Disa nuk meritojnë me qenë në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Opinione

Disa nuk meritojnë me qenë në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Nga: Prof. Fahri Mahalla Më: 6 maj 2022 Në ora: 11:51
Prof. Fahri Mahalla

Në seancën e 05.05.2022. Në Kuvendit e Republikës së Kosovës, ndodhi ajo që nuk është pritur të ndodh, deri në atë nivel. Disa parlamentar të opozitës, i mshonin fort me shishe tavolinave, dikush me një dorë, disa me dy duart, deri sa e shfrynë EPSHIN e tyre. Disa në këmbë disa ulur, varësisht nga kondicioni që e kishin. Ata dhe Ato, që i mshonin fort, u kualifikuan, për të marrë pjesë në gara, atje ku i mshojnë shishave me dorë. A do të kenë rezultate nuk e dijmë. Vetëm një e dijmë. Disa do të përfundojnë, me fytyrë prej barit, disa me fytyrë prej diellit. Disa do ti përjetojnë të dyjat.

Kjo që po ndodh në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është e tmerrshme, dhe e palogjikshme. Tërë bota është e shqetësuar, me agresorin rus, Rusia po bën gjenocid ndaj popullit ukrainas. Pritet, se do të bëj edhe ndaj të tjerëve gjenocid, sipas projekti që e ka përgatitur. Të gjitha shtetet e botës, janë duke u përgatitur, për ma të keqen, që mund të ndodh, kudo në botë. Nëse ndodh më e keqja, se cili i kthehet vetvetes, në vendin e vet. Ata që e kanë përgatitur skenarin, mendojnë të përfitojnë, duke i sulmuar fqinjët e tyre, për ti zgjeruar territoret e tyre, në dëm të fqinjëve të tyre. Kjo është llogaritur gabimisht. Kjo është vështirë, të realizohet, në shekullin 21. Disa parlamentar, me vetëdije, apo pa vetëdije, po punojnë kundër Kosovës, dhe kundër interesave të Shqiptarëve. Disa parlamentar shkurtpamës, po mendojnë, për zgjedhje të parakohshme në Kosovë. Kjo kurrë nuk do të ndodhë, se pse situata është e tillë. Nuk lejojnë miqët tanë, që të mbahen zgjedhjet, në këtë kohë. Në të gjitha partitë politike, ka disa parlamentar, që nuk e meritojnë, me qenë aty ku janë. Dallimi mes parlamentarit, dhe kuvendarit, parlamentari, veç parlla parlla, e nuk arrin me thënë asgjë. kuvendarët kuvendojnë, njëri me tjetrin, si që kuvendon vëllau me vëllaun, për të mirën e Kosovës, dhe për të mirën e shqiptarizmit. Parlamentarët janë zgjedhur aksidentalisht, këta po e dëshmojnë me sjelljet e tyre, këta nuk e meritojnë, me u zgjedh, kurrë ma. Këta meritojnë me qenë po, assesi jo me qenë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ne që i përcjellim seancat e kuvendeve, ato të Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi. Një herit duhet ti përcjellim, edhe seancat e kuvendit të Serbisë, këto seanca duhet ti përcjellin, ata që janë kompetent, ata të Shqipërisë, dhe të Kosovës. Për t’u njoftuar, se çka po përgatit Serbia, kundër shqiptarëve në tërësi. E në veçanti kundër shqiptarëve të Preshevës, të Bujanovcit, dhe të Medvegjës.

Armikut tonë shekullor Serbisë, duhet me ja përcjell. Fjalimet, tubimet, dhe debatet, duhet me ia përcjell këngët, dhe poezitë. Duhet me ia përcjell lëvizjet, dhe takimet, që i mbanë brenda dhe jashtë vendit. Për ta zbuluar, se çka është duke përgatitur kundër shqiptarëve. Ne shqiptarët, duhet të jemi të përgatitur, dhe të bashkuar, për të vepruar me kohë, nëse sulmohemi nga Serbia. Ne shqiptarët duhet të shkojmë me kohën. Kur i dëgjojmë disa parlamentar, dhe disa analist buzë bardh, dhe b...kuq, duke i akuzuar politikanët, duke ju thanë, ju keni pas thanë. O ju njerëz mendoni, nëse ka thanë dikush diçka dikur, atëherë e ka hangër koha atë thënie, tani nuk e hanë koha atë thënie, duhet të shkojmë me kohën. Premtimet e dhëna për zhvillimin e shtetit, duhet të përmbushën. Rrethanat politika mund të ndryshojnë. Politika nuk bëhet për ledinë. Strategjia politike nuk bëhet publike. Politika duhet të zhvillohet sipas rrethanave.

Koha dhe jeta shkoj, si që shkon shigjeta në një drejtim. Me armikun bëhet politik. Me vëllaun nuk bëhet politik. Me vëllaun duhet të jemi të sinqertë. Disa në kuvend, bëjnë politik me vëllaun, si me armikun.

Të kaluarën duhet ta përkujtojmë, që të mos na përsëritet e keqja. Duhet ti përkujtojmë, të mirat, edhe të këqijat. Nga e kaluara duhet të mësojmë, që mos t’i përsërisim gabimet e njëjta. Kthim mbrapa nuk ka. Të shkojmë me kohën, së bashku me miqët tanë amerikan, dhe me miqët evropian. Të përgatitemi me kohë, për t’i mbrojt tokat tona. Pavarësisht se nga kush sulmohemi. T’i mbrojmë, edhe interesat e Shqiptarëve kudo që ndodhën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat