Fashisti Vuçiq, po i kërcënohet Kosovës!

Opinione

Fashisti Vuçiq, po i kërcënohet Kosovës!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 15 maj 2022 Në ora: 11:18
Sherif Ramabaja

Serbia do të luftoi. Prishtina e shkeli marrëveshjen e Uashingtonit. Unë e kam thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare, u kërcënua Vuçiq.

 Fashistët serb u tërbuan me aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Shtrohet pyetja, a do të çmenden e tërbohen krejtësisht këta fashistë kur, Kosova të aplikoi për anëtarësim në NATO, apo EU.

Putini e festoi me 09.05.22 fitoren mbi fashizmin, kurse vetë po dëshmon se është fashisti më i madh në botë pas Hitlerit.

 Po mini Putini i Ballkanit dhe fashisti Vuçiq, kërkon që ta luftoi Kosovën për arsye se ajo s´po pranon të kthehet ashtu si ishte dikur, koloni e Serbisë, apo pse nuk po pranon që t´ia dorëzoi të gjitha territoret të cilat ajo i kërkon.

Evropa është në hall me Putinin i cili me fashizmin e tij do ia kaloi edhe Hitlerit e Musolinit, kurse po ashtu Ballkani është në hall nga këlyshi i Putinit, fashisti i Ballkanit Vuçiq, i cili dëshiron të shkoi hapave të tyre.

Nasa këto ditë bëri zbulim sensacional, duke e filmuar me teleskopët e saj Vrimën e Zezë në Rrugën e Qumështit. Kjo vrimë aq sa është një fenomen natyror, po ashtu është një rrezik sepse, pas vetes përpinë gjithçka.

Shkencëtarët janë duke punuar që Vrimës së Zezë t´ia akordojnë koordinatat që në një të ardhme, t´i përpijë të gjithë fashistët e kësaj bote, që as varr të mos kenë në tokë.

Shpresohet se listën do ta kryesonin Putin, Vuçiq, Dodik, Vulin, Daçiq, etj. por edhe Ramën e disa të tjerë me kënaqësi ua kishim dhënë me veti.

Serbia është demokratike dhe liberale, tha fashisti Vuçiq. Këtë e thotë edhe Putini për Rusinë, duke e fajësuar perëndimin dhe NATON që e “detyruan” ta sulmonte Ukrainën “naziste“.

Kështu deklaron edhe fashisti Vuçiq duke i akuzuar shqiptarët se po i terrorizojnë serbët e Kosovës, prandaj ai detyrohet që t´i mbroj ata, me arsenalin luftarak, ushtrinë dhe aeroplanët në kufi me Kosovën.

Nuk ka dyshim që më së mirë fashistin Vuçiq e njohin shqiptarët edhe boshnjakët, kroatët dhe malazezët, po e njeh edhe EU e tërë Evropa.

Jemi të bindur se ky fashist po të kishte mundësi t´i fillonte sulmet kundër ndonjë shteti ballkanik, sidomos ndaj Kosovës dhe Bosnjës, do ta zgjidhte edhe logon e tij propaganduese, sikurse Rusia sot shkronjën “ Z “ që krahasuar, është e njëjtë me kryqin nazist.

Kjo shkronjë Rusisë do t´i kthehet bumerang, sepse ka menduar se me te do t´i festonte fitoret pushtuese, por si duket me këtë “ Z “do ta përjetoi fundin e saj.

Një fund të tillë pritet që ta përjetoi edhe Serbia edhe pse do të mundohet që t´i ndërroi anët, duke u shtirur se ishte krah EU dhe kundër Rusisë.

Sikurse Rusia që po paraqitet me fashizmin e saj për denazifikimin e shteteve për rreth saj, ashtu edhe Serbia po me të njëjtën ideologji fashiste, do t´i arsyetonte sulmet e veta ndaj shteteve të Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat