Dje u shua Nana e Bardhyl Ajetit, Nexharije Ajeti!

Opinione

Dje u shua Nana e Bardhyl Ajetit, Nexharije Ajeti!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 14 maj 2022 Në ora: 21:04
Nexharije Ajeti

Nana e martirit të demokracisë dhe fjalës së lirë, z.Bardhyl Ajeti, dje u dha fund vuajtjeve, mallit dhe dhëmbjës së pashuar për të birin e atentatuar ; pa hak, pa gjyq dhe n'pabesi !

Ajo u largua nga kjo botë, me "PIKË" në zëmër : Nuk i pa prapa grillave vrasësit e Bardhylit !

Nexharija Ajeti, e mori me vete "zhigun" që i kishte përvëluar zëmrën e djegë shpirtin për t'birin, Bardhyl Ajeti !

Ofshama, lotët dhe mallkimi saj deri n'grahamën e fundit të jetës, do bijnë mbi urdhëdhënësit, ekzekutorët dhe organët e Drejtësisë.

Bardhylin e vrau SHIK-u, i instaluar & sofistikuar në organet e rendit (PK), në ato të ndjekjes dhe akuzës deri të gjyqësori dhe Misionet ndërkombëtare për Rend e Ligj !

Bardhyli ishte atentatuar për fjalën e lirë, e cila ishte halë në sy e fallangave të krimit të cilat synonin me çdo kusht dhe  çdo çmim pushtetin.

Gjykata Speciale, duhet të zbardhë vrasjen e Bardhylit dhe shumë atdhetarëve tjerë si vrasje politike, të ekzekutuar nga e njëjta ndërrmarrje kriminale dhe për t'njëjtat motive, pjesë e së cilës sot janë të akuzuarit e Gjykatës Speciale me seli në Hagë !

Zbardhja dhe ndëshkimi i kriminelëve nga Drejtësia, mundëson prehjën e qetë të viktimave dhe të vetë Nanës së Bardhyl Ajetit, znj. Nexharije Ajeti !

Shpirti saj i përvuajtur e i përvëluar, u prehtë n'paqën e amshuar të parajsës, amin !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat