100 euro janë pak për milionerë, por jo edhe për shtresat e varfëra

Opinione

100 euro janë pak për milionerë, por jo edhe për shtresat e varfëra

Nga: Adem Bytyçi Më: 14 prill 2022 Në ora: 07:43
Adem Bytyçi

Ata që thonë se 100 eurot e qeverisë janë vitra, janë milionerë, ata pushimet i bëjnë në Dubai dhe në vendet tjera turistike të botës.

100 euro, vërtetë nuk janë shumë, por për shtresat e varfëra dhe pensionistët të cilët në mënyrë të përsëritur nga të gjitha qeveritë janë përbuzë me rritje qesharake të pensioneve, janë një ndihmë momentale për t'ia ditur pak a shumë shtetit për nder.

Vërtetë kosto e jetesës është shtrenjtuar, inflacioni ka trokitur në derë të shtetit dhe qytetarëve, në rrethana të tilla jeta e qytetarëve është vështirësuar, normalisht ngritja e rrogave dhe pensionet si dhe asistenca sociale e familjeve në nevojë do duhej të ishin më të larta, por duhet kuptuar se mundësit buxhetore të shtetit tonë janë këto që janë, këtë duhet ta kenë parasysh qytetarët.

Gjithmonë ata që kanë mbetur pa pushtet dhe synojnë pushtetin përsëri, asnjëherë nuk janë të kënaqur me reformat e qeverisë ekzistuese dhe i nxisinë qytetarët që të kërkojnë nga shteti edhe më shumë se sa që janë mundësit buxhetore .

Tjetër detyrë nuk i mbetet opozitës përveç që ta kritikojë qeverinë aktuale, sepse kështu mendon se më lehtë dhe më shpejtë mund të vijë përsëri në pushtet, për t'i marrë frenjët e shtetit në duar të veta.

Jo në të gjitha shoqëritë, por në disa nga ato gjithësesi qëllimi e arsyton mjetin pa marrë parasysh pasojën!!!

Për qeverinë aktuale i kemi 3 lutje:

1 . Amani të qoftë mos e vjedhni Thesarin e Shtetit,

2. Mos i shpenzoni pa lidhje rezervat shtetërore, siç veproi dikur njëra qeveri dhe

3. Dhuroni lekë atyre që s’kanë, sepse atyre që kanë po t'iu jepej edhe një thes lekë u duken pak!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat