është Memorandumi i Budapestit dhe pse invazioni i Rusisë ndaj Ukrainës

Akti i invazionit të Rusisë ndaj Ukrainës, e dobësojë dhë e nënҫmojë kredibilitetin e këtij Memorandumi, dhë prospektivë nonproliferimit të regjimeve për procesin e ҫ’armatimit.

Vendimi i Putinit për invadim është në kundërshtim me Memorandumin e Budapestit si instrument kyq mbi sovranitetin dhe integritetin teritorial të Ukrainës.

Nën termat e memorandumit, Ukraina është pajtuar që të hjekë dorë nga arsenali nuklear si fuqi e tretë e armatimit nuklear të botës të trashëguar nga kolapsimi i Bashkimit Sovjetik, duke i transferuar të gjitha kokat bërthamore tek Rusia.

Në shkëmbim të heqjes dorë nga arsenali nuklear, Ukraina fillimisht e shifte se është duke e blerë garancionin legal nga SHBA-ja nëse kërcënohet ose shkelet sovraniteti i Ukrainës. Por, kur u bë e qartë e gjithë kjo, SHBA-të, nuk kishin dëshirë që të shkojnë aq larg prandaj Ukraina u pajtua me atë që e mori rreth sigurimit të kufijve egzistues, anipse, sigurimi i gjithë asaj lë të kuptohej se kishte ambiguitete.

Sipas ish diplomatit të SHBA-ve i cili kishte marrë pjesë në këto bisedime, Steven Pifer, ishte e kuptueshme se nëse aty ka patur shkelje, atëherë do të ishte detyrë e SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar t’i përgjigjen rreth kësaj, anipse, kjo përgjegjësi nuk ishte e definuar në mënyrë eksplicite, por, sipas Pifer: “ atje ishte obligim i SHBA-ve sepse rrjedhë nga Memorandumi i Budapestes që të sigurojë asistencë të armatimit vdekjeprurës”.

Rusia, së pari e theu vendimin e Memorandumit të Budapestës nga viti 2014, duke aneksuar Krimenë dhe tani agresioni mbi Ukrainën lindore.

Përgjigjja ndërkombëtare në këtë kohë ishte e zbehtë anipse sadopak SHBA-t dhe MB, vazhduan që të bëjnë hapin e parë duke trajnuar dhe duke i furnizuar më armë të lehta dhe pastaj edhe të rënda.

Megjithatë se Rusia bëri shkelje të rëndë të Marrëveshjeve ndërkombëtare, “arsyetimi i saj ishte, danazifikimi i Ukrainës”. Që i bije se na qenka shfaq dhe ushtrua nacizmi ndaj rusëve që jetojnë në Ukrainë dhe në mbrojtje të shtetasve rusë, “ ishte i detyruar” të marrë këtë hap gjenocidal.

Diktatorët kriminelë, gjithmonë i gjëjnë “arsyet” që t’i sulmojnë, invadojnë, poshtërojnë, ekzekutojnë qytetarë të paarmatosur, fëmijë, gra e pleq, për t’ua fut frikën në palcë dhe t’i detyrojnë të kapitillojnë dhë dorëzohen duke e humbur lirinë, pavarësinë dhë sovranitetin e vendit të tyre.

Diktatori i ҫmendur, Putin, ka gabuar në vlerësimet e tij para një populli dhe ushtrie me moral të fuqishëm të cilët ishin të vendosur që, jetën ta sakrifikojnë për lirinë e vendit të tyre.

Prandaj, të gjithë iu përgjigjën thirrjes se Kryetarit të shtetit për t’i kapur armët nga mosha 18 vjeq deri në moshën 60 vjeqare.

U lajmëruan edhe qytetar me moshë më të vjetër të cilët e ndjejnë veten të aftë e të shëndoshë.

Kryetari i Ukrainës,Volodymyr Zelensky, e veshi uniformën ushtarake dhe iu bashkangjitë ushtrisë së tij, në të njëjtën kohë mbante takime vizuele me Parlamentetet e shteteve më të fuqishme të botës duke e hasur në përkrahje të pahezituar dhe duke fituar një simpati që deri më tani asnjë burrë shteti nuk e kishte në kohë lufte.

Dhe, diktatori nazist e gjenocidal, Vlladimir Putin, duke u nisur se kryetari i Ukrainës është më prejardhje hebreje, luajti në këtë letër për të arsyetuar okupimin.

Një analogji e përafërtë ishte edhe suprimimi  i Autonomisë së vitit 1974, pastaj,vrasjet dhe gjenocidi ndaj shqiptarëve të Dardanisë nga ana e diktatorit dhe kriminelit Millosheviq, që  “ishtë arësyetimi i tijë” se, po i luftonte terrorista shqiptarë të cilët po e rrezikojnë pakicën serbe dhe atyre duhe t’u “sigurohet egzistenca dhe të drejtat e barabarta”.

Pra, diktatorët me apetite aneksioniste, gjithmonë i kanë “ arsyet e veta të drejta”.

Populli shqiptar i Dardanisë i organizuar në Ushtrinë Çlirimtare, pas shterrjës së të gjitha tentativave të marrëveshjeve paqësore, u detyrua t’i rroki armët në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe atëdheut të shtrënjët i quajtur Dardani.

Qe të dy dijktatorët kriminelë, bënë llogari të gabuara duke i nënҫmuar dhe nënvlerësuar fuqinë e tyre ushtarake, pësuan humbje të mëdha, në njerëz dhe teknik duke harruar se, morali i një populli, është në proporcionalitet me fuqinë ushtarake, 3 më 1, në favor të moralit. Prandaj, populli liridashës dhe këmbëngulës për ta mbrojtur lirinë e vet, është fuqia të cilën nuk mund ta mposht askush.

Sikur që e ceka edhe në nëntitullin e këtij shkrimi se, a jemi ne shqiptarët mjaftë syqeltë që mos të na përseritët historia e tmerrshme, duhet që ne vetë t’i japim përgjigje kësaj pyetje njëmilionshe.

Pa marrë parasyshë se jemi nën protektoratin e KFOR-it, pjesë e NATO-s që po insistojmë të anëtarësohemi sa më shpejtë, ne, duhet të përgatitemi edhe në aspektin e mbrojtjës duke e forcuar ushtrinë tonë me armatim sa më bashkëkohor, më kuadra ushtarake të të gjitha gjinive e profileve, me futje në ligj obligimin ushtarak sado i shkurtër të jetë por obligativ pa marrë parasysh koston e cila nuk është e vogël, prandaj, investimi, grumbullimi mjeteve financiare qoftë edhe si obligim kushtetues e ligjor, duhet të zbatohet nëse mendojmë për një të ardhme të qetë e të sigurtë, sepse, fqiu tonë verior, e kemi invaduesin potencial të cilit po t’i ipet rasti do të na sulmojë duke u na kërcënuar në baza ditore në sy të Evropës e cila, në vende se t’i ngërdhuzët asaj, Serbisë, ajo i lëshohet në qafë Dardanisë.

Duhet të jemi të përgatitur për sulmet e para eventuale deri në reagimin dhe ofrimin e ndihmave ushtarake të miqve tanë, në rend të parë të SHBA-ve të cilat, jo vetëm furnizimin më armatim por edhe në përgatitjen e profileve të ndryshme ushtarake qoftë edhe të ushtarëve të rëndomt sipas standardeve të tyre, janë garancë se, Forcat Ushtarake të Republikës së Dardanisë janë në rrugë të mbarë për të qenë ushtria më e përgatitur në Ballkan.

Në rrethanat në të cilat gjindemi tani kur e gjithë bota është në krizë, potenciale, qoftë në aspektin zgjuarjës së lugëtërve ekspanzionist për të aneksuar toka të huaja më forcë, duke e kërcënuar njerzimin edhe më përdorimin e bombave nukleare, pos përgatitjës ushtarake të mbrojtjës së shtetit sovran, më shumë se kurdoherë na duhet uniteti kombëtar të cilin fatkeqësishtë nuk e kemi, unitetin mes partive politike që fatkeqësishtë nuk e kemi, edhe kur janë në pyetje interesat dhe siguria nacionale.Kush është ai që na bashkon. Të huajtë!

Nihilizmi i shfaqur ndaj individëve, udhëheqësve dhe partive politike është aq i theksuar sa që, dikush, fatkeqësishtë edhe kur mbrohen interesat e shtetit, injorohen dhe nuk i pranojnë, posaqërishtë opozita e bashkuar, të cilët më veprimet e tyre, ҫdo gjë që e bëjnë, i shkonë në ujin e mullirit të armikut.

Ish pushtetarët, nga frika se me zbulimin e veprave, korruptive, kriminale të llojeve të ndryshme mund të figurojnë edhe emrat e tyre, janë në gjendje që ҫdo hap për luftimin e tyre, janë në gjendje që ta dëmtojnë shtetin dhe të ardhmen e tij vetëm që një pushtet aktual mos të jetë i suksesshëm.

Shtrohet pyetja se, a jemi të gatshëm që të mbrohemi për mos më na u përsëritë historia dhe të bashkohemi e të jemi unik dhe të vendosur që t’i qëndrojmë besnik e përgjegjës Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi në zbatimin e tyre pa marrë parasysh ҫmimin.

Nëse po, atëherë historinë e tmerrshme e të së kaluarës sonë të përgjakshme, mund t’ia pa mundësojmë përsëritjen.

E kemi obligim ndaj gjeneratave të cilat do të vijnë pas nesh.

Ata, do të flasin për ne, ata do të gjykojnë për ne, do të thoshte shkrimtari ynë, Esat Mekuli.

Hafiz Shala

New York

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat