Nostalgjia e Edi Ramës: Po me vjen keq prej Serbisë, por ne do të përkrahim Kosovën për anëtarsim në KiE!

Opinione

Nostalgjia e Edi Ramës: Po me vjen keq prej Serbisë, por ne do të përkrahim Kosovën për anëtarsim në KiE!

Nga: Skënder Karaçica Më: 14 maj 2022 Në ora: 16:09
Skënder Karaçica

Shqiptarët dhe Kosova në vitin 1999,janë ndarë me Serbinë njëherë e përgjithmonë.Qysh nga koha e formimit të Jugosllavisë(1918-1999)shqiptarët kurrë nuk e kanë pranuar për shtet të vetin ish-Jugosllavinë dhe,në rrjedhat e kohës aq më shumë Serbinë e Kralit,të Pashiqit,të Rankoviqit dhe të kryekriminelit Slobodan Millosheviq.

Edi Rama dhe politika aktuale në Tiranë,po i buzëqeshë këndshëm A.Vuçiq,njeriut në krah të kryekriminelit Slobodan Millosheviq,i cili në projektin e tij fashist kishte për qëllim shfarosjen në substancë të shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës.

Edi Rama e ka bër si rregull që,posa të zgjohert nga gjumi dhe të niset për në zyrën e tij qeveritare në Tiranë,me veti sikur po e merr nostalgjinë për Serbinë fashiste,që,nëpër rrjedhat e historisë pati vrarë e kallë tërë shpirtin e shqiptarëve në tokën e tyre të shenjtë në Kosovë.

Edi Rama kur takohet me birin e shkinës,Aleksandër Vuçiq,me buzë në gaz i shtrëngojnë duart dhe,ky nga Beogradi me urrejtje patologjike dhe me fobinë antishqiptare,tregojnë përrallat e Ballkanit për njëfarë paqe dhe bashkëpunimi krejt kjo pas shpinës së Kosovës.

Për fund,e kemi pritur me indinjatë,paraqitjen e Edi Ramës:Po me vjen keq prej Serbisë,por ne do të përkrahim Kosovën për anëtarsim në KE!

Çfarë marrëdhënie ,,diplomatike,,paskësh Tirana zyrtare me Beogradin...?!

Çikago,13 maj 2022

...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat