Nuk kanë si mos të vuajnë qytetarët kur institucionet shtetërore, qofshin ato të pavarura marrin vendime të paligjshme

Opinione

Nuk kanë si mos të vuajnë qytetarët kur institucionet shtetërore, qofshin ato të pavarura marrin vendime të paligjshme

Nga: Adem Bytyçi Më: 10 prill 2022 Në ora: 14:01
Adem Bytyçi

Këtë e pasqyron më së miri vendimi i Gjykatës këto ditë, më të cilin pezullohet vendimi i ZNR, për ngritjen e çmimit të rrymës elektrike.

Po të mos kontestohej vendimi i ZNR-së, pranë gjykatës kompetente a e dini sa shumë do të ishin dëmtuar qytetarët pa drejtësisht sa i përket çmimit të rrymës elektrike.

Në një shtet në të cilin institucionët përkatëse veprojnë në kundërshtim me ligjin nuk kanë si mos të shkelen në mënyrë flagrante të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Shembulli tipik i shkeljeve të këtyre të drejtave është për fatin e keq shtetit i Kosovës - qeveritë e këtij shteti për themelimin e të cilit është derdhur një det gjak.

Qeveria aktuale para se të vinte në pushtet dha shumë premtime, ndër të cilat edhe lirimin e energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës, por posa erdhi në pushtet rryma u shtrenjtua aq shumë sa që qytetarët në gjendjen ekonomike në të cilën ndodhen e kanë të pamundur për ta përballuar.

Për çudi, jo vetëm kjo qeveri, por thuajse të gjitha qeveritë njëra pas tjetrës i kanë fituar zgjedhjet për ta qeverisur vendin me premtime të rrejshme se do t'i përmbushin pritjet e qytetarëve, por posa kanë filluar qeverisjen e vendit i kanë harruar të gjitha me përjashtim të xhepave të tyre dhe bashkëpartiakëve.

Në qeverinë aktuale kanë shpresuar shumë qytetarë, por ka rezultuar ajo thënia popullore se: "Ku thonë ka dredhza shumë merre kroshnjën e vogël!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat