Non-paper nëse plani A për rajonin - integrimi ne BE nuk funksionon, atëherë shkojmë drejt një plani B, duke përfshirë konflikte, kufijtë të rinj në rajon!

Opinione

Non-paper nëse plani A për rajonin - integrimi ne BE nuk funksionon, atëherë shkojmë drejt një plani B, duke përfshirë konflikte, kufijtë të rinj në rajon!

Nga: Prof.ass.dr.Nijazi Halili Më: 14 maj 2022 Në ora: 09:17
Nijazi Halili

BE duhet te zgjohet nga gjumi dhe te luftoj ndryshimin e kufijve ne Ballkanin Perëndimor, e qe kohen e fundit po diskutohet për një dokument jo zyrtar (non-paper), që nuk duket se ka një autorë zyrtar, por që ka nxjerrë gjithsesi në sipërfaqe të gjitha kontradiktat dhe kompleksitetet e rajonit.

Ishte një media në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës, ajo që zbuloi së pari një dokument konfendencial  të qeverisë sllovene që ishte mbi idetë radikale të shpërbërjes së Bosnjës, dhe diskutonte mbi një rajon të përqendruar rreth një “Shqipërie të Madhe”, “Serbie të Madhe” dhe një “Kroacie të Madhe”.

Kështu mendon politikani dhe diplomati gjerman Cark Biltd. Sipas tij që atëherë, të gjithë liderët në rajon janë përpjekur që të distancohen nga dokumenti fantazmë, duke e ditur shumë mirë që diskutimi mbi ide të tilla është shpesh vetëm për shoi. Por dokumenti ka shërbyer për të ilustruar faktin se nëse Plani A për rajonin – integrimi me Bashkimin Evropian – nuk funksionon, atëherë ne po shkojmë drejt një Plani B, që përfshin konflikte dhe kufijtë  të rinj në rajon.
Në një takim të vitit 2003 në Selanik të Greqisë me udhëheqësit e Ballkanit, liderët e BE-së morën vendimin strategjik largpamës për t’i ofruar anëtarësimin në union të gjitha vendeve të rajonit. Në atë kohë, ishte bërë e qartë se pas një dekade luftërash dhe shpërbërjesh, vetëm një kornizë e fortë e integrimit evropian, mund të sillte një stabilitet afatgjatë në Ballkan.
   
Kjo qasje strategjike është po aq e vlefshme sot sa ishte edhe atëherë. Por fatkeqësisht, udhëheqësit e BE-së duket se e kanë harruar atë. Me skepticizmin në rritje në lidhje me zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian, shpesh të nxitur nga konsiderata të politikave afatshkurtra të vendeve të caktuara anëtare, vrulli i procesit të zgjerimit është zbehur gradualisht – dhe blloku po humbet edhe mekanizmat e ndikimit që ka në rajon për të inkurajuar reformën dhe ri-integrimin.

Për të cituar një burrështetas të famshëm evropian, procesi i integrimit në BE i Ballkanit“ka pësuar një vdekje cerebrale” vitet e fundit. Vetë udhëheqësit në rajon nuk kanë ndihmuar gjithmonë procesin e integrimit drejte familjes evropiane.
    
Por me ngecjen e procesit të zgjerimit dhe dobësimin e procesit të integrimit për rajonin, është e pashmangshme rishfaqja e tensioneve të vjetra. Javët e fundit u rikthye dhuna në rrugët e Belfast, ndërsa u zhduk korniza për marrëveshjen e paqes në Irlandën e Veriut që u sigurua nga Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar kur ishin që të dyja anëtare të BE-së (edhe pse dhuna nuk është vetëm për shkak të mosmarrëveshjes BE-Britani për kufirin detar).
    
E njëjta logjikë e ngjarjeve në Belfast, rrezikon të rishfaqet në Ballkan në vitet në vijim. Përpjekjet e vjetra ndërkombëtare për të sjellë paqe në rajon pas shpërbërjes së Jugosllavisë, u bazuan në premisën themelore të ruajtjes së kufijve ekzistues.

Por bashkësia ndërkombëtare qëndroi e vendosur dhe I  kundërshtoj këto veprime,  duke synuar që ta ruajë shoqërinë multikulturore në Bosnje dhe Maqedoni të Veriut, dhe të mbrojë pakicat kudo tjetër, në Kosovë, Serbi dhe Kroaci.
Dokumenti jo zyrtar dhe pa autor, ‘non-paper po argumenton se nëse Plani A nuk funksionon më, ne duhet të bëhemi gati për një Plan B, që përfshin rishikimin e kufjeve  dhe pranimin e një vale të re të zhvendosjes etnike të njerëzve në të gjithë rajonin (paqësor ose me dhunë).

Ajo përbën një deklaratë brutale mbi realitetin brutal që mund të na presë në të ardhmen. Në këto kushte, mundet vetëm të shpresohet që ky dokument kondencial do të shërbejë si një thirrje zgjimi për BE-në dhe të tjerët mbi rreziqet e një procesi të bllokuar të zgjerimit, dhe interesit të zbehur me shpejtësi të Brukselit mbi punët e rajonit. Andaj, BE duhet te zgjohet nga gjumi dhe me çdo kusht te luftoj ndryshimin e kufijve ne Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat