Dilema edramjane: o me Srebenicën, o me Vuçiqin!

Opinione

Dilema edramjane: o me Srebenicën, o me Vuçiqin!

Nga: Xhevat MUSTAFA Më: 13 maj 2022 Në ora: 09:38
Autori Xhevat Mustafa

Dje, më 12 maj 2022, grupi parlamentar socialisto-rilindas apo "tufa e deputetëve Rama", ishte në "hall të madh" apo në dilemë të fortë. Berisha kishte bërë një akt të zgjuar, për t'u vënë në sprovë humanizmi, antiserbizmi, shqiptaria, përgjegjshmëria politike... Po të votonin pro rezolutës që dënonte masakrën gjenocidiste të ushtrisë së Milosheviçit në Srebenicë, enveristo- edramistët, do të dilnin dhe shpreheshin kundër, si ndaj "vëllezërve serbë" të Enverit, ashtu edhe ndaj "Ballkanit të hapur" të Vuçiqit dhe të Ramës!!! Merret me mend se Vuçiqi do të zemërohej shumë dhe nuk do t'ia falte mikut të tij, Edi Ramës...!

Për të shmangur rrezikimin e "vëllazërimit" me Vuçiqin, zgjodhën më të keqen dhe diskredituesen, rrëzimin e rezolutës që dënon masakrën serbe në Srebenicë". Po nga ky hall "harruan", që për inat të Berishës e për t'u reklamuar si më "antiserb" se ai, t'i shtonin rezolutës edhe pjesën që dënon masakrat dhe krimet po aq gjenocidiste serbe në Kosovë!!!??? Për t'u justifikuar Rama me shokë e shoqe u kapën fort tek karta apo "gjethja e fikut" e “non gratas” amerikano- sorosiane për shqiptarin Sali Berisha, kur shumë shqiptarë dhe ndërkombëtarë e kishin parë Edi Ramën në Bruksel, në mbrëmjen e një dite më parë, në fotografi mes Vuçiqit dhe serbo- boshnjakut “non grata” Millorad Dodik!!!??? Kreu i qeverisë së Shqipërisë qëndron pa pikë sikleti pranë përfaqësuesit serb të presidencës boshnjake, Millorad Dodik dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

e sikletit nga Rama e shpreh fare SHQIP edhe postimi i tij sqarues për këtë fotografi: “Bruksel – Fotoja Familjare përpara darkës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor, ftuar nga Josep Borrell, Shefi Diplomacisë Europiane dhe zv.President i Komisionit Europian”. Bën përshtypje edhe fakti tjetër: për Josep Borrelin dhe Edi Ramën, në Bruksel, nuk përbën aspak problem e pengesë të ulen për të biseduar dhe ngrënë darkë me “non gratan” serbe Millorad Dodik. Ndërsa, në Tiranë, Edi Rama nuk ia lejon as vetes dhe as grupit të tij parlamentar të mbajnë anën e një rezolute shumë të vonuar dhe tejet pikëfituese për Shqipërinë, popullin, politikën, parlamentin e saj, vetëm e vetëm pse ajo është propozuar nga “non grata” shqiptare, Sali Berisha...

Pra, për Edi Ramën ka dy standarde për vlerësimin e non gratave dhe qëndrimin ndaj tyre. Nuk "ia fal" një politikani shqiptar dhe "nuk ia vë re" fare një politikani serb!!!??? Me të drejtë Vuçiq dhe Dodik mund të jenë lumturuar nga kjo "dashuri" apo "sakrificë" e kryeministrit Edi Rama.

A e përjetoi vërtetë Rama më 12 maj 2022 në një formë tjetër dilemën mesjetare hamletiane??? Nga votat kundër rezolutës dhe fotografia në Bruksel mes Vuçiqit e Dodikut, mund të mendohet se jo fort ose aspak. Megjithatë, ashtu si Hamleti, dje, ai dhe grupi i deputetëve të tij, që votuan kundër rezolutës kryen një formë "vetëvrasjeje politike"!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat